Ambasada Amerikane në Shqipëri ka reaguar pas takimit të Ndihmës Sekretaren e Shtetit për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike Karen Donfried dhe Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar me zyrtarët e politikës shqiptare.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Ambasada shkruan se zyrtarët e lartë nga SHBA rikonfirmuan mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe nxitën vijimin e reformave të nevojshme.
Ambasada thekson se zyrtarët nënvizuan se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë luftën kundër korrupsionit si një interes thelbësor i sigurisë kombëtare.
Reagimi i Ambasadës:
Si pjesë e vizitës së saj në Ballkanin Perëndimor, Ndihmës Sekretarja e Shtetit për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike Karen Donfried dhe Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit dhe i Dërguari i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar ishin në Shqipëri në 28 dhe 29 prill. Ata u takuan me Kryeministrin Edi Rama, ministra të ndryshëm, dhe drejtuesit e opozitës.
Qëllimi i vizitës së tyre ishte thellimi i partneritetit tashmë të fortë midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë si miq, aleate në NATO dhe anëtare në Këshillin e Sigurimit së Kombeve të Bashkuara, sidomos teksa festojmë 100-vjetorin e marrëdhënieve tona dypalëshe. Ata rikonfirmuan mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe nxitën vijimin e reformave të nevojshme, përfshirë reformën në drejtësi; mirëpritën përpjekjet e fundit për të diversifikuar burimet, furnizimet dhe rrugët e energjisë në Shqipëri dhe më gjerë në rajon; dhe nënvizuan se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë luftën kundër korrupsionit si një interes thelbësor i sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara.
Ata theksuan gjithashtu rolin e pazëvendësueshëm të një opozite të fortë në demokracinë e Shqipërisë, theksuan rëndësinë e institucioneve të forta demokratike dhe sundimit të ligjit dhe shprehën shpresën për një partneritet të efektshëm dhe që sheh përpara me popullin shqiptar, duke përfshirë edhe partitë që i përfaqësojnë ata.
o.j/dita

Kam 20 vjet qe degjoj nga amerika gjer te europa perendimore qe mbeshtesim shqiperine per ne be
Por ne fakt ajo qe shihet eshte mbeshtetja vetem per kete klase politike sepse populli keta 30 vjet mori arratine
Nuk ka me asnje ndjeje kur thoni “mbeshtesim”
Do ishte me mire te thoni pse nuk perparojme drejt be dhe a jeni dhe ju kontribues ne kete deshtim
Sepse pa ndihmat e perendimit qeverite shqiptare nga ana ekonomike kapitullojne per 6 muaj