Sipas analizave të Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë depërtimi në tregun e punës dhe numri i vendeve të lira të punës të trajtuara nga këto zyra është në nivelin mesatar 16,000 në vit shifër kjo e cila është nën mesataren europiane (30-50%).
Zyrat e Punës nuk janë gjithmonë të parapëlqyera nga punëkërkuesit për vendet e punës e po kështu edhe nga ana e punëdhënësve për gjetjen e punëtorëve të tyre.
Sipas analizave të Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë depërtimi në tregun e punës dhe numri i vendeve të lira të punës të trajtuara nga këto zyra është në nivelin mesatar 16,000 në vit shifër kjo e cila është nën mesataren europiane (30-50%).
Por, në strategjinë për Punë dhe Aftësi përcaktohet se sistemi i informacioni mbi tregun e punës duhet të përmirësohet, e po kështu të bëhet një orientim më i mirë i programeve të punësimit, të cilat duhet të jenë pjesë e një pakete gjithëpërfshirëse shërbimesh të përshtatura për kapërcimin e dizavantazheve të sistemit, me të cilat përballen individët në tregun e punës.
Në dispozicion të kësaj minisrie deri në vitin 2020 do të jenë 3.8 milionë euro për nxitjen e punësimit dhe aftësimin.
Përmes tyre do të synohet që të rritet raporti punësim/popullsi veçanërisht në sektorët me përparësi ekonomike : 50% në industri, 18% në bujqësi dhe 32% në shërbime).
Gjithashtu si objektiv është përcaktuar edhe rritja me 10% e numrit të femrave dhe meshkujve të papunë, të cilët do të përfitojnë nga programet e punësimit; rritja e pjesës së përfituesve nga programet aktive të tregut të punës me të punësuar pas pjesëmarrjes në to në masën 55% në të cilën 75% janë femra.
Fondet e investuara për programet e tregut pritet të arrijnë deri në 0.032% e PBB-së.
Më konkretisht : rritja e numrit të meshkujve dhe femrave që ndjekin programe të aftësimit profesional deri në 25%; rritja e shkallës së punësimit të të diplomuarve nga arsimi profesional deri në 40% qind, nga të cilët 25% të jenë vajza; shtimi deri në 4% i numrit të popullsisë së rritur që merr pjesë në të nxënit gjatë gjithë jetës dhe rritja e shkallës së punësimit të pjesëmarrësve në kurset e shkurtra të formimit profesional në 55% nga të cilat 75% të jenë femra.

genjeni,genjeni, por nuk ju beson me askush!
Eh ja keto jane punet e Erjonkes qe kujton se mjafton pak bojatisje e meremetim per te bere funksionale zyrat e punes. Te njejten politike po ndjek edhe ne bashki ku si sukses i fundit eshte kapaku prej plastike i Sahatit te Tiranes. Tamam nje “sjellje ne origjine” e ketij monumeti te Tiranes. Vajmedet!!!
More info clidhje ka Erioni me zyrat e punes Per mendimin tim keto zyra te mbyllen skane qene kurre fuksionale mbas 90 dhe ne vazhdim Njerzit po e kerkojne vete punen shumica e popullsis eshte ne emigracion dhe ne saj te emigracionit mbahet ky vend Dhe nje pjese te popullsis nuk jane ne gjendje ti punesojne por jane futur ca derra dhe dosa qe ne fillim dhe tashti ju eshte trashur qafa dhe sumnd te kethejne koken per te punesuar njerzit