ZYRTARE / Amerika nuk i jep vizën Kryeministrit Haradinaj

Dita

Një zyrtar nga Garda Nacionale në Iowa të SHBA-së i ka thënë Radios Evropa e Lirë se kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka anuluar vizitën në këtë shtet me arsyen se “ai nuk ka mundur ta marrë vizën”.

Haradinaj pritej të merrte pjesë më 11 janar në një ngjarje të organizuar nga Komandanti i Gardës Nacionale në Iowa, Timothy E. Orr.

“Kryeministri Haradinaj ka qenë i ftuar nga gjenerali Orr në atë ngjarje, mirëpo është për keqardhje që ai nuk ka mundur ta marrë vizën dhe të jetë së bashku me ne”, ka thënë kolonel Greg Hapgood, zëdhënës i gardës së Iowa-s.

“Shpjegimi ka qenë se vizita nuk do të ndodhë tash në këtë kohë dhe nuk kemi marrë më shumë informata shtesë”, ka shtuar ai.

Sipas Hapgood, në vend të Haradinajt pritet të marrë pjesë zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli.

Të dielën është raportuar se Ambasada Amerikane ia ka refuzuar kryeministrit Haradinaj vizën për të udhëtuar në SHBA.

Vetë Haradinaj ka thënë se ende është duke pritur të marrë vizën.

“Pres edhe për vizë deri kur të ma japin. I besoj Kosovës! I besoj Amerikës! Jam ende në procedurë për vizë”, ka shkruar Haradinaj të dielën në Facebook.

Ky zhvillim pason kritikat e komunitetit ndërkombëtar pas përpjekjeve të ligjvënësve të Kosovës për të ndryshuar ligjin për Gjykatën e Posaçme për Krime Lufte.

 

Share This Article
6 Comments
  • nje lajm qe as te mban as te leshon….

    .
    nese nuk i jepet vize haradinajt nuk eshte problem POR

    ME P ‘KOZMIKE”:

    ky standart duhet te zbatohej dhe per kriminelet:

    sali berisha
    xen berisha
    lul bash berisha
    fatmir mediu…

    nese keto kater kriminelat me lart jo vetem qe marrin vize amerikane por dhe priten me perqafime ne koridoret e shtepise bardhe..me e vogla qe duhet te themi se shtepia e lyer me boje te bardhe po luan me 2 standarte sikur te jene shqiptaret FERMA E KAFSHEVE…..

    • Po haradinaj-jevic,ti nuke e pelqen fare,por ai eshte Kosova sot,po, por me nje qeveri me paterica qe deri me sot i kane sherbyer vetem politikave serbe.Dhe kjo duket qarte mbi 1900 kosovare viktima te marrive superkriminale te milloshevicerve,akoma nuke kane nje varr ku ti qaje familjet,e miqte.Kjo nje padije,jo,por nje produkt i jashteqitjes se politkave enveristo-milloshevicjane ne dite e vit,si ne Kosove e ne Shqiperi bashke.Mjaft me,nese nuke do te ishte nderhyrja USA-s,sot haradinaj-vic do te ishte akoma bodigart tek bordellot e Zvicres dhe jo ne krie te pushtetit,paca se ka marre ase 5 perqind te votave te kosovareve.Turp,c’do nisem per cfuqizimin e gjekates Speciale,do te jete nje hapje dosje per haradinajt,e Thacin me shoke e shoqe,Gjykata Nderkombetar per krime lufte ne ish Jugosllavi do te rihape dosjet.Askujte te mos i shkoje mendja se “moqesia”me serbet e ruset do ti shpetoje nga ndeshkimi.Per shtetin e se Drejtes ne Kosove e Shqiperi USA dhe BE-ja kane investuar miljona dollare e euro,dhe jo per ti bushur bukeshkalet xhepat e tyre duke shtuar pas viktimave te eterve,mijra viktima te tjera te rradhes se pangopesise per leke te piset e pushtet brenda ligesise me c’do forme e cmim.Besoni e binduni nje here te vetme ne jete qe ZOTI t’u meshiroje.

  • Bej cfare te thote amerika more ” trim ! Pse e kruan me Ameriken qe te cliroi? Me qene kaq koqe ky cope injoranti. Amerika di me shume se ty more “kryeminister” leshi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *