Zyrtare/ Talenti Brazilian shkon tek City për 12 milionë euro

Gazeta Dita

Douglas ka firmosur për pesë vite në “Etihad” dhe ka mbërritur 24 orë pasi City konfirmoi transferimin e Kyle Walker nga Tottenham.

Shifra mund të shkojë në 16 milionë euro për shkak të bonuseve të përfshira. Ai pritet të huazohet te Girona për sezonin e ardhshëm.

19-vjeçari do t’i bashkohet një numri të madh brazilianësh te Qytetarët. Mesfushorët Fernandinho dhe Fernando pritet ta ndihmojnë të ambientohet Luiz.

Në një postim të shkurtër në Twitter, City shkroi: “City lajmëron me kënaqësinë më të madhe se ka arritur marrëveshjen me mesufhsorin brazilian Douglas Luiz.”

Drejtori Sportiv Begiristain u shpreh: “Ai është një lojtar me potencial të madhe dhe të gjithë ne do ta ndihmojmë të ambientohet.”

E.Xh

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *