Është ZYRTARE: E konfirmon Berlini, Ministria e Shëndetësisë deklaron mbërritjen e variantit ‘DELTA’ të Covid-it në Shqipëri (njoftimi i plotë)

entela

Ministria e Shëndetësisë me anë të një deklarate për publikun ka njoftuar se pas testeve virologjike të dërguara për ekzaminim në Gjermani, është vërtetuar se varianti “delta” i koronavirusit (genomi B.1.617.2.) është prezent edhe në vendin tonë.

Mbërritja e këtij varianti, i cili ashtu siç nënvizohet dhe në lajmërimin e Ministrisë së Shëndetësisë është më i transmetueshëm se varianti standard, ishte çështje kohe teksa në të gjitha vendet e rajonit ishin regjistruar një numër i madh infektimesh me të.

MSh bën thirrje për vaksinimin masiv të të gjithë qytetarëve si dhe për respektimin e plotë të masave anti-COVID ende në fuqi, për të shmangur skenaret e vitit të kaluar.

Njoftimi i plotë i Ministrisë së Shëndetësisë:

“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale bën të ditur se, në vijim të procesit të monitorimit të situatës së Pandemisë COVID-19 nga Instituti i Shëndetit Publik, pjesë e së cilës është dhe monitorimi për variantet qarkulluese, nga kampionet e dërguara në Institutin e Virologjisë – Charite në Berlin të Gjermanisë, ku u krye analiza e thellë gjenetike e sekuencimit të gjenomës së virusit në këto kampione, rezultoi varianti Delta B.1.617.2.

Konfirmimi i qarkullimit të variantit Delta në Shqipëri, i dyshuar nga sinjalet laboratorike dhe tashmë i konfirmuar nga Laboratori i Referencës në Berlin, përkon dhe me rritjen e infektimeve në 2 javët e fundit në vendin tonë.

MSHMS apelon qytetarët të vaksinohen në qendrën më të afërt të vaksinimit, në qendër shëndetësore, qendrat e vaksinimit masiv apo me njësitë lëvizëse.

Vaksinimi, shpëton jetë! Vaksinat veprojnë, ato reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Varianti Delta i infeksionit Sars-Cov2 është varianti më i transmetueshëm, ndaj respektimi i masave të distancimit fizik, vendosja e maskave në ambientet e brendshme dhe higjiena, janë thelbësore për kufizimin e përhapjes së virusit.

Ministria e Shëndetësisë i drejtohet të gjithë qytetarëve të zbatojnë rigorozisht masat parandaluese:

Vetëkarantinimin paraprak në rastet kur keni shenja të virusit Covid19 apo nëse keni patur kontakte me persona të konfirmuar me këtë virus.

Ftojmë qytetarët të kontaktojnë menjëherë me mjekun e familjes për çdo dyshim dhe të zbatojnë udhëzimet e mjekut për protokollin e ndjekjes dhe trajtimit. Për çdo emergjencë shëndetësore kontaktoni në numrin unik 127 me Qendrën Kombëtare të Urgjencës Mjekësore.

Edhe një herë, Ministria e Shëndetësisë apelon për vaksinim masiv, për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm.

Aktualisht në Shqipëri janë kryer 1,134,085 vaksinime, nga të cilat, 496,714 mijë qytetarë janë vaksinuar me të dy dozat e vaksinës anticovid. Edhe sot vijon vaksinimi i hapur për çdo qytetar +18 vjeç në qendrat e vaksinimit kudo në vend, deri në orën 8 të mbrëmjes”. e.r/dita

Share This Article
4 Comments
  • Ne nuk e kemi bere kurre dysh fjalen e Partise . C’ thote partia ben populli , c’don populli ben partia . Ne duam te siguroni vetem vaksina qe jane pranuar ne BE dhe SHBA . Ju realizojeni kete dhe ne do t’iu zbardhim faqen . Keni per ta pare qe do te jemi vendi i pare ne bote per numurin e vaksinimeve . Sigurisht jo nga fundi .

  • VINI RE VINE RE!
    Qytetare! Zbatoni masat e vendosura nga Qerveria Mbareboterore per Te Miren Tuaj (QMTMT).
    Ju kujtojme edhe njehere masat efikase kunder virusit:
    Lani duart, dizinfektojini me pas
    Mos fusni gishtat ne hunde, sy e vesh
    Dizinfektoni cdo siperfaqe qe keni rene apo do te bini ne kontakt (kjo nuk vlen per sip. ku do te vendosni mollaqet)
    Mbani maske aty ku nuk mbani dot distancen dhe ne ambjente te mbyllura. E mira eshte ta mbani gjithmone kshuqe po e leme ta mbani gjithmone. Kudo.
    Nuk do te dilni pas nje ore te caktuar, mund tju sulmojne njerez te infektuar dhe tju infektojne dhe ju kshuqe, popcornTV e rrini ne shtepi.
    Telefoni ne nr. xxx nese ju duhet ndihme, per cdo gje.
    Ne Mendojme per Te Ardhmen Tuaj
    Together Forever

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *