Jose Maria Callejon është emri surprizë që i është bashkuar Spanjës, në ndeshjet e radhës eliminatore për Kupën e Botës, fillimisht përballë Italisë më 6 tetor dhe 3 ditë më pas përballë kombëtares tonë në Shkodër.
Trajneri i Spanjës, Julen Lopetegui rikthen në përfaqësuese futbollistin e Napolit, pas plot 2 vjetësh, kur ai ishte e pjesë e Spanjës kundër Gjermanisë, që ishte e dyta dhe e fundit ndeshje me skuadrën ‘Furie Rosse’ për futbollistin aktualisht 29 vjeçar.
Jashtë skuadre për dy takimet e radhës është lënë Cesc Fabregas, që duket një yll në perëndim, ndërsa gjithnjë e më shumë po i krijohet hapësirë të rinjve, si Sergie Roberto, Saul dhe Lucas Vasquez.
Lista e Spanjës për ndeshjet eliminatore të 6 dhe 9 tetorit
Portierë: De Gea (Mançester Junajted), Reina (Napoli) e Sergio Rico (Sevilja).
Mbrojtës: Nacho (Real Madrid), Jordi Alba (Barcelona), Piqué (Barcelona), Azpiliqueta(Çelsi), Sergio Ramos (Real Madrid), Carvajal (Real Madrid), Sergi Roberto (Barcelona) e Javi Martínez (Bajen Mynih).
Mesfushorë: Busquets (Barcelona), David Silva (Mançester Siti), Thiago Alcantara (Bajern Mynih), Saúl Ñíguez (Atletiko Madrid), Koke (Atlétiko Madrid), Isco (Real Madrid), Iniesta (Barcelona).
Sulmues: Morata (Real Madrid), Lucas Vazquez (Real Madrid), Nolito (Mançester Siti), Callejon (Napoli), Diego Costa (Çelsi) e Vitolo (Sevilja)

është mëse normale!!
kush është i mënçur do të kapë vëndin e parë!!
kush është mëndjelehtë e ka kapur që tashit vëndin e parë!!
të paktën me vetëmburrje!!