Zyrë karriere edhe për studentët e Universitetit të Tiranës

anazapta

Zyrë karriere për studentët e Universitetit të Tiranës (UT). Tashmë edhe studentët shqiptarë do të kenë në dispozicion “Zyrën e karrierës”, e cila do të funksionojë pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës në UT.

Kjo zyrë do të jetë porta kryesore e bashkëpunimit me institucione të ndryshme franceze dhe do të shërbejë për të koordinuar këtë informacion dhe me qendrat e tjera të karrierës në Fakultetin e Ekonomisë dhe Drejtësisë, në mënyrë që gjithë studentët e Universitetit të Tiranës të jenë më pranë mundësive të studimit, eksperiencave të reja, si dhe njohjes me kulturën franceze. Përmes ngritjes së Zyrave të Karrierës, Universiteti i Tiranës synon të ndihmojë studentët dhe aktorët e tjerë të zhvillojnë potencialin e tyre për të qenë të suksesshëm në tregun e punës.

Nismë e cila do realizohet nëpërmjet shërbimeve të këshillimit të karrierës, mundësive të bursave, internshipe-ve të ndryshme, organizimit të aktiviteteve të karakterit akademik, si dhe aktiviteteve të tjera të ngjashme, synimi ynë është të krijojmë lidhjen midis studentëve, institucioneve publike dhe sektorit privat.

Ceremonia e inaugurimit të kësaj zyre do të zhvillohet gjatë ditës së sotme, nën pjesëmarrjen e Ministres së Arsimit Lindita Nikolla, rektorit Dhori Kule, ambasadores  Franceze, Christine Moro, si dhe shefes së projektit për Zyrat e Karrierës pranë Agjencisë Universitare të Farankofonisë, Mihaela Babut. Ndërkohë që pjesë e këtij aktiviteti do të jenë edhe drejtues të lartë të strukturave universitare publike, si dhe ekspertë francezë që kanë asistuar me konsultime dhe trajnime për mirëfunksionimin e qendrave të karrierës pranë Universitetit të Tiranës.

 

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *