Zyrtare, Migjen Basha kalon te Como

Dita

Migjen Basha është zyrtarisht lojtar i ri i Comos në Serinë B italiane. Transferimi i mesfushorit të Kombëtares kuqezi u konfirmua nga klubi i Superligës zvicerane, Luzern.

Në faqen zyrtare të ekipit që ka në pronësi kartonin e lojtarit, saktësohet se shqiptari u huazua te Como deri në fund të këtij sezoni. Më specifikisht, 29-vjeçari kuqezi do të luajë në ekipin e Serisë B deri më 30 Qershor 2016 dhe më pas do të kthehet sërish në futbollin Zviceran.

Mesfushori kthehet në futbollin italian, vetëm gjashtë muaj pasi mbylli aventurën me Torinon dhe u rikthye në Zvicër. Migjen Basha ka kaluar pjesën më të madhe të karrierës në tri kategoritë më të larta përtej Adriatikut, nga Liga Pro, për të vazhduar në Serinë B dhe Serinë A me ngjyrat e Torinos, ku numëron 51 ndeshje në elitën e futbollit italian.

Largimi i mesfushorit nga  Luzerna erdhi për shkak të aktivizimit të pakët, që i rrezikonte pjesëmarrjen me Kombëtaren në finalet e Euro 2016.

Edhe pse ishte një prej elementëve më të rëndësishëm të skuadrës, Basha u aktivizua në 7 ndeshje nga 18 javë të zhvilluara në Superligën zvicerane, ku vetëm në katër raste ishte titullar.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *