Zv/ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Hoyt Yee dha sot mesazhin se është mjaft e rëndësishme që zgjedhjet të bëhen.
Zyrtari amerikan theksoi se “nëse disa parti përjashtojnë veten, vetëdëmtohen”.
“Zgjedhjet janë më të mira kur ka përfaqësim të gjerë. Nëse disa parti përjashtojnë veten, vetëdëmtohen dhe kjo e dëmton imazhin e Shqipërisë. Asnjë forcë politike nuk ka përfituar nga bojkoti. Do të donim që palët të pranonin paketën McAllister.
Është e drejtë e çdo partie të marrë ose të mos marrë pjesë në zgjedhje. Certifikimi i zgjedhjeve do të bëhet nga BE dhe OSBE, dhe nëse do jenë të rregullta do certifikohen edhe nga SHBA.
Dhuna nuk ka vend në një vend demokratik. Zgjidhja duhet të vijë nga liderët politikë. SHBA do ta mbështesë deri në fund reformën në drejtësi”, tha Yee në një takim me gazetarët.
“Shtetet e Bashkuara mbështesin paketën “McAllister” dhe do të ishte në pëlqimin e saj sikur palët të gjenin një marrëveshje mbi këtë paketë”, ka thënë Yee.

Paska ardhur kot ky kinezi, ne prisnim “buldozerin” ta hidhte ne hava cadren e Ali Baba Saliut dhe 40 hajduteve krimineleve te tij.
Të lumtë z.ZV/ndihmës i sekretarit të shtetit Amerikan ,mesazhi është shumë i qartë i sakët për të gjithë PD -në që kan përjashtuar veten nga zgjedhjet Këtyre nuk u duhet dhënë asnjë lëshim për zgjedhjet me 18 qërshorit .Këta duan të marrin pushtetin në tavolinë më rrugaq e trafikantë krimi . Prandaj futi S.Berishën dhe L.Bashën në listën e kuqe të krimit,deri sa të dalin para gjyqit për krimet që kanë bërë.L.Basha është një gënjeshtar i lindur ,edhe sikur ta pyesësh sa është ora ? – ai nuk ta tregon të vërtetën !