Në shkollat amerikane, një tendencë e re e dhunimit seksual të nxënësve po gjen gjithnjë e më shumë dritën e publikimit: Fjala është për mësueset që përdorin seksualisht nxënësit meshkuj, kryesisht adoleshentë.
Me ekspozimin e rasteve të para, dikush apo disa patën guximin të bëjnë edhe shaka e batuta, qoftë në ndonjë emision televiziv apo në rrjet, duke thënë se marrëdhënia seksuale me mësuesen simpatike është ëndrra e çdo adoleshenti.
Por shndërrimi i dramave personale të nxënësve dhe familjeve të prekura, në skeçe humoristike, nuk zgjati shumë.
Një furtunë në mediat sociale dhe ato tradicionale, u ngrit shpejt dhe ekspertët sqaronin se përtej “kënaqësisë së momentit”, mësueset ‘grabitqare’ shkaktonin tronditje psikike tek viktimat, rënie në mësime e madje çinteresim total; shkurt, viktimave në jo pak raste iu rrezikua e ardhmja.
Kështu në SHBA, vetëm vitin e kaluar (2014) gati 800 punonjës shkollorë (mësues, ndihmës etj) janë djekur penalisht për ngacmime seksuale, një e treta e të cilave femra.
Fakti është, siç njofton Huffington Post, se jo vetëm ndaj abuzuesve meshkuj, por edhe dënimet ndaj mësueseve femra janë ashpërsuar, dhe ideja qendrore është po ajo: Pavarësisht gjinisë, mësuesit janë edukatorë të cilëve u janë besuar fëmijët e moshës 7-18 vjeç për arsimim dhe formim intelektual e social.
E kur shkelet ky besim i familjeve dhe shoqërisë, dënimi është i pashmangshëm.
Dy anët e rrjeteve sociale
Por ashtu si në rrjetet sociale u ngrit një furtunë kundër “marrjes lehtë” të disa rasteve të molestimit seksual të nxënësve, por ashtu vetë rrjetet sociale janë në shumicën e ngjarjeve të kësaj natyre, ndërmjetësit e një marrëdhënieje e komunikimi mes viktimave dhe agresorëve mësues, që nuk ka ekzistuar më parë.
Ekspertët amerikanë mbi abuzimin e fëmijëve bien dakord se shkollat duhet të ndalojnë ndërveprimin jashtëshkollor mes nxënësve dhe mësuesve; thënë ndryshe, palët nuk mund të komunikojnë privatisht dhe të jenë “friends”.
Sepse, siç thotë aktivisti Kristofer Anderson, “shumë rrallë ndodh që një mësues ta ndalojë një nxënës në oborr, apo në korridor dhe t’i thotë, a do të shohësh një foto timen në plazh?, ndërsa në rrjetet sociale kjo barrierë komunikimi nuk ekziston”./DITA

Po derisa zhvillohet lenda mbi Seksualitetin,pse mos te zbatohet ne praktike? Mesuesit dhe mesueset japin eksperiencen e tyre edhe ne kete drejtim…….. Hiqni lenden e seksualitetit te adolishentet e pastaj shtoni denimin. DERI SA KA TEORI,KA EDHE PRAKTIKE.
si nuk e patem ate fat brezi jone me ndonje zyshe simpatike…….eh ..jete bubi
po jemi pa fat fare ne …………
Pse duhen publikuar te tilla pislleqe ?!! Nuk jane ne te miren e shoqerise sone .Ne vend qe te edukojne ato cedukojne .Ne shkollat shqiptare nuk ka dukuri te tilla.
Mo u merzit i Albi…se era fryn sjell dhe ndryshime.
Mos jepni kshu artikujsh se u turren shqiptaret per shkolle nate ne usa…