Numri dy i Prokurorisë së Përgjithshme në Ukrainë ka dhënë sot dorëheqjen, duke bërë edhe një deklaratë përkatëse.
Vitaliy Kasko i njohur për reformat e tij dhe qëndrimet e ashpra kundër sqaroi shkurtimisht për mediat, por që mesazhi është i fortë.
“Zyra e prokurorit të përgjithshëm sot është institucion i vdekur në pavarësi dhe efikasitet, së cilës më askush nuk i beson”, tha Kasko para gazetarëve në Kiev.
Ambasadori amerikan në Ukrainë, Geoffrey Pyatt, ka shkruar në rrjetin Twitter se “Kasko ishte kampion i reformave në Zyrën e prokurorit të përgjithshëm në Ukrainë dhe dorëheqja e tij do ta ndërpresë progresin e reformave në Ukrainë”.
Më herët këtë muaj, një tjetër reformist në pozitë të lartë në Ukrainë ka dhënë dorëheqje.
Ky ishte ministri i ekonomisë, Aivaras Abromavicius, i cili theksoi se dorëheqja e tij ishte bërë për shkak të “përshkallëzimit të shpejtë në përpjekjet për bllokimin e reformave të rëndësishme dhe sistematike”. /Dita/
