Zëvendësministrja e Brendshme, Elona Gjebrea ka deklaruar se terrorizmi është kërcënim për të gjithë.
Në kuadër të luftës kundër terrorizmit dhe parandalimit të radikalizmit, Gjebrea ka deklaruar se edhe Shqipëria nuk bën përjashtim nga kërcënimet.
” Terrorizmi është kërcënim për të gjithë. Shqipëria nuk bën përjashtim, ne kemi përshtatur legjislacionin ndaj terrorizmit. Kemi miratuar strategjinë kundër ekstremizmit të dhunshëm. Përfshirja e shqiptarëve në luftën siriane arriti kulmin në 2012, ndërsa në 2014 asnjë shtetas shqiptar nuk është i larguar drejt Sirisë” deklaroi zevendesministrja.
