Zyrtare/ Alban Hoxha rinovon me Partizanin

DITA Online

Partizani rinovoi ditën e sotme edhe për 3 vite të tjera me portierin Alban Hoxha. Pas disa goditjeve në merkato, “Demat e kuq” nuk ngelin pas edhe për rinovimet e kontratave me liderët e ekipit.

Kapiteni është një nga më të rëndësishmit te Partizani dhe rinovimi i tij ishte çështje kohe.

Pavarësisht interesimeve nga ekipet e tjera jashtë vendit, ai zgjodhi të qëndrojë në kryeqytet.

Partizani njoftoi rinovimin nëpërmjet një komunikate për shtyp.

“Kapiteni mbetet i kuq edhe për 3 sezonet e ardhshme.

Klubi njofton zgjatjen e bashkëpunimit me Alban Hoxhën. Kapiteni, njëkohësisht edhe pjestar i ekipit tonë përfaqësues do të mbetet i kuq duke konfirmuar dëshirën për të udhëhequr skuadrën edhe për 3 vitet e ardhshme. Palët kanë rinovuar së fundmi marrëveshjen e bashkëpunimit mes tyre deri në 2020. Kapiteni Hoxha, pjesë e 15-të herë kampionëve të vendit nga sezoni 2013 – 2014, është shndërruar në një lider dhe simbol për klubin dhe tifozerinë e kuqe.”, thuhet në njoftimin për shtyp.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *