PJESA II / Zylyftar Ramizi: Loja jugosllave në ngjarjen e ambasadave

redaktor

Zylyftar Ramizi, ish zv.ministri i Brendshëm dhe kreu i Sigurimit të Shtetit në periudhën e fundit të regjimit komunist, ka dërguar në redaksi një material ku flitet për ngjarjet e ambasadave në 2 korrik 1990 në Tiranë.

Ramizi deklaron se situata e mbingarkuar e qytetarëve që donin viza të huaja për t’u larguar, pasi ishin pajisur me vizën shqiptare, u provokua në mënyrë shpërthyese nga vetë regjimi me urdhër të Ramiz Alisë. Por një rol të dorës së parë, ish shefi i Sigurimit i jep njëherësh jugosllavëve dhe agjenturës së tyre. Për këtë, Zylyftar Ramizi ofron disa hollësi interesante.

Një ndër to është përgjimi që i është bërë shefit të UDB-së në Kosovë, Rahman Morinës, me eprorin e vet në Beograd lidhur me një agjent të vetin në Shqipëri.

Ai flet edhe për dizinformacionet që ka përhapur ambasada jugosllave ato ditë, që nisin nga qershori 1990 dhe vazhdojnë edhe pas 2 korrikut.

Cilët ishin Stana e Vojo Bilbija që hynë në ambasadën jugosllave. Ramizi: “I telefonova Alisë dhe i thashëse mitingu i madh ku u dënuan të ikurit e ambasadave, ishte farsë pasi udhëheqja e lejoi vetë këtë gjë”.

****

Nga Zylyftar Ramizi

Vijon nga numri i kaluar

Në datën 26 qershor 1990 thirrëm në Tiranë qytetarët e pajisur me pasaporta e vizë. Pasi u dhamë porositë e nevojshme, ata i çuam në “Rrugën e Ambasadave”, fillimisht në ambasadën Jugosllave, pasi me të lidheshin problemet shqetësuese. Në këto takime të qytetarëve tanë kam qenë edhe unë i pranishëm. E gjithë kjo lëvizje është filmuar nga Televizioni Shqiptar. Në këto rrethana qytetarëve tanë askush nuk u hapi derën në ambasadë. Në këto kushte ata u futën nga muret e kangjellat e ambasadave.

Nga data 26 qershor, deri më 2 korrik 1990, kur Kryesia e Këshillit të Ministrave urdhëroi rivendosjen e rendit e qetësisë, në ambasada patën hyrë 5720 vetë, nga të cilët: Në ambasadën e Gjermanisë Perëndimore 3700 vetë, në Ambasadën Franceze 540 vetë, në Ambasadën Italiane 1400 vetë dhe me radhë deri tek Ambasada e Jugosllavisë, me numër më të vogël, 6 vetë.

Në Ambasadën Jugosllave hyri Stana Bilbija me fëmijët e saj. Stana ishte agjente e zbulimit jugosllav, ajo dhe burri i saj Vojo Bilbija, me kombësi e shtetësi malazeze, vite më parë patën hyrë ilegalisht në vendin tonë. Vojo Bilbija (mjek), qe dënuar si agjent nga organet e drejtësisë. Sa thashë më lart pasqyrohet në dosjet agjenturore, hetimore dhe gjyqësore për Stana e Vojo Bilbijan. Por edhe pas 2 korrikut 1990 pati organizime dhe presione me tendencë futjen në ambasada. Kështu, një turmë e formuar në Kombinatin e Tekstileve, mori rrugën drejt ambasadave. Ajo u godit nga forcat e policisë pa arritur akoma tek Ministria e Tregtisë. Dhe kur situata u qetësua, kur nuk kishte presione të dukshme, filloi organizimi i punës për largimin e qytetarëve nga ambasadat, në vendet ku qe ofruar emigrimi.

Rasti i ambasadës kubaneze

Persona të paidentifikuar tentuan të futen në Ambasadën Kubaneze; kur nuk ua hapën derën, ata hodhën lëndë eksplozive. U dëmtuan dhoma të godinës. Ngjarja ndodhi rreth orës 20:00 të mbrëmjes. Për ngjarjen e pazakontë, shefi i protokollit të Ministrisë së Jashtme i kërkoi takim ambasadorit kubanez, i cili e pranoi. Në bisedën e bërë midis ambasadorit kubanez dhe shefit të protokollit shqiptar, kam qenë i pranishëm. Ai na dha informata me interes, sidomos për qëndrimin armiqësor të ambasadorit jugosllav, që në atë kohë kishte radhën e dekanit (të trupit diplomatik). Ishte ambasadori jugosllav ai që furnizonte me “të dhëna”, se policia shqiptare kishte arrestuar shumë persona, se disa prej tyre i kishte pushkatuar e varrosur në “Malin me gropa”. Në këtë rast ambasadori jugosllav nuk thoshte asgjë të vërtetë, ato ishin dezinformacione të UDB-së, të cilët i përhapën e propaganduan me aq zell në shtyp, radio e televizionin jugosllav nga ambasadori gënjeshtar. Dezinformacioni i zbulimit jugosllav dha efekte negative. Persona të veçantë këto gënjeshtra i morën për të vërteta, disa të tjerë me qëllim dashakeqës komentuan sa deshën dhe si deshën. Propaganda jonë heshti. E bëri këtë se kështu ja donte puna apo u tremb, cilidoqoftë varianti, kjo është e vërteta. Këto gënjeshtra të zbulimit jugosllav kanë ardhur në ditët e sotme, ato përdoren edhe sot si të vërteta. Një nga këta mjeranë është gjenerali pa grada (Q.Duraj).

Për menaxhimin e situatës, kryesia e Këshillit të Ministrave ngarkoi ministrin e Punëve të Jashtme, ministrin e Komunikacionit, ministrin e Punëve të Brendshme dhe Komitetin Ekzekutiv të Tiranës.

Për kohën e qëndrimit në ambasada, qytetarët tanë janë furnizuar rregullisht me ushqim dhe ujë. Ndihma mjekësore ka qenë pranë çdo personi që ka pasur nevojë. Këtë detyrë e kreu Komiteti Ekzekutiv i Tiranës, Seksioni i Tregtisë dhe ai i Shëndetësisë. Në kohën kur gjithçka u bë gati, kur qytetarët qenë pajisur me pasaporta e vizë, filloi lëvizja e autobusëve drejt “Rrugës së Durrësit”. Në Vorë u bë një pushim disa orësh, derisa mbërritën të gjithë autobusët. Në orën 05:30 të mëngjesit mbërritëm në Portin e Durrësit, ku priste Ilir Mustafaraj.

Mitingu

Pasi u boshatisën autobusët, u organizua mitingu, atë e quajtën miting të madh, miting madhështor, kur ai përcolli në popull gënjeshtra të padëgjuara më parë.

Në tribunë, në radhën e parë ishin rreshtuar ata që morën vendimin që qytetarët tanë të futeshin në ambasada nga të donin dhe si të donin. Aty “oratorët” folën sa deshën dhe si deshën. Ata gënjyen sa mundën, ditën në qendër të Tiranës. Unë së bashku me Hekuran Isain e ndoqëm mitingun nga Komiteti Ekzekutiv i Tiranës. Ministrit tim i kam folur hapur: “Këto që po bëni nuk flasin për mirë, ato janë marifete për të larguar të keqen nga vetja, fshihni të vërtetën dhe gënjeni popullin”. Në këto rrethana ministri u justifikua: “Është porosi e shokut Ramiz, po deshe fol vetë me të”. Nga zyra e Hekuran Isait fola me Ramiz Alinë, i thashë se në miting u fsheh e vërteta, se hapja e ambasadave u bë me vendim të Kryesisë së Këshillit të Ministrave, se këtë vendim e ka firmosur Kryeministri (Adil Çarçani), se për ligjin e ri të hyrje-daljeve jeni informuar dhe ju me shkrim nga MPJ etj. Biseda ishte në prezent të Hekuran Isait, Ilir Mustafarajit, Sefer Ramës e ndihmësit të ministrit.

 

 

Share This Article
8 Comments
  • Deri me sot nuk eshte gjetur asnje skelet ne malin me Gropa !? Kaq shume e tori opozita
    me Saliserbin ngjarjen e Malit me Gropa sa qe mileti yne pothuajse e hengri kallep…!!! Pra,
    Saliu e paskish marre hazert kete nga dekani , ambasadori jugosllav ne ate kohe ….!!!
    SALI BERISHOVICI ESHTE TRADHETARI ME I MADH I KOMBIT SHQIPTAR !!! PER KETE TRA-
    DHETI DO TA KISHTE ZILI EDHE VETE HAMZA KASTRIOTI DHE ESAT PASHE TOPTANI ME
    NIPIN E TIJ ….!!!!

    • Saliu vazhdon me te njejtat metoda te nje agjenti te UDB te beje politike. Politika e SALIUT eshte genje dhe shaj. Krejtesisht nje njeri ordiner i pa kultivuar, thjesht nje rrugac province

  • zylyftari i podes eshte nje qen qe nuk e braktis kurre te zotin e pare qe i jep korromenen e bukes .
    me mire qe u hap vendi sepse situata ne 1989 e mbas ishte as mish dhe as peshk .
    qeveria nuk ishte me e afte qe ta udhehiqte popullin dhe jo me ti siguronte mireqenie dhe punesim .

    • Qeveria mund te mos ishte me e afte te udhehiqte popullin ne mirqenie por kjo nuk do te thote ta genjesh dhe ta braktisesh me thenien, mbas meje le te behet qameti, thene dhe bere nga Berisha ne 97, i cili kishte kulmin e ndihmave financiare nga perendimi dhe jo vetem nuk diti por e shkateroj kete vend duke e cuar ne prag te luftes civile. Ne qofte se ka nje njeri qe nuk duhet te haje me mut per politiken dhe historine e ketij veni per 50 vitet e fundit eshte SALI BERISH GOMARI I PACIPI

    • Ty me sa dukesh te pëlqejne shumë pronarë qe të të ushqejnë dhe të flasësh gënjeshtra Më mirë nje e të thuash te vërteta se sa shumë si ti e Berisha e të mashtrosh.

  • Gēnjen edhe zylyftari Kur thote, qe i kemi ndihmuar me ushqime. Kam qen vetē ne ambasadē dhe e kam jetuar tērē situaten e llatarshme tē ambasadēs.

  • Nuk e kuptoj kete “politike te re ” te gazetes DITA.

    Eshte turp per ju qe nxirrni kete Ramizin qe i paska thene Ramizit tjeter..bla bla bla dhe ja paska mbledhurr rrypat Hekuran Isait.

    Ngjarja e ambasadave te 1990 sipas cfare kemi lexuar deri tani eshte nje invazion i organizuar diplomatik dhe agjenturor (kam parasysh dhe nje artikull te shaqir vukajt per Rumanine..ku bashkpunoi CIA-UDB-KGB-etj per rrezimin e causheskut.
    Besoj se koka e operacjonit se ambasadave ishte dipllomati agjent Verner Daum te cilen e pritem si mik por iku si armik….dhe pranaon vete qe ishte monster…

    Berlin, 29 Qershor 2010, NOA/DW –

    Si u hap ambasada e RFGJ-së në Shqipëri dhe ngjarjet e korrikut 1990? Verner Daum, ish-ambasadori i RFGJ-së (1987-1990) në Shqipëri, intervistë për Deutsche Vellen.

    Vecojme: “Do të doja të kthehesha prapa në kohë. Unë kisha tri vjet që isha në Shqipëri. Siç e thashë edhe më parë Genscher-i ma ofroi mua postin e ambasadorit në Tiranë, pasi unë në të kaluarën nuk isha një burokrat tipik, që preferon të udhëtojë me Mercedes dhe me shofer, por një njeri që lëviz më këmbë …” VIJON..

    …..
    Refugjatët do të nxisnin ndryshime politike

    Si e shikoni Ju këtë ngjarje në procesin e hapjes së Shqipërisë? A ishte kjo vallë si një klithmë që shqiptarët i drejtuan Perëndimit për t’ i treguar, se duhej rrëzuar bastioni i fundit stalinist i Evropës dhe se Shqipëria duhej hapur drejt Perëndimit?

    Absolutisht po, e shikoj tamam kështu siç e përshkruat Ju. Por kjo nuk mund të arrihej nëse në ambasadën time do të kishte vetëm 12 azilkërkues, madje as 24, por vetëm me këtë katastrofë dhe me rrezikun real të një konfrontimi real të përgjakshëm, si rrjedhojë e një ndërhyrjeje eventuale ushtarake të qeverisë shqiptare. 3200 vetë në ambasadën tonë dhe mbi 1200 në atë italiane ishin numra që do të nxisnin një ndryshim të shpejtë politik. Dhe ky ishte qëllimi im. Unë doja ashtu siç edhe e thashë më parë vetëm në plan të dytë një ndihmë humanitare. Në rradhë të parë unë doja të jepja një sinjal politik. Sigurisht, që siç a thatë edhe Ju, kjo ishte një lojë e rrezikshme, por unë isha i sigurtë që do të kishim sukses.
    Pasi një muaji qeveria gjermane më tërhoqi
    Si e keni përjetuar Shqipërinë pas ngjarjeve të korrikut?
    Qeveria ime vendosi që ne nuk duhej ta përsërisnim një gjë të ngjashme dhe kjo ishte e drejtë. Për mua personalisht ishte e qartë që ky ishte fundi i regjimit, se mund të zgjaste ndoshta edhe 6 muaj apo një vit, por isha i sigurtë se situata nuk mund të stabilizohej më. Unë isha i bindur se procesi ishte vënë në lëvizje dhe se çdo gjë tjetër do të ndodhte vetvetiu në mënyrë të natyrshme. Qeveria e Bonit tha se gjendja është qetësuar, se njerëzit janë dërguar në shtëpitë e tyre, se unë do të hiqja flamurin gjerman nga ambasada dhe dera do të qëndrojë e hapur, kurse unë do të luaja zyrtarisht rolin e kujdestarit të shtëpisë. Kështu unë vazhdoja të merrja rrogën, por nëse dikush vinte aty, kjo nuk ishte më ambasadë, por një shtëpi. Kështu qëndrova rreth një muaj derisa mora një telefonatë nga Boni, prej nga m’u njoftua që duhet ta lë Shqipërinë menjëherë , kjo ishte edhe dëshira e palës shqiptare, paçka se unë isha tani vetëm kujdestar i shtëpisë. U largova me makinën time, me fotografitë e prindërve të mi dhe me bizhuteritë e mamasë sime e disa gjëra të mia private. Teksa udhëtoja një grua e moshuar iu afrua makinës dhe theu xhamin e saj me një gur. Kështu udhëtova pa xham deri në Beograd pas 16 orë udhëtimi dhe arrita në ambasadën gjermane atje. Dy ditë më vonë më thanë se unë isha bërë jeshil në fytyrë dhe se nuk kishin parë ndonjëherë një fytyrë të tillë. Gruaja ime, e cila ndodhej në Beograd fillimisht nuk më njohu. Dua të theksoj se unë isha krenar për rolin tim aktiv në një pikë kthese në historinë evropiane, jo vetëm kundër atij regjimi kriminal në Shqipëri, por edhe kundër qëndrimit kundërshtues të qeverisë sime, që në fakt ishte i kuptueshëm.

    A ishte kjo një eksperiencë unikale në aktivitetin Tuaj diplomatik?

    Kjo do të ishte një temë për një mijë intervista të tjera. Unë disa herë kam pasur konflikte me ministrat e mi, konflikte që kanë përfunduar në mënyra të ndryshme. Pas detyrës sime në Shqipëri, Ministri i Jashtëm Genscher dhe veçanërisht Sekretari i Shtetit, edhe pse sektori i personelit kërkonte të më ulte në post, më thanë se Zoti Daum Ju keni vepruar drejt. Dhe kjo më inkurajoi shumë. Më vonë unë kam punuar si përfaqësues në Organizatën për të Drejtat e Njeriut të Kombeve të Bashkuara, ku edhe aty unë gjithmonë i kam thënë hapur ato gjëra që mendoja se ishte e drejtë dhe morale, pavarësisht qëndrimit politik të qeverisë sime.
    Deutsche Welle

    zoterinj moderator dhe pronare te Dites.

    Hapni letrat e 2 prillit 1991 dhe 4 dhjetorit 1991 qe te shikoni qe Ramiz Alia ishte e keqja me e vogel…pyesni elez biberet qe prune NGA BEOGRADI ne pushtet pushtin berishe qe DOGJI shqiperine dhe sot po ju perrjerr te gjitheve dhe mos u merrni me fantazmen e Zylyfit se late koqen e namit..mos beni biznes mediatik me ate popull te tradhetuar nga te kater anet…
    ……

  • 2 korriku i 1990 nuk ishte nje ceshtje vizash! Nga ana tjeter eshte absurde te mendosh qe kete e organizoi R.Alia apo A.Carcani per faktin e thjeshte se ata nuk mund t’i binin vetes, pushtetit te tyre! Dhe e treta: Rrahman Morina ne kete kohe ka qene kryetar i Lidhjes te PK per krahinen e Kosoves jo shef i UDB-se.Kjo vertetohet shume lehte mjaft te kerkoni.
    Mendoj se nuk duhen botuar shkrime te pasakta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *