Disa mesazhe telefonike në numrin telefonik të psikologes Jorida Rustemi kanë dalë sot në shtyp. Per keto mesazhe Gjykata e Tiranës me vendim të datës 18 dhjetor 2013 e shpalli fajtor shtetasin Kreshnik Mehmetaj për akuzën “përdorim me keqdashje të thirrjeve telefonike”. Ai u dënua me 6 muaj burg, por në të njëjtin vendim gjykata vendosi pezullimin e ekzekutimit të dënimit dhe e la atë të lirë me kusht për një periudhë dyvjeçare. Gjatë kësaj kohe ai duhet të mbajë kontakte me Shërbimin e Provës, si dhe nuk duhet të frekuentojë ambientet pranë banesës apo punës së psikologes Rustemi.
“Zyshe, o të hënksha zemrën. M’u bëre ferr. Herën tjetër do të të puth në mes të rrugës, se ndryshe nuk merr vesh ti. Ahh të vdes unë për ty, ishe bërë si 19 vjeçe. Më flisje dhe usa. Vetëm ruhu nga akrepat se mos të bezdisin. Më ke gjithmonë nga mbrapa se do na hapësh punë, do qëllojmë ndonjërin, mos u ekspozo shumë”,thuhet në një mesazh botuar nga e perditshmja Panorama.

Do të shërbejë ky shëmbull për të gjithë manjakët e tjerë. E njoh këte psikologen prej kohësh. Psikologe e aftë. U tregua shume e gatshme kur i kërkova të firmoste peticionin “anticensus” te pollos! Apo peticionin për greqizimin e shqipërisë!?
kjo Panorama i vdes keto lajmet me SMS katundaresh :). Edhe Nazimes ia qiten gjith epshin telefonik ku s;merrej vesh asnji llaf :). Ceshtje serioze, nuk ke ci thua “)
hahahaha 🙂 Me kujtohen Sms t e Nazimes. “Ti je per mue si djali i Sal Brishes” – i shkrunte atij druvarit 🙂 E papame, hahahaaaa
dava katundaresh si kta qe i bojn ashtu dhe kta qe i botojn
E ka rrit profesori me doren e vet. Kte edhe shume te tjera si kjo… ehh cudi si nuk eshte ankuar ndonjeher per Pangon kjo bashke me pedagoget e tjera??
traplliqe
aman moj profesore aman ,,,,por ti je dhe psikologe …..ke ber gabim qe i ke len sms te ti publikojne ….apo reklama shpirti i tregetise ….se pas ketij shkrimi ta mesuan emrin nje pjese emire ,,,me par nuk ju njihnin ..
Jorida, une po respektoj gjykaten dhe po te jap kohen e mjaftueshme per t’u bindur se ti je vetem e imja!