Zyrtare/ Messi merr vendimin e papritur dhe final për të ardhmen e tij

Ornela

Lojtari më i mirë në botë, argjentianasi Lionel Messi, më në fund vendosur lidhur me të ardhmen e tij.

Ylli i futbollit mbretëror, Messi ka vendosur që edhe një sezon (së paku) të vazhdojë me skuadrën e Barcelonës.

Këtë e ka konfirmuar ‘Goal.com’, të cilët kanë pasur ekskluzivitetin e intervistës me Leo Messi.

FJALËT E MESSI:

“Nuk isha i lumtur dhe dëshiroja të largohem. Nuk u lejova të largohem në këtë mënyrë dhe do të qëndroj me klubin për të mos hapur procedura ligjore. Menaxhmenti i klubit i udhëhequr nga Bartomeu është dizaster”, ka thënë Messi.

“Do të vazhdoj te Barcelona dhe sjellja ime nuk do të ndryshojë, pavarësisht se sa shumë dua largimin. U thash krerëve dhe presidentit se dua largimin. I kam thënë gjatë gjithë vitit”.

“Mendova se koha ime te Barcelona mbaroi. Unë gjithmonë doja ta mbyllja karrierën këtu”, shtoi argjentinasi.

“Ishte vit i vështirë, unë vuajta shumë në stërvitje, në ndeshje, në dhomat e zhveshjes. Presidenti gjithmonë thoshte se në fund të sezonit mund të vendosi nëse dua të largohem ose nëse dua të qëndroj dhe në fund ai nuk mbajti fjalën”, theksoi Messi.

 

 

o.j/dita

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *