Zyrtari i lartë koreano-verior arratiset në Korenë e Jugut

Elton Tafaruci

Një zyrtar i lartë koreano-verior është zhdukur nga ambasada e vendit të tij në Londër dhe ka dezertuar në drejtim të Koresë së Jugut, kanë konfirmuar zyrtarë nga Seuli.

Thae Yong-ho dhe familja e tij tashmë janë nën mbrojtjen e qeverisë së Koresë së Jugut. Thae ishte zëvendësi i ambasadorit dhe mendohet se është zyrtari më i lartë që ka dezertuar nga Korea e Veriut. Misioni i tij kryesor në Londër kishte për qëllim të përhapte perceptimet pozitive të lidershipit së Koresë së Veriut.

Gjatë një fjalimi, zoti Thae argumentoi se britanikët kishin pësuar lavazh truri nga klasa e tyre në pushtet për të besuar gënjeshtrat që thuheshin për Korenë e Veriut dhe liderin e saj Kim Jong-un.

“Nëse njerëzit në këtë vend, apo në Amerikë, e dinë se ka një vend në botë ku ka një arsim falas, strehim falas, kujdes mjekësor falas, atëherë ata do të mendojnë ndryshe,” tha ai. “Kjo është arsyeja pse media krijon të gjitha këto histori tronditëse dhe të tmerrshme për vendin tim”.

Korrespondenti diplomatik i BBC-së, James Robbins, thotë se duhet të shohim tani nëse zoti Thae është në gjendje për të mbrojtur Korenë e Veriut.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *