Pronari i ri i aeroportit të Rinasit do te jetë Keen Dynamics Limited, një konsorcium i ngritur nga kompania China Everbright dhe Friedman Pacific Assets Management. Përmes një deklarate në faqen e saj zyrtare të internetit China Everbright njoftoi mbylljen e negociatave dhe nënshkrimin e marrëveshjes që i jep asaj pronësinë mbi konçesionin e Aeroportit.
“China Everbright ka kënaqësinë të njoftojë se Keen Dynamics Limited, një konsorcium mes saju dhe Friedmann Pacific Asset Management ka nënshkruar një marrëveshje për të blerë Tirana International Airport sh.p.k, zhvilluesin kon zcesionar dhe operatorin e aeroportit të kryeqytetit të Shqipërisë,” thuhet në deklaratën zyrtare.
Në bazë të marrëveshjes, Keen Dynamics do të marrë me koncesion Aeroportin e Tiranës deri në vitin 2025 me 2 vjet zgjatje deri në 2027, por zgjatja e kontratës është në pritje të miratimit nga qeveria shqiptare.
Kompania nuk ka bërë të ditur se sa është vlera e transaksionit megjithëse jo zyrtarisht flitet se Rinasi u shit për 90 milionë dollarë. Të dy kompanitë si China Everbright ashtu edhe Friedman Pacific janë të regjistruara në Hong Kong.

I shitet e drejta e perdorimit consorciumit Kinez deri ne 2027 dhe, jo aeroporti si thuhet ne artikull dhe, ne shume media! Rinasi eshte ne Koncesion ose perdorim deri ne 2025 + 2 qe ju shtua nga qeveria. Gjithesesi aeroprti Nene Tereza eshte prone publike, dhe jo privat. Le te shpresojme qe kesaj here kushtet e perdorimit te jene interesin publik dhe jo vetem atij privat siç ka ndodhur deri tani.
Te na rrojne off-shoret.Keto jane edhe pazare me Ramen ,qe ishte ne Hong KOng,me nje “grup” bisnesmenesh.