Me përfundimin e mandatit të Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla, kanë filluar edhe kandidaturat për postin e kryeprokurorit të përkohshëm. Një nga emrat e përfolur si kandidate për këtë detyrë, është edhe Arta Marku, prokurore në rrethin e Shkodrës.
Gjithashtu, Marku garon edhe për Këshillin e Lartë të Prokurorisë.
Vetë Marku përgjatë karrierës së saj 15-vjeçare në Prokurorinë e Shkodrës, nuk ka hetuar asnjë dosje të rëndësishme.
Deri më tani janë përfolur si kandidatë edhe prokurorët Ferdinand Elezi dhe Xhemal Saliaj, BW.
Mazhoranca ka bërë të ditur se gara është e hapur deri të martën në orën 18:00.
