Pas takimit me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, këtë të premte, zyra për mediat pranë kancelares gjermane, Angela Merkel ka zbuluar një sërë detajesh në lidhje me këtë vizitë.
Në njoftim thuhet:
“Gjermania mbështeti pranimin e Shqipërisë në NATO në 2009, kancelarja pranoi se pavarësisht vazhdimit të vështirësive politike, ka përparim të rëndësishëm në të gjithë rajonin”.
Më tej theksohet se:
“Gjermania ka interes të fortë për të kontribuar në kushte të qëndrueshme, demokratike dhe kushtetuese në Shqipëri duke mbështetur procesin e transformimit të saj. Më parë, Rama ishte në prill 2018 mysafir në Kancelarinë Federale për të diskutuar me kancelaren Merkel, ndër të tjera, gjendjen e afrimit të BE në Shqipëri. Gjithashtu gjatë një takimi të Ballkanit Perëndimor në Prill 2019 në Kancelarinë Federale u zhvillua një diskutim dypalësh midis dy krerëve të qeverive”.
e.ll./dita

Nuk ehste mospranimi i Edi Ramës në BE, por i Shqipërisë. Por gazeta juaj është aq e interesuar ne dështimin e Ramës në këtë proces jetik, sa nuk llogaritni aspak Shqipërinë. Ju mbroni Luftën Antifashiste NCL, pra jeni të majtë dhe nuk mendoni se Edi rama sot është kampioni i së majtës në Shqipëri, por i një të majte që pranohet botërisht. Armiqësia juaj i tejkalon ndjesitë kombëtare. Edi Ramën e mban në krye Partia Socialiste e Shqipërisë. Sado Rilindje të krijoni ju ata janë baballartë tanë në ndjenja e në ide dhe ai njeri mbahet ne krye prej tyre. Helmi juaj nuk ngjiz, sepse ju përkujtoni dëshmorët dhe nuk denjoni të nderoni Kristaq Ramën, Skulptor i Popullit, as nënën e Edi Ramës, bijë e njëp nga familjet më të majta të Shqipërisë, ndonëse jo të varfëra. Krijoni kështu një konflikt makaber me lexuesit tuaj. Shikni tirazhin e gazetes. Sa e dashur dikur dhe sa shpërfillëse tani.