Zyshë Flora Hanelli: Të urrej Bashën? Jo, thjesht e neveris

redaktor

A ju kujtohet zyshë Flora? Është pedagogia e matematikës në Inxhinerinë e Ndërtimit e cila u përplas në një konflikt verbal me Lulzim Bashën (kur ky i fundit garonte për bashkinë e Tiranës) në 2011. Videoja e pedagoges në atë kohë, qarkulloi në të gjitha agjencitë e lajmeve. Sot do takoj pikërisht atë! Një kuriozitet i vjetër, që u zgjua krejt papritur. Sidomos për njerëz që bëhen të njohur në 5 minuta për një akt sa të guximshëm, aq edhe të diskutueshëm.

Takimin me Flora Hanellin e kemi paracaktuar në barin Friends Book House. E ku tjetër do donte të ulej një mësuese matematike?! Gjatë rrugës kam përfytyruar një grua energjike, me buzët e lyera fort dhe që flet me zërin e lartë. Nga afër ajo rezulton… e kundërta. Domethënë; është e qetë (si një pulë – do thoshte gjyshja ime), me një buzëkuq të lehtë, zërin e ulët në maksimum, aq shumë të ulët, sa nga përqendrimi për të ndjekur bisedën me të, mu duk sikur po bymehesha.

E pyes fillimisht për shtatorin i cili është zakonisht muaj provimesh. Ajo më tregon se cilësia e nxënësve po vjen në përmirësim. “Vitet më të vështira Mira, ishin 92-98. Pas këtij kufiri ka pasur një përmirësim, por vlen të theksoj se shkencat nuk kanë më sharmin e një kohe të shkuar”.

– Zysh’ Flora a do jeni e sinqertë nëse do ju pyesja për ndonjë qelizë zhgënjimi në këtë vitin e qeverisë?

– Nuk shoh asgjë që nuk shkon. Tirana më duket një qytet më i sigurt. Në ka një gjë që bie në sy, është puna e policisë.

– Ah, domethënë ju pëlqen Sajmiri? – e ndaloj unë.

– Jo jo, nuk e kam tek ministri që sigurisht më pëlqen, por tek policia. Ajo tashmë sillet e sigurt, duket e mbrojtur nga shteti. E mëparshmja ishte qartazi një vegël e përdorur keq.

E pyes a e urren Lulzim Bashën.

– “Ai duket perëndimor… Vjen si një politikan i ri..  A mos e ka tepruar pak atëherë? Mos e bëtë për t’u bërë e famshme ndoshta? – i them unë

– Unë e famshme? Kurrë! Por Lulzim Bashën nuk urrej. Ai në aspektin intelektual është një trap, ndërsa në aspektin moral, më mjafton t’ju kujtoj se kur hyri në politikë, hyri si i kamur. Ku e gjeti gjithë atë pasuri një djalë aq i ri?! Nuk e urrej, sepse do ta vlerësoja nëse do ta urreja. Atë njeri e neveris.

– Po Berishën?

– “Berishën ja vlen ta urresh, të paktën”.

A ka menduar ndonjëherë ajo se me këtë shpirt proteste kombinuar edhe me matematicienen, mund t’i dedikohet politikës?

– Po unë bëj politikë. Edhe tani që flas me ju po bëj politikë. Çdo ditë që zgjohem, bëj politikë. Po për atë politikën që të jep pushtet dhe karrige nuk kam pasur kurrë një plan. Jo për atë, jua them me bindje që nuk kam asnjë dëshirë, ambicie. Mua nuk më intereson pushteti. Jam një qytetare aktive në vendin tim.

– Megjithatë nuk jeni aq e verbuar sa të thoni se çdo gjë shkon mirë në këtë vend tani që kemi “Rilindjen”. Keni ndonjë merak?

– Po sigurisht që kam. Nuk kam kuptuar çfarë qëndrimi ka qeveria për CEZ. Unë nuk mendoj që energjia të jetë e privatit, ajo është pasuri kombëtare dhe shpresoj shumë në një zgjidhje. P.sh., diçka tjetër është se nuk kam kuptuar ende reformën e pensioneve. E kam fjalën për moshën time, se ligji për ata nën moshën 40 vjeç është i qartë dhe fairplay. Po për ne, nuk e di si do bëhet. Është diçka që kërkon zgjidhje. Nuk mund të mbetemi kështu ne mësuesit e arsimit të lartë! Është fatale. Kur është dashur të sakrifikojmë, e kemi bërë, por nuk mund të jemi në udhëkryq. Unë jam nga Vlora dhe me bashkëshortin tim kemi jetuar nga viti ‘83 deri në 1994 në konvikt. Atje i kam lindur dhe dy vajzat. Ishim që të dy pedagogë, ai jep matematikë prej një jete në Gjeologji, ndërsa unë në Inxhinierinë e Ndërtimit. Ne vijmë nga shumë sakrifica. Edhe sa duhet të presim?!

– Keni menduar të largoheni nga Shqipëria?

– Asnjëherë të vetme! – thotë ajo dhe papritur i mbushen sytë me lot. Nuk e di, është një ndjeshmëri për shkak të tranzitit të kësaj moshe, apo kam takuar një grua të latuar në melankoli. Madje çuditem ku e ka gjetur pikërisht kjo grua atë forcë e kurajë për të ngritur zërin atë pranverë të vitit 2011?!

Por më tregon për jetën e saj, për faktin që ka refuzuar të japë mësim nëpër fakultete private, sepse beson se tek shumica prej tyre ka pakte me djallin, dhe se ajo nuk pranon para të turbullta.

Unë mund të mos jem dakord me optimizmin e zysh Florës për Rilindjen, i cili do duhej të ishte të paktën në nivel me zërin e saj (pak më i butë) por i besoj që ajo është një idealiste tipike. Dhe një idealist edhe kur e ka gabim, nuk dëmton, por është gjithmonë i shëndetshëm për shoqërinë. Është një grua e ndershme dhe plot dëshirë për jetën. Më tregon me duart që i bashkon lehtë hera-herës (gjest karakteristik mësuesi) se lexon çdo ditë. Nis e më mburr kryeredaktorin e Ditës, pëlqen vende-vende Mero Bazen, dhe ajo që mu duk bombastike ishte se zysh Flora nuk e duronte Top Channel. U habita! I tregoj se është njeriu i parë që takoj dhe nuk është i mahnitur nga prestigji i atij televizioni.

– Nuk i pëlqej unë gjërat e fryra!

Ajo është një fanse e Fatos Baxhakut dhe për këtë të fundit do vija bast. Pëlqen shumë Ermonela Felajn dhe Mimi Kodhelin. Janë dy gra që sipas zysh Florës reflektojnë… saktësi. Sa bukur e tha! Fiks si një zysh matematike. I them që ndoshta një kompliment për ministren Nikolla do i sillte ndonjë haber të mirë në shkollë. Por nuk u josh nga oferta ime. Më tregoi se më shumë sesa kritikat për arsimin, asgjë tjetër nuk e ndihmon më shumë një Ministër Arsimi. Pa dyshim që duhet të jetë një grua e zonja, shton ajo. Mbyllja e disa ”Privatëve” ishte një rezultat, por Flora pret një tjetër sharrë. “Mendoj që do të ketë një sitë të re”.

Koha me zysh Florën nuk u ndje shumë. Dhe tani që po hedh rreshtat e fundit mendoj që do ishte ideale sikur të kishim më shumë idealistë që veprojnë në kokën e tyre. Që flasin hapur dhe mendojnë krejt ndryshe nga shumatori. Në fund të fundit, të jesh vetja është gjëja më e vështirë dhe kjo grua nga 2 orë bisedë me të, më bindi që është e mundur edhe kur ke një rrogë të ulët, edhe kur i ulërin kandidatit për kryetar bashkie, edhe kur pranon varfërinë në vend të parave të turbullta.

Mund të tingëllojë çmenduri, por nga afër pashë paqe!

 

Share This Article
65 Comments
  • Sikur te tille njerez te kishte me shume, Shqiperia do ishte ndryshe.
    Te lumte Z. Mira qe zgjodhe njeriun e ndershem per interviste.

      • Nje histori pa i-magji-nate Nr-3

        U takun Berisha, Basha dhe Fullani ne boten tjeter, dhe po diskutonin se çfar i kishte ndihmu sa ishin gjalle qe ben kaq shum pasuni.

        Berisha u foli i pari dhe duke u krekos tha:- Un bre vllazen organin ma te ransishme sa isha gjalle kisha HUNDEN.
        Fal hundes teme si skifter qi me udhehoqi ne jete arrita majat ma te nolta.E nuhata menjiher se komunizmi po rrzohet dhe u bona demokrat.
        Ja kom pa hajrin ksaj hunde ene ku se kom fut.

        I dyti filloi te tregonte Lulu Basha.
        Un,- tha ai me zo te çjerrun,- organin ma te ransishem kom te pasmet.
        Fal atyne fluturova nga Rinasi ne Holland dhe ne Utrecht nisa KAR-jaren time dhe u pallova marrzisht nga serbet ne Kosove dhe ma ne fund u ngjita ne krye te Partis Demokratike fale hundes se Argites .aty kom ndje lezetin ma te modh.Hunda e Argites ne bythen time ishte ajo qi ma knoqte loçken

        Ndersa Fullani gjith tangerllik tha.
        Kurse une more vellezer organin me te rendesishem kap patur GERTHINXEN.
        Çka je tu than mor Fulle,a te kon lon ment e kryes,-e pyti Berisha.
        Gerthinxa ime,-vazhdoi Fullhajni,me ka sherbyer si vrime ku te gjithe politikanet shqiptar vinin dhe fusnin koqet e tyre se u dukej si Vagine.
        pra un mbijetova dhe u pasurova fale Gerthinxes.
        Diten tallja koqet me grate e politikanve,ndersa naten u jepja politikanve te majte dhe te djathte me qera Gerthincen time ,ashtu siç bejne veterineret me demat per tua mjel faren e nderzimit.

        Hahaaa qeshi Berisha,shejtan paske qene mre Fullan na paske tradhtu edhe me Edi Ramen se per Liken e dinim se te ka pas shum qef aji xhuxhi pelivan.

  • Me mire ja ka gjete Lulushit,nuk e ureje e neverise. Fiks ja ka thene. Kurse PitBullin ka arsyje ta urreshe. Shume mire ja ke thene patriote,se sot e mora vesh qe na qenke na VLORA po prandaj je trime dhe fisnike.Na ke pelqyer shume atehere kur ju kundervure ati cerit te UDB.FLM edhe njeher per ate kurajo qe tregove.GJITHE TE MIRAT JU DHE FAMILJES TUAJ

  • Kjo Mira Kazhani po behet e famshme me keto intervistat.

    Eshte dhe e bukur “qenia”..

    Kurse Lulin e neverisin grate, jo se eshte i pashem, por se eshte i bukur si nje flutur.

  • nuk i bie shume ne qafe studenteve. jep algjeber lende te veshtire dhe i kalon shumicen nuk i ngel sigurisht . ata qe jane hunj e nuk bejne dot 20 pike kot vijne ne shkolle.

    • Pikerisht plak!
      Problemi i kesaj profesoreshes eshte se nuk sheh pertej militantizmit, perndryshe do t’i kishte shkuar mendja te neveritej edhe per aleancen me Meten (arsyeja per te cilen dolen ne proteste edhe ato qe u vrane) apo te kritikonte neglizhencat e theksuara tek vrasja e Santos, tek nepotizmi dhe mungesa evidente e meritokracise ne perzgjedhjen e stafeve drejtuese nga qeveria.
      Vetem nje militante guximtare mund te thote se Mimi Kodheli po punon mire.
      Profesoreshes fatkeqesisht i mungon ajo qe quhet ndershmeri intelektuale.

      Korrigjoni titullin se shprehja : “thjesht e neveris” ka kuptim te kundert nga ai per te cilin keni patur qellim ta perdorni.

      • Ti je një militant i PD, i një partie që do të mbetet në histori si një parti që i solli Shqipërisë mjerim dhe shkatrrim, që shkuli malokët nga mali dhe zaptuan tokat e pronarve që po i dëmshpërblejmë ne.. Profesorehsë është idealiste, do vendin e saj të ecë përpara madje dhe sakrifikon dhe nuk e ka mëndjen të vjedhë si PD istët. Kam mëshirë për PD, ajo duhet të shkarpadinohet dhe të lind një opozitë që ti shërbejë ecjes së këtij vëndi. PD po pëson rënie të lirë këtë do ta shohim në zgjedhjet lokale. Shihni komunarët e PD, shihni Tiranën se si kanë marrë fund rrugët pa le tramin dhe liqenin e ri që do hapte. Profesoresha duhet të ndjejë mëshirë, se ai as vetë nuk e di sa çfarë thotë, mburret që ka fituar si kryetar kur e pa gjithë bota se si i vodhi votat me Ristanin ordiner. Profesoresha ësthë e rrallë, po të kishte më shumë si kjo, si ky vend do të ishte ndryshe. Po Basha në fund të fundit ka qnë një kamarier dhe ka mbaruar studimet në Hollandë ku mund ti mbarojë çdo njeri që paguna në universitetin privat ku ka mbaruar ai. Ai është shumë larg një fisniku të shkolluar mebaza. Ai është një kopjues i keq i Berishës, është primitiv.

        • Ti qenke edhe me “e semure” se profesoresha. Leri idealizmat se nuk kane kuptim kur perdoren nga ekstremiste si ti dhe profesoresha. Ti se bashku me Hanellin suleni si te cakerdisura vetem kunder PD dhe nuk denoni te keqen pavaresisht kahjes politike. Kjo sjellje ju zhvlereson teresisht luften tuaj morale.

          • Ndërsa ti info analitike i kahjes saliste politike vazhdon e do te vazhdosh të mbetesh gjithnjë gjoja si i paanshém ? Në të vërtetë i përket njeriut pseudonims dhe krimbave qe jetojné gjithnjë nën tokë? Kahja politike e krimbave dhe e minjve është balta dhe m…i prandaj baltosni dhe mutosni këdo?

          • Na mungonte edhe “patrioti”qe kolektivi te mblidhet per te demaskuar armikun. Secili eshte i lire te shprehe opinionin e tij por kjo eshte dicka qe e keni te veshtire qe ta metabolizoni. Alergjia ndaj mendimit kritik eshte simptome se enverizmi ka shtrire thelle rrenjet tek disa njerez.
            Patriot une e kam shkruar qarte qe simpatizoj per shqiptaret dhe Shqiperine pa Ramen, Meten, Berishen e te gjithe atyre qe i shkojne mbrapa e nese je vertet patriot e jo njeri pseudonims duhet te jesh dakord me mua. Ne rast te kundert je vetem militanti i radhes qe ne sulmon se kritikoj beniaminet e tu.

          • @patrioti i trapit 3
            Po te jene patriotet e te gjithe botes si ti
            oooo hajvan me recka,kete bote e mer lumi
            sic mori Shqiperine me patriotet si ti oooo
            kafsha shqiptare,qe nuk kupton as nga te
            lexuarit e as nga mjerimi njerezor?????

          • Ti do të jesh ndonjë nga ata të dipllomuar te privatët…..Kuptohet nuk ke shërim ke defekte që në gjenezë, Por njeriu nuk është vetëm qënie gjenetike, është dhe qënie sociale, që në shoqërinë e 25 vjetëve të fundit ka luajtur rol destruktiv. Kjo është e keqja më e madhe e këtyre viteve, do kohë që të ndryshojë ky vend sepse duhet të ketë dhe ndryshime pozitive, qytetare të njeriut. Prandaj ti nuk kupton dot një njeri që ka kurajo, që ka personalitet, që nuk shitet dhe blihet. Sot në këtë vënd po ndodhin perversitetet më të mëdhaja që mund të ekzistojnë, në emër të parave, imoralitetit etj. Prandaj nuk e kupton ti krenarinë e profesoreshës, sepse ti demolraci nënkupton anarshi, servilizim, korupsjon, kafene, makina, pushime, por jo punë dhe dinjitet. Ti ske faj se këto 25 vjet politika, ku ka domunuar Saliu kështu ju ka mësuar. I lutem zotit të të fal si mëkatar dhe të të kthej në rrugë të mbarë.

          • Luljeta e Cakerri, pa me njohur fare me bere biografine???
            Nese je nje doktoreshe, mjere ata qe bien ne duart e tua se me keto diagnoza ne baze idesh politike kushedi si perfundojne.
            Ja po te them qe nuk ke qelluar ne shenje ne asgje qe nga formimi, shkollimi im dhe jeta private.
            Nuk ju shqitet dot nga mendja stili enverist i denigrimit sepse eshte e vetmja menyre perballje kur nuk ke argumenta.
            Kjo profesoreshe eshte ekstremiste dhe ekstremizmi sidomos tek arsimtaret eshte shume i demshem per shoqerine sepse te con drejt shkaterrimit. Mua me kane mesuar gjykimin e ekuilibruar si ne shtepi ashtu edhe ne shkolle.
            Si mund te flasesh per ndershmeri kur ti te keqen e lidh me kahjen politike?
            Kush grupon te miren e te keqen sipas ideve politike eshte militant i semure dhe nuk edukon por shtremberon formimin e brezit te ri.
            Detyra e edukuesve eshte qe te pergatisin studente duke i dhene instrumentat e nevojshme etike, morale, intelektuale per te pasur nje gjykim te pavarur dhe kur lipset te dije ti beje balle propagandes boshe.
            Ja ky eshte misioni nese duam nje Shqiperi me te mire e jo te merremi me llafe kafeneshe duke share njerin e tjetrin me nje fjalor rrugesh.

        • Aman po ishe Prof e Fiziologjise me mire mbylle fare. Se je nje nga shkaterruesit e mjeksise . Se sle idiot pa kaluar ne kembim te 100000 lekshit. Se kan kaluar vite dhe se mbaj mend sa e kishe pazarin.

          • Po ti si ke kaluar, në se je bërë mjek? Jeni mjeranë se kur nuk arrini qtë që doni filloni dhe shpifni, sigurisht prapa krahëve se ballëpëballë jeni servil.

  • Nje komuniste e pandreqshme qe urren cdo gje qe nuk eshte sic mendon ajo. Fatkeqesisht kemi shume si ajo. Mesuese shpirt-vogel, qe vetem ankohet, dhe urren veten dhe burrin e saj se kane ngelur thjesht mesues te pa kamur, keshtu qe urren edhe profesionin e nderuar te mesuesit qe nuk e beri te “kamur” si Bashen, apo leader si Berishen, per te cilin ta pyesesh pse e urren, mesuesja nuk ka pergjigje.
    Gazeta juaj do ti beje nje nder, ti kujtoje “Rilindasve” se e kane harruar se ajo tha 2 fjale dhe sipas saj kundeshtoj Bashen, pra ta beje drejtoreshe diku tani ne shtator.
    Botojeni ju lutem, edhe te kundertat kane vlere.

  • Kam rastin sot ti them kesaj gruaje zonje per ate qe i tha Bashes: BRAVO TE QOFTE! Ky eshte rasti si duhet te sillet cdo qytetare. Po te kishim qene te gjithe keshtu sot vendi yne do ishte krejt tjeter. Respekte zonje e nderuar.

  • “-Unë e famshme? Kurrë! Por Lulzim Bashën nuk urrej. Ai në aspektin intelektual është një trap”

    HAHAHAHHAAHAH 😆

  • Ne se duhet te hysh ne qef socialistve duhet te kesh dy gjera.O duhet te jesh seksi o te jesh servil militant[e].Kjo ka vetem njeren,nuk besoj ti ket te dyja.Cilen ka gjejeni vete.

  • se jemi race muti kjo dihet dhe nuk ka nevoje ta themi edhe ne keto komente qe shkruhen ketu duken njerzit qe flasin vetem ne interes te corbes qe eshte gatuar keto 23 vjet qe njerzit barbar dhe te hunit dhe litarit vetem ne interes te luges plot ngrene ne qelle nje rregjim vrasatare dhe plackite deri ne vdekje te gjith vendit dhe kombit vetem per hir te luges plot qe shkelin dhe do te shkelin mbi kufoma per tu pasuruar me cdo cmim , kjo pra eshte e ardhmja e shqiptareve dhe e shqiperise nga paritite kriminale te partise se ppsh qe eshte ndare ne dy koka njera pd e kriminelit sali e tjetra ps e kriminelit nano dhe meta dhe vazhdimi i gallofit edvin sic ka qefe ta qujaj sali qeni

  • Nje e rrjedhur qe moshatareve te kesaj i vjen nga lodhja ne mesimdhenie, por kjo e ka gjenetike. Mendoj se eshte e çmendur .I beri gabim vehtes qe u intervistua sepse nga mosnjohja e dinim se çoç do te ishte, por qenka nga ato “Lajet” e partise qe nuk paska kokerren e mendjes, qenka nje debile klasi. Cfar te mesojme nga kjo qe cdo gje qe eshte socialiste qenka e perkryer ndersa Luli “trap”,. Sa gjuhe flet Luli kjo e cmendura nuk di ti numeroj . Ne fakt kur debatoj ateher une e mora si nje intelektuale qe nuk donte te ngjyrosej, kjo e paska patur nga zgjyrosja. Me ngjan me shume me ato femrat qe nevrastenikun e ka nga mungesa e e mardhenieve seksuale.

  • Nuk kane mbetur shume shqiptare, qe mendojne dhe veprojne si Flora Hanelli por ata qe kane mbetur, i sherbejne te tjereve si pike orientimi, si model qytetarie dhe mosperuljeje para se keqes, si shenje rezistence ndaj injorances me imunitet politik.
    Per nje njeri qe nuk i pelqen gjerat e fryra,,,,kaq shume “lajka” ne 2-3 fjali si keto te mijat, jane nje arsye per tu ndjere keq por une nuk mundem ndryshe. Desha vetem ti shpreh asaj Zonje admirimin dhe respektin tim, per ate c,ka eshte dhe per ate c,ka ben me vepra.
    Imagjinoni nje Shqiperi me 1 mije,,,, 100 mije,,, Flora Hanelli.!!!

    Do ishte nje vend me i mire nga ky qe na la ai nga Vucidoli dhe zogjte e gomereve qe ai i beri kryetar bashkie, me dhune.!!

    • I. Troplini ? Bashkohem në mendime me ju rreth personalitetit të znj. Flora Haneli ? Një personalitet i fortë,një grua tipike e burrneshave shqiptare,një intelektuale klasi,një krijuese dhe vëzhguese e hollë,një kritike fine e zhvillimeve politike,një grua me nerv qytetarie,një kurajoze por dhe një femër timide,me ndjeshmëri të hollë ndaj njerëzores? Eshtë kënaqësi të bisedosh me këte grua,nuk ke dëshirë të largohesh nga biseda me të,ka diçka tërheqëse,magjike në fjalét e saj të shtruara por dhe herë-herë shpërthyese,revolucionare,pasionante,tërë idealizëm…!? Idealistët si Flora Haneli sot janë një pasuri e rrallë që pushteti nuk di ta shfrytëzojë ? Ajo është tërë ide,ajo është thesar idesh politike,ekonomike,arsimore,demokratizuese,civilizuese. Nuk mund ta barazoj në dije me nja 10-12 këshilltarë që ka sot Edi Rama..!? Kam pasur kundershti për çeshtje te ndryshme politike por ajo kurrë nuk nxitohet e inatoset me mendimin e kundert,ajo më duket si filozofe e të kundertave… Nuk e njoh në profesionin e saj,madje i shmangem profesionit te saj sepse nuk kam qënë i mirë në matematikë por sidoqoftë di mirë se një opinion i gjerë kolegësh dhe studentësh të saj e quajnë “as matematikor”!? Në të tjerat e njoh. Në cdo fushë te dijes mund te bisedosh me tê. E nga kjo mua më duket “as gjithkund”? S’kemi punuar kurrë bashkë por mbresat nga bisedat me te për mua janë te pashlyeshme? Do t’i bênin nder vëndit njerêz të rangut te saj profesionist dhe idealist!? Por e kam thënë dhe do ta them e stêrthem se asnjë lloj pushteti nuk i do të mënçurit. Të hapin telashe. Flora Hanelêt janë tipi i njerezve që përpara cdo përfitimi kalkulojnê sa fiton vendi dhe shqiptarët e jo pushtetaret . Ketu dhe keshtu ajo mbetet kundershtare e cdo pushteti alogjik!? Sa kam për te folur unë për Flora Hanelin,-pa fund? Prandaj më mirë po e nderpres këtë ekuacion me shumë te panjohura dhe sic thashê,- tê vêshtira për mendjen time jo matematike!? Nderime Mira Kazhani! Nderime Troplini !

    • @@@ I. Troplini ? Bashkohem në mendime me ju rreth personalitetit të znj. Flora Haneli ? Një personalitet i fortë,një grua tipike e burrneshave shqiptare,një intelektuale klasi,një krijuese dhe vëzhguese e hollë,një kritike fine e zhvillimeve politike,një grua me nerv qytetarie,një kurajoze por dhe një femër timide,me ndjeshmëri të hollë ndaj njerëzores? Eshtë kënaqësi të bisedosh me këte grua,nuk ke dëshirë të largohesh nga biseda me të,ka diçka tërheqëse,magjike në fjalét e saj të shtruara por dhe herë-herë shpërthyese,revolucionare,pasionante,tërë idealizëm…!? Idealistët si Flora Haneli sot janë një pasuri e rrallë që pushteti nuk di ta shfrytëzojë ? Ajo është tërë ide,ajo është thesar idesh politike,ekonomike,arsimore,demokratizuese,civilizuese. Nuk mund ta barazoj në dije me nja 10-12 këshilltarë që ka sot Edi Rama..!? Kam pasur kundershti për çeshtje te ndryshme politike por ajo kurrë nuk nxitohet e inatoset me mendimin e kundert,ajo më duket si filozofe e të kundertave… Nuk e njoh në profesionin e saj,madje i shmangem profesionit te saj sepse nuk kam qënë i mirë në matematikë por sidoqoftë di mirë se një opinion i gjerë kolegësh dhe studentësh të saj e quajnë “as matematikor”!? Në të tjerat e njoh. Në cdo fushë te dijes mund te bisedosh me tê. E nga kjo mua më duket “as gjithkund”? S’kemi punuar kurrë bashkë por mbresat nga bisedat me te për mua janë te pashlyeshme? Do t’i bênin nder vëndit njerêz të rangut te saj profesionist dhe idealist!? Por e kam thënë dhe do ta them e stêrthem se asnjë lloj pushteti nuk i do të mënçurit. Të hapin telashe. Flora Hanelêt janë tipi i njerezve që përpara cdo përfitimi kalkulojnê sa fiton vendi dhe shqiptarët e jo pushtetaret . Ketu dhe keshtu ajo mbetet kundershtare e cdo pushteti alogjik!? Sa kam për te folur unë për Flora Hanelin,-pa fund? Prandaj më mirë po e nderpres këtë ekuacion me shumë te panjohura dhe sic thashê,- tê vêshtira për mendjen time jo matematike!? Nderime Mira Kazhani! Nderime Troplini !

    • VR !!! @@@ I. Troplini ? Bashkohem në mendime me ju rreth personalitetit të znj. Flora Haneli ? Një personalitet i fortë,një grua tipike e burrneshave shqiptare,një intelektuale klasi,një krijuese dhe vëzhguese e hollë,një kritike fine e zhvillimeve politike,një grua me nerv qytetarie,një kurajoze por dhe një femër timide,me ndjeshmëri të hollë ndaj njerëzores? Eshtë kënaqësi të bisedosh me këte grua,nuk ke dëshirë të largohesh nga biseda me të,ka diçka tërheqëse,magjike në fjalét e saj të shtruara por dhe herë-herë shpërthyese,revolucionare,pasionante,tërë idealizëm…!? Idealistët si Flora Haneli sot janë një pasuri e rrallë që pushteti nuk di ta shfrytëzojë ? Ajo është tërë ide,ajo është thesar idesh politike,ekonomike,arsimore,demokratizuese,civilizuese. Nuk mund ta barazoj në dije me nja 10-12 këshilltarë që ka sot Edi Rama..!? Kam pasur kundershti për çeshtje te ndryshme politike por ajo kurrë nuk nxitohet e inatoset me mendimin e kundert,ajo më duket si filozofe e të kundertave… Nuk e njoh në profesionin e saj,madje i shmangem profesionit te saj sepse nuk kam qënë i mirë në matematikë por sidoqoftë di mirë se një opinion i gjerë kolegësh dhe studentësh të saj e quajnë “as matematikor”!? Në të tjerat e njoh. Në cdo fushë te dijes mund te bisedosh me tê. E nga kjo mua më duket “as gjithkund”? S’kemi punuar kurrë bashkë por mbresat nga bisedat me te për mua janë te pashlyeshme? Do t’i bênin nder vëndit njerêz të rangut te saj profesionist dhe idealist!? Por e kam thënë dhe do ta them e stêrthem se asnjë lloj pushteti nuk i do të mënçurit. Të hapin telashe. Flora Hanelêt janë tipi i njerezve që përpara cdo përfitimi kalkulojnê sa fiton vendi dhe shqiptarët e jo pushtetaret . Ketu dhe keshtu ajo mbetet kundershtare e cdo pushteti alogjik!? Sa kam për te folur unë për Flora Hanelin,-pa fund? Prandaj më mirë po e nderpres këtë ekuacion me shumë te panjohura dhe sic thashê,- tê vêshtira për mendjen time jo matematike!? Nderime Mira Kazhani! Nderime Troplini !

    • Po dil në shesh dhe ti “dok” që ta marim vesh se nuk je idiot? Zakonisht idiotët fshihen dhe shajnë. I tremb idiotllëku i vet. Dil,dil se nuk të bejmë gjë,nuk merremi me idiotet,ti e di që në Shqipëri iu hapim rrugë!??!

    • KJO ESHTE TRIME QE NE KOHEN E TERRORIZMIT BERISHJAN U NGRIT DHE THA TE VERTETEN QE JUVE JU DHEMB EDHE TANI !

      VLONJATET NUK E DUROJNE KUURRE GENJESHTARIN DHE VRASESIN !

  • Mira, duhet ta kishe pyetur edhe pse eshte lotuar kur tu pergjigj qe “asnjehere te vetme nuk ka menduar te largohet nga Shqiperia” 😉 Nuk ka lidhje zysha me “gruan e latuar ne melankoli”!
    Megjithate, pervec ca fryrjeve vende-vende si psh ai perkufizimi “shume e majte”, intervista ishte e kendshme per tu lexuar 🙂

  • Megjithese une matematiken nuk e kam qef por guximi qe kini treguar kur i thate atij njeriu ate shprehjen se ju jeni kriminel me ka bere qe pavaresisht se nuk ju njoh tju uroj megjithe zemer per ate cka thate ate dite Shume njerez do te deshin ta thoshin ate shprehje por nuk e thone dot . Ju uroj gjithe te mirat ne jeten tende familjare dhe profesionale.

  • Respekte per ish-zyshen time te matematikes. Nje grua zonje, kurajoze, e ndershme!

    Zyshe Flora e meritonte nje interviste me pare, bravo edhe Kazhanit, po behet gazetare prej

    verteti. Mjaft me njerez koti, hajdute, te korruptuar, ka dhe shume njerez te tjere qe kane

    ideale, endrra, ndjenja njerezore dhe nuk adhurojne parane si ata vipat koti qe blejne me leke

    kopertinat e revistave.

  • Sikur te kishim shume njerez me mendesi te tille do te ishim akoma ne monizem por fal zotit tani keta perbejne vetem lajm

  • nuk besoj se ka shume “zysha” ne Shqiperi qe thone per cilindo se eshte trap. Ndersa, ato miq e familjare te “zyshes” qe po e quajne intelektuale, burrenshe etj etj. meritojne ate shprehje qe perdor “zysha” gjithe kulture.

  • Znj.Flora Hanelli me ate akt qe beri i tregoi gjithe popullit shqipetare se c’fare vlere kishin ata te ashtu quajtur “udheheqes”.Jo voten por peshtymen ne fytyre e kishin pake.
    Fatekeqesi qe intelektualet e vertete , pergjithesisht, priren nga indeferentizmi, dhe ne kete rast perfitojne pseudointelektualet dhe llumi i shoqerise. Dhe pasojat I dim.
    Te shpresojme qe kjo interviste do na beje me aktiv per veprime te ngjashme si te Znj. Flora qe jane te domosdoshme per nje shoqeri demokratike.

  • Zysh Flora nje dava psikopate qe nuk e di akoma qe vuan nga psikopatizmi !!!
    Ne kete rast shan i dhjeri te permjerrin !!!

    • Shënja kryesore për të dalluar një psikopat është ajo që ata i “quajnë psikopatë gjithë të tjerët”!

  • Eshte fatkeqsi per shumicen e njerezve te thjeshte qe bombardohen prej televizioneve cdo dite nga retorika banale e Te neveriturve Basha, Paloka e co. ndersa njerez me integritet dhe intelektual te kompletuar sic pedagoge Flora e qindra te tille intelektuale te shperndare ne te gjithe Republiken i mbajne larg, kane frike te mbushin emisionet me veprimtarite dhe mendimet e tyre perparimtare. Rendin te intervistojne njerez pa vlera, bile me vlera negative per shumicen e te neveriturve te shumices se njerezve te thjeshte e te papune.
    Pritet qe te ndryshohen edhe televizionet, te jene me afer halleve te Popullit dhe te Kombit tone.

  • Flora Haneli, modeli sartrian i intelektualit që lufton dhe nuk mbyllet në kullën e fildishtë. Intelektualë të tillë ka pak në Shqipëri ?

  • Respekt !!! Respekt per Zonjen Flora !!!

    Kurse kjo gazetare, qenka kot fare, ideja per te intervistuar pedagoge Floren esht e mire, por pyetjet e saj jane pa nivel , njesoj sikur po ben muhabet rrugesh, psh. kur pedagogia thote me pelqen marrdhenia e Policis me shtetin, kjo gazetaruce i thot : te pelqeka S.Tahiri ??pra Flora flet per marrdheniet , si i duken asaj qe ka policia me shtetin kjo injorante kalon te personi, individi, ckuptim ka kjo pyetje ??

    -Jo jo, nuk e kam tek me
    Pastaj e pyet , pse e urren L.Bashen , ai eshte perendimor ???

    ku edi ti moj gazetare qe ajo e urren ?? ose meqe esht perendimr duhet vec ta simpatizosh ??’
    Kurse matematicientja Flora u pergjigj shum bukur , pa ren ne idjotizmat e gazetares, tha nuk e urrej , e neveris…
    Bravo zysh Flora, Respekte !!!

  • Zysh Flora,trime nga Vlora,njëlloj si Rrapo Hekali ynë? Por po them se ja kalon një çikë Rrapos tonë sepse del ai komentuesi “vlora” dhe i do të tërë trimat më të mëdhenj nga vlora!? Kush e degjon pastaj? Tung!

    • Ja dola o figurë ,o hekal? Të kishe thënë qe trimat me te mëdhenj janë tuajët gati e kisha sherrin? Por e pranove qe trimat dhe trimëreshat me të mëdha janë nga vlora dhe e lashë ketu nashti. Hajde tung o figurë!

  • Prape miza e bythes kalit , pse mor I cartur temen e mezueses e kalon tek socialistet,.Socialistet nuk shkojne qorrazi si ju pas te marrit Berisha !!!Kur qe puna e Nanos socialistet u distancuan e ja gjeten vendin , kurse ti ujku mark e qindra si ti pedeist shkoni te verber pas Saliut, edhe kur e coi vendin ne zero me 1997 , edhe tani qe la toke te djegur .Kjo se ti , e ju , jeni fondamentaliste si xhihadistet , jeni te betuar per te qene me cdo kusht me te e prane tij edhe kur ai vjedh djeg e vret , sepse me te kini perfituar e vjedhur sa kini dashur duke perdhunuar ligjet .Kurse ata socialistet duan shtet , duan ligje , duan rregull e drejtesi si kjo mesuese e nderuar.E shikon dallimin qe eshte vertetuar keto 23 vjet.prandaj behu shqiptar I mire te gjykosh ne inters te se mires se te gjitheve e te atdheut .

  • sa turp ….injorancia e ‘inteligjences “……nje semundje qe ka perfshire te gjithe vendin …intelektual dhe intelektuale ..qe perdorin te njejten gjuhe te shthurur rrugacesh ………lulzim basha eshte nje TRAP ………..thot goxha petagoge ……po si nene ,si bashkeshjorte dhe si gjyshe si mund te flas ????Kjoeshte kriza shoqerore qe ka perfshire gjithe vendin …..grate shajne si burrat …dhe burrat si rrugecet ………degjenerim me te madh nuk ka pasur ky vend ………neper institucione numerohen me gishtat edores njerzit ekulturuar …..fillo qe nga gjykatesit ,prokuroret ,mjeket ,infermieret ,,,……por edhe nje petagoge qe duhet te jete shembull i kultures ..te perdori fjalen Trap ????? le shume per te deshiruar …..asnje diplome nuk e zevendeson ate te te qenurit NJERI ………..te tjerat jane ….lecka per te fshire sheshin .

    • Pershendetje Flora,
      Ti je krenaria e gruas shqiptare !
      Çdo fjale e jotja reflekton pozitivitet, ndershmeri, kurajo, drejtesi!
      Te pergezoj edhe per faktin qe je mesuese dhe ke kontribuar aq shume ne edukimin dhe arsimimin e brezit te ri!
      I lexova me vemendje komentet per ty.
      Te akuzojne si njeri politik dhe se je kunder talebanistve shqiptare!
      Do ta ndjeja vehten te perbuzur ne se nuk do luftoja te isha nje qytetar i vertete, qe i dua te miren vendit tim dhe te marr pjese aktive qe populli im te mbaje lart moralin qytetar!
      Ti drejt e thuaj se ndjen neveri per politikane qe nuk duane te jetojne me dnersen e tyre, por ZVARRITEN SI KRIMBA, SI KERPUSHA, DUKE I THITNUR GJAKUN FUKARAS !
      Edhe une ndiej neveri per ata pseudointelektuale qe duane te kritikojne ty se gjoja ben politike edhe ne arsi imin se studentve!
      ALGJEBRA ESHTE ALGJEBER, NUK ESHTE POLITIKE….por te edukosh tek studentet ndershmerine drejtesine, qytetarine eshte detyre primare e cdo mesuesi!
      Disa komentues qe hiqen si jo politik, por jane koke e kembe politik, pjese e asaj politike qe i rreshton njezit ne anen e gabuar te historise!
      Une do ta jepja me gjithe shpirt voten time ne se nje personalitet si ty do te ish Qytetari i Pare i Tiranes!
      Nderime dhe respekt per ty grua simbol i grave te denja shqiptare!

  • Pershendetje Flora,
    Ti je krenaria e gruas shqiptare !
    Çdo fjale e jotja reflekton pozitivitet, ndershmeri, kurajo, drejtesi!
    Te pergezoj edhe per faktin qe je mesuese dhe ke kontribuar aq shume ne edukimin dhe arsimimin e brezit te ri!
    I lexova me vemendje komentet per ty.
    Te akuzojne si njeri politik dhe se je kunder talebanistve shqiptare!
    Do ta ndjeja vehten te perbuzur ne se nuk do luftoja te isha nje qytetar i vertete, qe i dua te miren vendit tim dhe te marr pjese aktive qe populli im te mbaje lart moralin qytetar!
    Ti drejt e thuaj se ndjen neveri per politikane qe nuk duane te jetojne me djersen e tyre, por
    ZVARRITEN SI KRIMBA, SI KERPUSHA, DUKE I THITHUR GJAKUN FUKARAS !
    Edhe une ndiej neveri per ata pseudointelektuale qe duane te kritikojne ty se gjoja ben politike
    edhe ne arsimimin e studentve!
    ALGJEBRA ESHTE ALGJEBER, NUK ESHTE POLITIKE….por te edukosh tek studentet ndershmerine drejtesine, qytetarine eshte detyre primare e cdo mesuesi!
    Disa komentues qe hiqen si jo politik, jane koke e kembe politik, pjese e asaj politike qe i rreshton njezit ne anen e gabuar te historise!
    Une do ta jepja me gjithe shpirt voten time ne se nje personalitet si ty do te ish Qytetari i Pare i Tiranes!
    Nderime dhe respekt per ty grua simbol i grave te denja shqiptare!

  • “Ti drejt e thuaj se ndjen neveri per politikane qe nuk duane te jetojne me djersen e tyre, por
    ZVARRITEN SI KRIMBA, SI KERPUSHA, DUKE I THITHUR GJAKUN FUKARAS !”

    Ky artikulli paska qelluar tamam per ty:
    http://www.balkanweb.com/m/kryesore/world-ultra-wealth-report-shqiperia-me-55-miliardere-renditet-e-37-ta-ne-kontinent-209327.html
    sidomos pjesa:”mediat nënvizojnë edhe faktin se disa nga 55 më të pasurit e Shqipërisë janë në politikë dhe kryesisht politikanë të majtë. Sipas tyre, më shumë se 40 janë socialistë, ose ish- anëtarë të familjeve komuniste”
    Cuditerisht Hanelli simpatizon me kete ane politike!!!

    • Po , o ” info analitike”,
      Per mua nuk kane rendesi se si deklarohen genjeshtaret e demagoget!
      Une i respektoj miliarderet, ata miliardere qe jane pasuruar per breza te tere, dhe jo ata kusare ordinere, QE NE DARKE ERREN SI QEN TE ZGJEBOSUR DHE NE MENGJES GDHIHEN MILIONERE…!
      Une i urrej ata politikane qe vrasin e marrin jete njerzish per tu pasuruar, per te perfituar nga pushteti, si psh Sali Tano Karridin dhe shurdhjesat e tij…. si Lulush Karabush Demagogun qe menjanoi me marifete gjyqin per vjedhjen ne rrugen e Kombit, kur nuk e akuzova une, por Kontrolli Shtetit….urrej Vrasesin e demostrusve te pafajshem ne mes te dites, ne mes te bulevardit, sepse protestonin me duar ne xhepa!…Une e urrej Sali Çmendurin, ish sekretarin e partise se punes qe per 24 ore hoqi xhamadanin e kuq dhe veshi ate blu dhe per Cerekshekulli mbolli Lazaratin, krimin, kaosin, perdhosi drejtesine dhe vrau e preu sa deshi!
      PER KETA LLOJ ISH KOMUNISTESH E KE FJALEN ZOTROTE BEJ EFENDI , me emrin abstrakt “info analitike”?!…
      Ngjyrat politike as me interesojne fare.
      Eshte turp o njeri qe Tiranen ta qeveris nje vrases dhe hajdut ordiner, qe vishet me post per ti shpetuar burgut!!!!..
      A me kuptooooooooooooooooooooooon?!…

      • Jo mua me habit qe, ndonese nuk te interesojne ngjyrat politike, asaj liste nuk i ke shtuar Meten, Ramen, Rucin, Kokedhimen, Doshin e me radhe, apo keta jane pasuruar me djerse?
        Leri sulmet personale se tregojne nivel te ulet, qetesohu, arsyeto , perdor argumente bindese e mbi te gjitha hapi syte qe ti ka erresuar urrejtja.
        Perse xhanem e keni te veshtire te debatoni pa sulme “ad hominem” ose sic bejne te tjere syresh “qe duan te te tregojne se kush jane”.
        Ja po te ndihmoj une duke te thjeshtuar gjerat: A je dakord qe te zhduken nga politika : Berisha, Basha, Rama, Meta e te gjithe kanakaret e tyre??? Po ose Jo! Keshtu e kuptoj me qarte se sa e painteresuar je politikisht.
        Te tjerat jane gjepura.

        • @”info analitike”,
          Kot perpiqesh qe te fshehesh lekuren.
          Ti je nje berishist i hapur, pamvarsisht se e perdredh gjuhen si ta do interesi….
          Do qe te rreshtoj ketu te gjitha arsyetimet ku duket lekura jote e kameleonit?
          Per Meten eshte folur jo pak dhe ai qe e mbrojti i pari ishte Kapidanbajraktar Berisha me gjykatat qe vetem drejtesi nuk japin!
          Ramen dhe Ruçin nuk e di qe te kene vjedhur.Po te kishte nje fakt te vertete per ta Berishe Katrahura , nuk do u linte qime
          floku pa u shkulur dhe do ti kish çuar 100 here ne duart e gjykatave te plepave!…Tom Doshin nuk e njoh dhe nuk kam si te flase.Koço Kokedhimen qe vjen nga nje familje qe ka
          derdhur gjak me bollek per Shqiperine, e di qe ka patur
          biznese qe nga 90-ta…Por dhe per Koçon Berisha po te kish
          fakte, nuk do ta kursente!
          Rezervat qe kam pe Ramen si po qeveris, do ti shkruaj ne nje koment sapo te me jepet rasti.
          Une jetoj ne Perendim prej Cerek Shekulli dhe nuk me ” prishet
          gjiza”, per askend…Respekt kam per ata qe i sherbejne
          popullit shqiptar dhe qe ai i voton ndershmerisht dhe jo ti
          vjedhin dhe manipulojne votat!…
          Nuk e di zoteri apo zonje, ne se me ke kuptuar drejt. Nga
          komentet e tua kam kuptuar se mbron me fanatizem kusaret dhe kriminelet ne menyre te hapur dhe te sterholluar info analitike….!

          • Po, po te kam kuptuar shume drejt, duket qarte se gjykimi yt dallohet per “paanshmerine” politike.
            Jam mese i sigurt se Kocoja me ata te tjeret do te bejne c’eshte e mundur qe te mos te te zhgenjejne, jo per gje po nuk eshte mire kur “te prishet gjiza”, sidomos pas nje cerek shekulli qe jeton jashte.
            Jo me kot nje grup biznesmenesh atdhetare vendosen te zgjidhen ne kuvend sepse iu dogj shpirti per popullin dhe vendosen qe te sakrifikohen per te.
            Ka nje vit qe po punojne me mish e me shpirt “per te miren e populli” packa se populli eshte i verber e nuk arrin t’i shohe dot keto te mira.

  • N. Vjosa e ka qarë këtë koment plot realizëm ? Por o z. Vjosa a e dini se edhe sikur më patrioti dhe më i mënçuri të jesh këtu përsëri nuk i shpëton dot përbaltjes!? Na janë prishur të tërë mekanizmat e seleksionimit apo si është puna? Them se duhet të kesh baltë përbrënda që ta nxjerësh jashtë, ndryshe s’ka sesi ndodh ky fenomen? Po e mbyll me një nderim për komentin tuaj në adresë të kësaj gruaje e pedagogeje qe mua gjithnjë më ka lënë përshtypjen e një zonje me shpirt margaritar? Të një patrioteje dhe luftëtareje për drejtësi në radhë të parë? Tung!

  • Z.(znj.) “Info analitike”? Të simpatizosh nuk do të thotë të mos kritikosh madje dhe të dërrmosh të majtën edhe kur je i majtë? Dhe përsëri të mbetesh po në atë krah? Unë persònalisht simpatizoj majtizmin por jo të gjithë njerëzit qe janë majtas ama? Simpatizoj idetë majtiste jo njerëzit qe janë majtas? Këtë ka bërë dhe profesoresha e nderuar Hanelli dhe unë jam dëshmitar se e bën shumë herë? Ku është gabimi këtu ? Nderime! PS/ pikerisht sot mund te gjeni 3-4 komente te miat ku njerëzit e se majtës provojnë “dajakun” tim,madje ashpërsisht ? Tung!

    • z. Pellumb Zaimi,

      Ne rastin e profesoreshes Hanelli kam shkruar per qendrimin dhe gjuhen e saj ekstremiste, dicka qe stonon me te qenit intelektual.
      I lexoj komentet tuaja dhe jam dakord me sa shkruani persa i perket pozicioneve kritike qe shpesh mbani. Ndahemi tek pozicioni qe keni ne lidhje me kohen e Enverit, ose kur i bashkoheni korit te disa qendrimeve ekstreme. Pavaresisht se ju kam stigmatizuar kjo nuk do te thote qe nuk e respektoj opinionin tuaj.
      Hanelli mund te jete nje matematikane shume e mire por nga intervista duket qarte qe ne aspektin humanistik i mungojne shume elemente konjitive qe te ndihmojne ne nje analize ne lartesine e intelektualit.
      Dukej me teper e interesuar per pensionin dhe energjine elektrike se sa te bente nje analize me te thelle.
      Regjistri gjuhesor qe perdor eshte ordiner dhe informal, sintaksa le shume per te desheruar dhe ngjan me ate te nje maturanti (jo me kot i terhoqa vemendjen gazetes per shprehjen “Jo, thjesht e neveris”). Dakord me kritiken por jo me fyerjet e leshuara veresie.
      Hanelli mund te reagoje edhe ne mirebesim ose nga mosnjohja e shume fakteve lidhur me politikanet qe simpatizon por kjo nuk deponon ne favor te saj.
      Nuk kam asgje personale as me te e as me tjeterkend ne forum, aq me teper qe Prof. Lul Hanellin,burrin e saj, e kam pasur profesor ne analize matematike, per pak kohe, sepse pas viteve ’90 vazhdova studimet jashte shtetit. Me ka lene pershtypje shume pozitive si njeri dhe si pedagog.
      Nofka info-analitike vjen si reagim ndaj qendrimeve te gazetes Dita qe shpeshhere jane shume larg nga info-analitika e shume me teper prane propagandes ose te berit opozite opozites. Ne demokraci normalisht opozita eshte zeri kritikues ndaj forces ne pushtet e ketu e bazoj edhe qendrimin tim, packa se disa forumisteve u dukem PD-ist, berishist, bejler, fashist, kuisling, me shkolle nate, me diplome universitetesh private shqiptare e kushedi se cfare tjeter.
      Nderime

  • Miremengjes Zysh Flora
    Se pari per respekt ajo nuk eshte Zysh por Profesore.
    Se dyti kur jap nje vleresim te artikullit nuk lexoj komentet e te tjereve per te mos trazuar opinionin tim me te tjereve.
    Tani dy fjale per Zysh (prof) Floren.
    Qe zysh Flora dhe gazeta jane te rili-ndjes se shqiperise kete edhe me idioti e kupton.
    Qe Tirana ndihet me e sigurte nga puna e policise edhe me gomari e kupton (vrasja e Santosit tek hunda e Rames) dhe vrasjet dhe dinamitet cdo dite ne shqiperi.
    Zysh Flora ka vetem nje proukupim per qeverine: LIGJIN E PENSIONEVE.
    Qe niveli i studenteve ka ardhur duke u ritur e dine dhe Italianet. Ajo mund te flasi per studentet e saj por sa perqind te te gjitheve jane keta? Une flas per shqiperine jo per 80 studente te ZYSH Flores. Je dhe ZYSH matematike dhe nuk di statistike. Mund te them ZYSH se niveli i studenteve filloj te degjeneroj qe ne vitet 80. Po te jap nje detaj. Matura 1971 tek Petro Nini kishte vetem 6-8 studente me mesatare 10 ne 1978 kishte 60 jo se u ngrit niveli por u ngrit korupsioni dhe miku. Pashallaret e rinj te kuq donin qe femijete e tyre te shkelqenin. Nje nga profesoret e mij te matematikes ne inxhinieri kur uleshim per ndonje got raki me thoshte: (vitet 80) studenti i 6 ne periudhen tuaj eshte njemije here me i forte se ai i dhjetes tani!!! Ah mi Zyshe politika te ben te humbasesh llogjiken.
    Keshilla e fundit mi Zyshe: Mos ure dhe mos kerko hakmarje. Jane dy elemente te njeriut me kompleksitet.
    Au revoir madam ZYSH

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *