Zëvendësndihmësi i OKB-së, Martin Griffiths ka shkuar për të diskutuar hapjen e rrugës për eksportet e grurit dhe ushqimeve të tjera nga portet e Detit të Zi të Ukrainës.
Griffiths do të takohet me zyrtarët rusë disa ditë pasi një tjetër zyrtar i lartë i OKB-së, Rebecca Grynspan, pati bisedime “konstruktive” në Moskë me zëvendëskryeministrin e parë të Rusisë, Andrei Belousov, për përshpejtimin e eksporteve ruse të grurit dhe plehrave, raporton Reuters.
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, po përpiqet të ndërmjetësojë atë që ai e quan një “marrëveshje paketë” për të rifilluar eksportet e ushqimit ukrainas dhe eksportet ruse të ushqimit dhe plehrave, të cilat u ndërprenë nga pushtimi rus i Ukrainës në shkurt.
“Situata mbetet kritike. Sekretari i Përgjithshëm dhe dy njerëzit kryesorë që ai ka ngarkuar për të punuar në këtë, Rebecca Grynspan dhe Martin Griffiths do të shkojnë kudo që duhet për ta çuar përpara këtë projekt”, tha zëdhënësi i OKB-së, Stephane Dujarric.
Ministria ruse e Mbrojtjes tha të enjten se anijet që transportojnë grurë mund të largohen nga portet e Ukrainës në Detin e Zi nëpërmjet “korridoreve humanitare” dhe Rusia është e gatshme të garantojë sigurinë e tyre.
Lufta e Rusisë në Ukrainë ka nxitur një krizë globale ushqimore me çmimet e drithërave, vajrave të gatimit, karburantit dhe plehrave.
Rusia dhe Ukraina përbëjnë gati një të tretën e furnizuesve globalë të grurit.
Rusia është gjithashtu një eksportues i plehrave dhe Ukraina është një eksportues kryesor i misrit dhe vajit të lulediellit.
j.l./ dita