Zyrtarizohet lista e lojtarëve kundër Danimarkës

Dita

Trajneri italian Giani de Biasi ka publikuar listën e lojtarëve që do të luajnë kundër Danimarkës.

Tekniku italian deklaroi se Shqipëria do të luajë me shumë kujdes.

“Jemi të ndërgjegjshëm që kemi tre ekipe më të mira se vetja, Portugalinë, Danimarkën dhe Serbinë. Na pret një ndeshje shumë e fortë nesër. Ne nuk do hyjmë për të marrë një pikë, por do të kërkojmë pikët maksimale. Nuk mund ta them tani nëse do më kënaqë një pikë. Do bëjmë gjithçka për të marrë më të mirën e mundshme. Në varësi të rrethanave të lojës edhe një pikë mund të na kënaqë”, u shpreh De Biasi.

Futbollisti Lorik Cana tha se ekipi do të futet në fushë vetëm për fitore. /E.K

Lista e plotë:

Portierë: Etrit Berisha (Lacio), Orges Shehi (Skënderbeu), Alban Hoxha (Partizani).

Mbrojtës: Elseid Hysaj (Empoli), Debatik Curri (Tirana), Lorik Cana (Lacio), Mërgim Mavraj (Këln), Ermir Lenjani (St.Galen), Andi Lila (Pas Janina), Ansi Agolli (Karabag), Taulant Xhaka (Bazel), Amir Rrahmani (Partizani).

Mesfushorë: Ergys Kaçe (PAOK Selanik), Alban Meha (Paderborn), Valdet Rama (Mynih 1860), Amir Abrashi (Grasshoper), Ervin Bulku (Tirana), Burim Kukeli (Zyrih), Emiljano Vila (Partizani), Odise Roshi (FSV Frankfurt), Herolind Shala (Od Ballkklub).

Sulmues: Bekim Balaj (Sllavia Pragë), Shkëlzen Gashi (Bazel), Sokol Cikalleshi (RNK Split), Hamdi Salihi (Hapoel Ironi Akre), Armando Vajushi (Liteks Loveç), Edmond Kapllani (FSV Frankfurt)

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *