Zyrtare: Refuzohet apeli, Reali eliminohet nga Kupa

redaktor

Real Madridi edhe zyrtarisht është përjashtuar nga Copa del Rey pasi apeli është refuzuar nga Federata Spanjolle e Futbollit (RFEF).

19 herë fituesit e Kupës së Mbretit u përjashtuan pasi u mësua se inkuadruan në terren Denis Cheryshevin i suspenduar për sfida të Kupës.

Cheryshev shënoi në duelin ndaj Cadizit të fituar nga Reali, por klubi mbretëror potencoi se lojtari nuk ka marrë ndonjë konfirmim për suspendim, transmeton Telegrafi.

Kështu Realit tash i është refuzuar apeli pasi deklaroi publikisht se vendimi do të jetë në favor të klubit.

Klubit mbretëror tash i mbetet të luftojë vetëm për La Ligan dhe Ligën e Kampionëve e gjasat për tripletë janë shuar përfundimisht.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *