Bayern Munich ka arritur një marrëveshje dyvjeçare për huazimin e yllit të Real Madridit, James Rodriguez.
Mançester Junajtid dhe Çelsi më herët kishin shfaqur interes për shërbimet e lojtarit, por kampionët gjermanë i’a kanë dalë të arrijnë akordin me “Los Blankos”.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi përmes faqes zyrtare në “Facebook”.

“FC Bayern Munich dhe Real Madrid kanë rënë dakord për ndryshimin e lojtarit kolumbian James Rodríguez në kampionatin gjerman të martën.
“Të dy klubet ranë dakord për një marrëveshje dy-vjeçare deri më 30 qershor 2019 me opsionin e blerjes në vijim për FC Bayern Munich.
“James Rodriguez do të nënshkruajë kontratën e tij në Mynih pas përfundimit me sukses të kontrollit të detyrueshëm mjekësor”.
