Zyrtare: Januzaj edhe 5 vjet te Manchesteri

anazapta

Ashtu siç edhe ka paralajmëruar babai i tij, Abedini ditë më parë, se talenti 18 vjeçar pritet të nënshkruaj me djajtë, ashtu edhe ka ndodhur. Lajmi është konfirmuar në uebfaqen e klubit anglez.

Trajneri David Moyes ka thënë se është shumë i lumtur me arritjen e kësaj marrëveshje me Adnanin. Ne jemi të kënaqur shumë që ai ka arritur të shohë se Manchester United është klub me traditë për kultivimin e talentëve të rinj dhe se ky është klubi i duhur për të.

I kënaqur është shfaqur edhe vet Januzaj i cili  pas nënshkrimit të kontratës ka thënë se  ndjehet i lumtur me arritjen e kësaj marrëveshje. Është e mrekullueshme që jam në gjendje të nënshkruaj për Manchester Unitedin. Që prej ardhjes këtu, gjithmonë kam ndjerë se ky është klubi i duhur për mua. Ky sezon ka qenë i mrekullueshëm për mua, që prej turneve parasezonalë, debutimit në Superkupë dhe më pas edhe ndaj Sunderlandit, është sikurse një ëndërr. Tani, dua të punoj shumë dhe të zhvillohem si lojtar i Manchesterit, ka deklaruar Januzaj.

Share This Article
1 Comment
  • Te uroj vetem suksese. Une kam besim se do ecesh lart. Jam mrekulluar me dy golat kunder “Sanderlendit”. Pavaresisht se per cilen kombetare do te vendos babai-manaxher Ademi, ne gjithmone do te ndjekim e do te krenohemi me ty.
    Kete privilegj nuk do ta kesh ne asnje kombetare tjeter. Gjithsesi suksese.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *