Zyrtare/ COVID-19 ndërpret kampionatin e parë në Europë, UEFA e shqetësuar nga ky vendim

time

Republika Çeke bëhet shteti i parë europian që ndërpret kampionatin e futbollit për shkak të shtimit të madh të rasteve me të prekur nga Covid-19.

Ky vendim drastik shqetëson jo pak edhe UEFA-n pasi dy ekipe çeke marrin pjesë në Europa League, Liberec dhe Sparta Praga.

Për momentin, dy ekipeve u është dhënë e drejta për të luajtur në Europa League, të paktën për takimet e para në fazën e grupeve. Pjesa tjetër e ndeshjeve mbetet për t’u rivlerësuar.

Në stadium për të dy ndeshjet në program, Sparta-Lille dhe Liberec-Gent nuk do të jenë të pranishëm asnjë tifoz përveç 350 personave, ku përfshihen organizatorët e takimeve, pjesëtarë të stafeve etj.

h.b/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *