Zyrtare, Simeone firmos për Fiorentinën

Gazeta Dita

Një sulmues që ikën dhe një tjetër që vjen! Fiorentina ka zyrtarizuar blerjen me të drejtë definitive të Giovanni Simeone nga Genoa. Futbollisti argjentinas ka firmosur një kontratë deri në vitin 2022.

“Eshtë ajo që desha, – tha Simeone, pasi kaloi me sukses vizitat mjekësore. – Faleminderit të gjithëve. Unë jam gati për këtë aventurë të re. Për mua është një mundësi e mirë dhe jam i kënaqur. Pres më të mirën dhe e di që më duhet të jap gjithçka.”

“Çfarë më tha Corvino? Që është i lumtur nga blerja ime. Ishin të lumtur edhe të gjithë ata që më kanë ndihmuar të arrij deri këtu këtu,” – ka shtuar djali i “El Cholo”, Diego Simeone, trajneri i Atletico Madrid.

Simeone, lexohet në komunikatën për shtyp të Fiorentina, merr në trashëgimi vendin e bomberave të mëdhenj amerikano latin nga Batistuta te “Artillero” Petrone, nga Edmundo te Montuori, kampionë që kanë shkelur fushën e stadiumit “Franchi” të Firences dhe që kanë kontribuar për ta bërë fanellën vjollcë të famshme në gjithë botën.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *