Departamenti i Shëndetit Shtetëror raporton më në fund numrin e vërtetë të vdekjeve nga COVID në New York
Numri i njujorkezëve të vrarë nga pandemia e koronavirusit arrin në më shumë se 55,000 njerëz, konfirmoi Departamenti i Shëndetit i Shtetit të martën vonë. Këto shifra të DOH janë shumë më tepër se 43,000 të raportuara nga guvernatori i larguar, Andrew Cuomo, citon noa.al.
Shifrat e reja të shtetit tregojnë se numri i vdekjeve të lidhura me COVID në shtetin e New York arriti në 55,395 që nga nisja e pandemisë në fillim të 2020.
Zyrtarët e DOH publikuan shifrat e rishikuara vetëm disa orë pasi Guvernatorja Kathy Hochul u betua në detyrë, duke u përditësuar edhe shifrat e publikuara nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve dhe Universiteti Johns Hopkins.
Gjatë kohës që Nju Jorku drejtohej nga Cuomo, raportoheshin vetëm vdekjet në spitale, azile pleqsh dhe objekte të tjera të kujdesit për të rriturit.
Raportet nuk përfshinin njujorkezët që vdiqën nga pandemia në shtëpi, as ata në burgje dhe as ata që vdiqën në mjedise të tjera jospitalore. Nuk u përfshinë as të vdekurit në ditët e para të pandemisë kur testimi nuk ishte i disponueshëm, duke siguruar një pamje jo të plotë të numrit të vërtetë të jetëve që ka marrë COVID-19.
e.sh/Dita

“Zyrtarët e shëndetësisë në New York zbulojnë numrin e vërtetë të vdekjeve nga COVID”
titull fantastik”zbulojnë numrin e vërtetë”,pra jo atë të gjëjeshtërt!?
ndryshe nga të fandaksurit e konspiracionit,si i plevitorsuri(al fredo) cako që thoshin se po shtojnë artificialisht numrin e të vdekurve,këta na i paskan fshehur!?
e çuditëshme,këtyre nuk ju leverdisnin 18 mijë dollar për çdo të raportuar si të vdekur nga korona??
ehhhh,VK,këta të fandaksurit e të plevitosur cakos e dredhin si ju do byçka!!nxjerrin ndonjë budallallëk të ri!!
titulli i saktë do të ishte jo zbulohet “numri i vërtetë”,por ” numri i saktë”,”numri i përditësuar”!!
sepse në rastin e numërimit të të vdekurve nga korona nuk ka pasur dëshirë për të mos thënë të vërtetën!kushtet nuk e kanë lejuar të bëhet një gjë e tillë!sot që kushtet kanë ndryshuar në numër janë futur dhe ata që më parë ishte e vështirë të futeshin!!
ma merr mëndja se dh pas këtij numërimi, nuk janë të gjithë me 100% garanci!!