Zv/presidenti amerikan Joe Biden mbërrin në Kosovë

Dita

Aeroplani “Air Force Two”, me numrin dy të SHBA-së dhe bashkëshorten e tij, ka zbritur rreth orës 21:30 në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

Joe Biden ka mbërritur në Kosovë nga Serbia, ku qëndroi gjatë ditës së sotme për takime me krerët shtetërorë serbë.

Vizita e sotme është e dyta e Joe Biden-it në Kosovë. Zëvendëspresidenti amerikan vizitoi Kosovën edhen vitin 2009, një vit pas shpalljes së pavarësisë.

Biden do të takohet me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, dhe kryeministrin e vendit, Isa Mustafa.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *