Zyrtare/ Kaka rikthehet në Milano

redaktor

Rikardo Kaka rikthehet te Milan, katër vjet pas largimit të tij për në Madrid. Adriano Galiani arrin të mbyllë me sukses udhëtimin e tij në kryeqytetin spanjoll, duke gjetur marrëveshjen me Florentino Perez, pas një darke të thjeshtë, por që u mbyll me një ëmbëlsirë për të gjithë tifozët kuqezi. idhulli i tyre i dikurshëm tashmë do të riveshë sërish fanellën e Milanit. Ardhja e Gareth Bale duket se ishte ajo që ndezi dritën jeshile për largimin e Kaka-s. arsyeja është e thjeshtë.

Reali kërkon të arkëtojë sa më shumë të jetë e mundur. Duke qënë se Milani nuk ishte në gjendje të paguante, los blankos ranë dakort ta lënë të lirë futbollistin me kosto zero, por me një përfitim, duke kursyer 10 milion eurot e pagës së tij. Kaka mësohet se do të firmosë një kontratë dy vjecare me Milanin dhe prezantimi i tij në “San Siro” do të afrojë jo pak tifozë që ende si kanë harruar magjitë e tij të dikurshme. Gjithsesi e sigurtë është që Kaka do të përfitojë një pagë më të ulët se ajo që merrte te Reali duke pasur buxhetin e ngushtuar të Milanit.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *