Zvicra “përçan” një tjetër lidhje gjaku, vëllai i Ajetit s’pranon ftesën e Panucci-t

Gazeta Dita

Albian Ajeti sot është bërë zyrtarisht pjesë e skuadrës së Bazel në Zvicër, aty ku do të luajë përkrah Taulant Xhakës. Gjithsesi kjo sa i takon klubeve pasi sulmuesi 20-vjeçar me origjinë shqiptare sa i takon kombëtares ka zgjedhur drejtim tjetër nga ai i mefushorit grintoz.

Sipas asaj që raporton prestigjiozja zvicerane “Blick”, sulmuesi do të vazhdojë të jetë pjesë e përfaqësueses së Zvicrës edhe në të ardhmen. Aktualisht ai luan me Zvicrën U-21.

Edhe pse për Albian Ajetin, vëllain e Arlind Ajetit, drejtuesit kuqezi me në krye Christian Panucci-n po përpiqen për t’a afruar te kombëtarja kuqezi, një gjë e tillë duket se nuk do të ndodhë. Duke marrë të mirëqenë raportimin e “Blick”, atëherë pas vëllezërve Xhaka, vëllezërit Ajeti do të jenë dyshja e radhës e ndarë në kombëtaren shqiptare dhe atë zvicerane.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *