Zyrtare, Inter prezanton Joao Cancelo: Do të mbajë numrin 7

Gazeta Dita

Tashmë është zyrtare. João Cancelo është një futbollist i ri i Inter. Marrëveshja me Valencia parashikon një huazim deri më 30 qershor të vitit 2018, me opsionin e blerjes. Mbrojtësi portugez, mbërrin në Milano pas tre sezoneve në La Liga spanjolle, duke numëruar 91 aktivizime dhe katër gola në ndeshjet zyrtare me Valencia. Cancelo, që është rritur te Benfica, ka debutuar me Portugalinë, përfaqësuesen e tij, me të cilën numëron pesë paraqitje dhe tre gola. Falë afrimit të tij dhe të Dalbert nga Nice, trajneri Spalletti kompleton më në fund krahët. Futbollisti 23-vjeçar do të mbajë veshur fanellën me numër 7, pikërisht atë të Kondogbia.

Dje, me të mbërritur në Milano, Cancelo ka kryer vizitat mjekësore, me të marrë konfirmimin, këtë pasdite ka firmosur kontratën e tij. “Jam i lumtur, forca Inter”, ishin fjalët e tij të para si zikaltër jashtë zyrave të klubit interist. Gjithçka e kryer edhe për Kondogbia, që është huazuar te Siviglia: “Kërkoja sfida të reja, tani shpresoj të qëndroj këtu për një kohë të gjatë”. Është e vështirë të imagjinohet aktivizimi i Cancelo që në ndeshjen e të shtunës ndaj Romës në “Olimpico”, edhe spese më parë Spalletti do të duhet të punoj me atë, për të vendosur nëse do ta aktivizojë si mbrojtës të majtë, apo fashë të sipërme.

“Inter përfaqëson një hap përpara për karrierën time. Bëhet fjalë për një klub historic dhe shpresoj që të rritem këtu dhe të kontribuoj për projektin zikaltër. Shpresoj të fitoj një titull dhe të ambientohem sa më parë në Seria A. Do të tentojmë të luftojmë për titullin kampion. Mënyra ime e lojës? Jam një person të cilit i pëlqen të ndihmojë shokët e skuadrës dhe do të jap gjithçka për Inter. Vij këtu me bindjen se do të mund të bëj mirë dhe jam gati për të dhënë maksimumin me këtë fanellë”, deklaroi Cancelo.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *