Numri i fituesve të regjistruar është rreth 22 mijë nga 25 mijë të shpallur në listën zyrtare.
Më datë 1 tetor do të shpallet lista përfundimtare e fituesve.
Ajo do të japë përgjigje për të gjithë ata që kanë zgjedhur opsionin “vazhdoj garën për një preferencë më të lartë” në regjistrimin online.
Në këtë listë mund të ketë fitues edhe nga ata që nuk u shpallën fitues me listën e parë dhe arrijnë pikët sipas numrit të kuotave të shpallura.
Kandidatët që do të shpallen fitues në listën përfundimtare duhet të vijojnë studimet pranë universitetit, në programin përkatës nga data 7 tetor.
Javën e parë të vijimit të studimeve ata duhet të dorëzojnë pranë sekretarive 2 fotografi, fotokopje të kartës së identitetit dhe mandat pagesën.
Nëse fituesit nuk dorëzojnë pranë sekretarive dokumentet përkatëse, ata konsiderohen se nuk frekuentojnë studimet në programin e shpallur dhe humbasin të drejtën e atij programi studimi.

jam fitues ne UT, kur mund ta marr vertetimin e regjistrimit per tu regjistruar ne konvikt?