Më 9 tetor do të mbahet asambleja e Partisë Socialiste, e cila ishte shtyrë disa herë me radhë në verën që lamë pas.
Ajo do organizohet në 3 rajone, një në Shkodër, Fier dhe Tiranë për të bërë të mundur respektimin e masave anti-Covid dhe do të lidhen me njëra tjetrën on line, ku do të njoftohen dhe vendimet.
Prej kohësh flitej se në mbledhjen e asamblesë do të njoftoheshin dhe ndryshime në qeveri, por për momentin ujërat duket të jenë qetësuar me largimin e Besa Shahinit dhe emërimin në vend të saj të Evis Kushit.
Një tjetër emër që është përfolur për t’u larguar është dhe ai i ministrit të brendshëm Sandër Lleshaj, i cili u ka dhënë një shtysë dhe vetë zërave, kur ka thënë se nuk ka ministra të përjetshëm.
j.l./ dita

Data 16 Tetor do te ishte ideale.
Edveri do te kishte nje datelindje me Enverin .
Vendimi me i drejte do te ishte : Fshirja e sigles “PS” dhe zevendesimi me “Rilindja e sh. Enver”.