Zyrtare: Sir Alex i jep fund karrierës me United

redaktor

Menaxheri më i suksesshëm në historinë e futbollit anglez do të pensionohet në ndeshjen e fundit që United do ta zhvillojë kundër ËBA-së më 19 maj, është bërë e ditur sot në faqen zyrtare të Manchester United.

Fergie ishte në stolin e “Djajve të Kuq” përplot 26 vjet e gjysmë dhe kishte një karrierë mjaft të suksesshme.

Ky lajm ka lënë të zhgënjyer tifozët e United ndërsa hapet një tjetër derë për trajnerin e Real Madridit, Jose Mourinhon, në Premier Leaguen angleze.

Megjithatë, skocezi do të mbetet në Manchster United, por tani në postin e drejtorit të klubit.

Duke bërë të ditur pensionimin, Sir Alex Ferguson tha, “Është koha e duhur që të pensionohem. Ishte e rëndësishme që ta lë një organizatë të tillë në një moment kur ajo është shumë e fuqishme dhe besoj se e kam bërë punën time. Kjo skuadër do të vazhdojë me sukses në nivelet më të larta. Tani do ta marr rolin e drejtorit dhe ambasadorit të klubit. Me këto aktivitete do të jem në United. Më duhet të falënderoj familjen, për dashurinë dhe përkrahjen që për mua kanë qenë esenciale gjatë tërë karrierës sime”.

Statistika dhe kuriozitete për Alex Fergusonin

Sir Alex Ferguson do të dalë në pension në fund të këtij sezoni, duke e ndërprerë karrierën e gjatë dhe unike 26-vjecare në krye të “Djajve të Kuq”. Këtë fakt e ka konfirmuar edhe vetë trajneri i mirënjohur skocez në Twitter, por edhe klubi i tij, Manchester United. “

Trajneri më i suksesshëm në historinë e futbollit anglez do të çlirohet nga detyra pas ndeshjes kundër West Bromwich Albion më 19 maj dhe do t’i bashkohet bordit drejtues të klubit”, thuhet në një njoftim të Manchester Unitedit.

Trajneri skocez e udhëhoqi me sukses ekipin nga “Old Trafford” për 26 vjet rresht, ndërsa këtë sezon ka siguruar titullin e 20-të në Premier League, një rekord absolut në emër të “Djajve të Kuq”.

Statistikat e kuriozitet për Fergusonin gjatë 26 vjet karriere si trajner:

1. 37-Trofe të rëndësishëm (12 Premier League, 2 Champions League, 5 FA Cup, 4 League Cup). 3-trofe në sezonin 1998-99.
2. 45-Rekordi i Unitedit pa pësuar humbje në të gjitha garat.
3. 9:0-Fitorja më e thellë e skocezit, kundër Ipswich Town në “Old Trafford” në vitin 1995.
4. 6:1 humbja më e thellë e Fergusonit, sezonin e shkuar ndaj rivalëve të Manchester Cityt.
5. 26-vjet priti Manchester Unitedit për të fituar sërish titullin përpara se t’ia jepte Sir Alex në vitin 1993.
6. 3-”Vjet justifikime dhe sërish plehra… LARGOHU FERGIE”. Ishte parrulla e tifozit Pit Molinox në “Old Trafford” dhjetorin e 1989-ës, e cila kërkonte shkarkimin e trajnerit që kishte tre sezone pa fituar trofe. Manchester Unitedit humbiste me Crystal Palace 2:1.
7. 30.75-milionë paund i pagoi Tottenhamit për të transferuar Dimitar Berbatovin në 2008-ën. Blerja më e shtrenjtë e klubit.
8. 80-milionë paund shiti Cristiano Ronaldon te Reali i Madridit një vit më vonë (2009). Transferimi më i shtrenjtë i historisë.
9. 625.000-paund shpenzoi për të transferuar Denis Irwin, i konsideruar nga Ferguson si blerja më e mirë e tij e cila ka justifikuar çdo qindarkë. Mbrojtësi i majtë irlandez erdhi nga Oldhami në vitin 1990 dhe u largua nga “Teatri i Ëndrrave” pas 368 ndeshjesh (2002).
10. 60.000-paund ishte paga vjetore e tij kur mori drejtimin e Manchecsterit më 6 nëntor 1986.
5-milionë paund është paga e tij aktuale.
11. 7-vjet pa i dhënë intervista BBC-së pas polemikave që shkaktoi programi investigativ “Panorama” për djalin e tij Jason. Ky i fundit u akuzua se shfrytëzonte emrin e të atit për marrëveshjet e tij si menaxher futbolli.
12. 14-numri i trajnerëve që kanë drejtuar Manchester Cityn për sa kohë Fergie drejton rivalët e qytetit.
13. 17-ndeshje ka munguar Ferguson në stol për shkak të pezullimeve.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *