Pritjes i ka ardhur fundi, më në fund edhe Kosova është pranuar në shtëpinë më të madhe të futbollit në botë FIFA-n.
Në kongresin e 66-të të FIFA-së të mbajtur në Meksikë, delegatët e këtij kongresi kanë votuar për Kosovën.
Nga 205 delegatë që ishin pjesëmarrës në këtë kongres, Kosova ka marrë 141 vota pro dhe duke hyrë kështu përfundimisht në FIFA si anëtarja më e re e saj.
Në përqindje Kosova ka marrë 86% të votave, pra 141 vota pro dhe 18% kundër ku ishin 14%.
Pas pranimit në FIFA, Kosova do të ketë të drejtën të luaj në kualifikimet e kampionatit botëror ‘Rusi 2018’.

Urime, dyshtete-një kombëtare shqiptare! “Kuq e Zi” dhe “O sa mirë te jesh shqiptar”, janë postulate të pazëvendësueshme dhe të patjetërsueshme! Por, edhe nëse nuk do të ndodhë kështu, futbollistët e Shqipërisë dhe të Kosovës duhet të jenë të lirë të vendosin se për cilen kombëtare duan të luajnë, ndërsjellas.