Zyra e Shërbimit Unik edhe në Pogradec, Tahiri: Eleminon praktikat korruptive

Dita

Kreu i qeverisë Edi Rama i shoqëruar dhe nga Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri përuruan sot në Pogradec, Zyrën e Shërbimit Unik për qytetarët. Kjo zyrë përmbledh në një sportel të vetëm të gjitha shërbimet që policia e Shtetit u ofron qytetarëve.

Ministri Tahiri u shpreh se Zyra e Shërbimit Unik garanton një shërbim cilësor ndaj qytetarëve, por edhe eliminon praktikat abuzimeve dhe korruptive të punonjësve të policisë.

“Zyrat e shërbimit qytetar janë një prioritet yni për të garantuar shërbime cilësore ndaj qytetarëve. Kjo nuk është e vetmja, gjatë vitit 2014 kemi hapur një sërë zyrash të tilla në disa qytete të Shqipërisë, por ne do të vijojmë me modernizimin teknologjik, me modernizimin infrastrukturor dhe me modernizimin e shërbimeve të Policisë së Shtetit ndaj qytetarëve, si e vetmja rrugë për të dhënë shërbime cilësore ndaj qytetarëve, por edhe për të luftuar bashkë korrupsionin brenda policisë së shtetit dhe kriminalitetin e paligjshmërinë në tërësi,” u shpreh Tahiri.

Sipas Ministrit të Brendshëm, shërbimi cilësor ndaj qytetarëve, është e vetmja rrugë për të rritur besimin e qytetarëve te policia.

 

Share This Article
6 Comments
  • Po në Tiranë ku është kjo zyrë? Gjë e mirë por punonjësit aty duhet të jenë shumë të përgjegjshëm dhe mundesisht t’ju kthejnë përgjigje qytetarëve që do të bëjnë informime,kallzime,denoncime e ku di unë! Tung!

  • Une pa ditur Tarifat e spiunimit ,
    nuk punoje Falas ,
    Edhe ne luften e dyte spiunonim Komunistat ,
    por gjermani
    Kishte tarifa te rregullta ,

    Per shembull ,
    kishte edhe oferta ,

    Spiuno dy kominista
    te paguanet per tre .

  • po ta klikoni foton siper dhe ta zmadhoni do shihni nje Rame jo shume normal ne fytyre.
    Ose eshte sh i lodhur ose ka ndonje hall tjeter, po mua me duket nje ekspresion fare i pazakonte

  • Ballist i Penduar? Ha ha ha ha… Tarifat për të gjithë llojet e ballistëve janë pesë pula ose gjela të pjekur. Të penduarit marin një kotec të tërë n.q.s vërtetohet pendesa. Ha ha ha… Nderime!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *