Zyrtare: Mario Gomez kontratë të re me Volsburgun

Gazeta Dita
WOLFSBURG, GERMANY - AUGUST 18: (L-R) Head coach Dieter Hecking of Wolfsburg, newly signed striker Mario Gomez and manager Klaus Allofs of Wolfsburg pose during a press conference on August 18, 2016 in Wolfsburg, Germany. (Photo by Ronny Hartmann/Bongarts/Getty Images)

Pasi siguroi “Bundesligën” edhe për sezonin tjetër, skuadra gjermane e Volsburg ka vendosur të zgjasë kontratën me sulmuesin kryesor të saj, Mario Gomez-in. 31-vjeçari do vazhdojë bashkëpunimin dhe për kampionatin e ardhshëm e për këtë klubi është aq i lumtur saqë ka bërë lajmërimin më të çuditshëm të ndodhur ndonjëherë.

“Duke cituar ish-presidentin e SHBA, Frenklin D. Ruzvelt: Ai mund të jetë një bir k…, por ai bir i k… është i yni”, shkruhej në statusin e klubit për rinovimin me gjermanin.

Por ky njoftim i çuditshëm padiskutim që ka një motiv.

Gjatë ndeshjes play-off për mbijetesën në Bundesligë, kundër Eintraht Braunshvajg, tifozët kundërshtarë filluan koret “Mario Gomez është një bir k…”. Volfsburg, pasi siguroi mbijetesën dhe rinovimin e sulmuesit, dha sot përgjigjen e tij.
Nuk dihet nëse do të ndodhë sërish e njëjta gjë, por në përfundim të ndeshjes kundër Eintraht Gomez e mori me shumë sportivitet duke kënduar së bashku me shokët e skuadrës “Mario Gomez është një bir ku*ve.”

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *