Mirdita,kam deshire tju beje me dije nje vezhgim qe kam bere keto dite mbe sasine e madhe qe eshte hedhur ne qarkullim te flamurit kombetar,me rezulton qe ne 90% te tyre jane flamuj te deformuar ne simbolin tone shqiponjen,por me e keqja eshte se ky flamur i deformuar qendron i varur dhe institucionet e shtetit.kam foto te bera te ketyre flamujve te deformuar,per cudi edhe gazetaret qe shoqeronin perfaqesuesen tone te futbollit ne ndeshjen e fundit ne zvicer mbanin kete flamur.deshiroj qe gazeta juaj te meret me kete vezhgim qe kam bere une keto dite.me respekt Alberti.
E nderuar DITA, jo vetem Prokuroria por dhe Hipotekat jane bere vatra infeksioni. Më qëlloi rasti verën që kaloi, me nje mikun tim te jem deshmitar i një realiteti të hidhur në administraten shtetërore. I interesuar per nje dokumentacion pronësie miku im me fton ta shoqeroja në hipotekën e qytetit. Mes eres se rende te arshives, kripes se djerses dhe asaj te detit, punonjesit e hipotekës dukeshin te tejlodhur dhe aspak mikprites. Pyetjeve të njerëzve (shumica naivë), punonjesit ju pergjigjeshin me pertese, me emra Formularesh te padegjuara dhe Numra ligjesh a thua se behej debat legjislacioni mes Juristesh.
Ne kete moment ne qetesine qe imponon institucioni qe te jep ose te privon pronesinë, u degjua nje ze i holle i zgjatur por i sigurt: – Hë mo si u be puna e dokumentave te mia ??
Nenpunesi i sportelit ne vazhdimesine e rutines i thote se dokumentat qe solle jane te paplota dhe nuk ka mundesi finalizimi se eshte ne kundershtim me ligjin. I sapoardhuri kercen dhe thote prere :
-A kështu e keni Ju ?! Po mirë mo, le të vijë Illi ta zgjidhi problemin.
Si me komande nëpunësit kercyen, pane njeri tjetrin ku me nervozizem e ku me inat dhe si ne korr thane – Po prit o lumemadh se nuk ta prevëm me sopate, dale t’i shohim edhe nje herë.
Nje ngerdheshje u nder ne buzet e klientit dhe me nje veshtrim triumfues pershkroi sallen e tejngopur me sy hallexhinjsh e avuj djerse sikleti.
Nga peshperimat e njerezve te radhes mesova se i paradhi ishte vëllai i kryetarit te PD -së së qytetit, i cili “i ka ne dore keta” (per ata matane sportelit), “i cili te ngre zgupthi…” (në zhargonin e qytetit) “të le në diell), etj. Po shikoja me vemendje atë që po shijonte triumfin. I holle dhe serioz , diku te 55 kg. Po ferra e vogel nxjerr lepur te madh.
Dolem nga zyrat e HIPOTEKES me te paqarte se hymë. Ne mendje me sillej pema e familjes dhe po shkundja gjethe e degë mos valle gjeja ndonjë lider Partie . As qe bëhej fjale. Në fisin tone vetem punetore, nenpunes e ndonje administrate … kontigjent i “ILLIT”.
E ndjek përditë këtë faqe dhe më pëlqejnë në veçanti fjalët e urta. Arsyeja që po ju shkruaj ka të bëjë me debatin politik të ditëve të fundit. Nuk jam militant, nuk jam as nevojtar. Zoti më ndihmoftë, por nuk besoj se do votoj ndonjëherë për ndonjë Parti, vetëm që të më sigurojë ndonjë vend pune apo ndonjë tapi toke të grabitur. Kam qenë i zoti t’i arrijë vetë gjërat e mia dhe standartin tim të jetesës. Por kjo është tjetër temë dhe unë ndoshta kam qenë më me fat se të tjerët.
Votova në këto zgjedhje për PS. Nuk jam anëtar i saj dhe as ndonjë simpatizant i flaktë. Mendova vetëm se të drejtën e votës (që është edhe detyrim gjithashtu) duhej ta ushtroja! Edhe kësaj here kam marrë vendimin për të votuar PS. Mendoj që Rama është relativisht më i shpejtë në bërjen e punëve, gjërat mund të ecin më shpejt se me një Berishë që ka komlekse të forta bolshevike kontrolli.
Këtë e them jo sepse ky kompleks për të kontrolluar gjithçka – sjell ato dëme që sjell në demokracinë e institucioneve, (kjo është e vërtetë por fajtor këtu s’është vetëm Berisha) por mendova se këto përpjekje të mëdha kontrolli që bën Berisha, i hanë atij shumë kohë dhe energji dhe siç kuptohet ky handikap i tij sjell vonesa në progresin tonë në përgjithësi. Është një kryeministër që konsumohet në luftë dhe intrigë politike, jo në menaxhim të problemeve. Propaganda është e mirë, por jo të zëvendësojë gjithçka siç aktualisht po ndodh.
e mori Saliu gjithe Shqiperine ne dore. Prokuroria do rezonoje me pas ne gjithe fushaten. Dhe Nuk ka parti të djathtë që i trajton pronarët ashtu si i ka trajtuar PD. E keqja është që ne si votues të djathtë, nuk kemi ku mbështetemi. Alternativat brenda së djathtës nuk kanë forcë deri tani. Sa për Berishën, ai do ketë përjetë votat e anti-pronarëve, pra atyre që pushtuan trojet tona dhe ai ua legalizoi. Ne si pronarë votuam për PD-në, dikur, tashmë jemi njerëz të papërfaqësuar politikisht. Për sa më takon mua, për Berishën vlen ajo shprehja e vjetër që kemi ne këtej nga Kruja: “Të bleva për burrë Jemeni, më dole groshë syqeni”
Prokurori dhe postet blehen vetem me lek. Por me leke mund te blesh nje shtepi por jo nje familje…! Me leke mund te blesh nje ore por jo kohen! Me leke mund te blesh nje shtrat te rehatshem por jo gjumin! Me leke mund te blesh nje liber por jo dije! Me leke mund te blesh shoqerues hipokrit por jo miq!
Me leke mund te blesh vizita ilaçe e doktore por jo shendet! Me leke mund te blesh poste pune por kurrë respekt! Me leke mund te blesh seks por kurre dashuri! Me leke mund te blesh nje pafundesi boshe, duke shitur pa kuptuar ate qe te ben njeri: Dinjitetin Njerezor!
Eh sa e veshtire te vleresohen keto gjera ne nje bote kaq materialiste dhe kaq larg humanizmit.
Hahahaaaa 🙂 Kopertinat jane njera me e bukur se tjetra. Une i shof edhe ne FB dhe i shprendaj. Keni simpatine time personale. Gjeja qe ndjej neveri em shume jane përbaltësit më të thekur ndaj lidershipit të sotëm të PS-së qe janë ish-ministra të Nanos dhe Metës. Detyra e këtyre “minave surprizë” të Berishës e Nanos brenda PS-së ëhtë e njohur. Këta flasin për standarde në PS dhe bëjnë sikur “harrojnë” standardet në zgjedhjet parlamentare. Unë them këtë si socialist i vjetër: Ai që dredh zinxhirin gjatë fushatës përgatitore parazgjedhore, nuk ka asnjë tagër moral të flasë. Ka prej tyre që nuk kanë më asnjë mbështetje në bazë. Kur nuk je i zoti të fitosh në një qark, si mund të pretendosh të japësh mend për të gjithë Shqipërinë ? Në këto anë ka një shprehje: “Nuk e qasin në fshat dhe kërkon çupën e priftit për grua”.
Prokurori i ri i berishes do jete nje kamikaz qe do mbyll se pari 21 janarin. Parlamenti Evropian ka shtuar dy kushte të reja në rezolutën e tij për Shqipërinë lidhur me marrjen e statusit, të cilat janë qartazi dy kushte të sigurta që nuk realizohen. Eduard Kukan, kreu i Delegacionit për Ballkanin në Parlamentin Evropian, i cili është dhe një përfaqësues i së djathtës evropiane në parlament, ka propozuar dy amendamente që kanë të bëjnë e para me një gjykim të drejtë dhe të pavarur për 21 janarin dhe e dyta me mënyrën si duhen trajtuar ish- të përndjekurit politikë, duke theksuar se ka marrë shkas nga mungesa e dialogut dhe vetëdjegia e Lirak Bejkos. Të dy kushtet janë në fakt dy probleme tërësisht personale të Sali Berishës, që e lidhin atë me vdekjen e pesë qytetarëve, katër më 21 Janar dhe 1 tjetër javë më parë kur i dëshpëruar nga fyerja dhe refuzimi i qeverisë për dialog, një ish- i përndjekur i diktaturës vdiq pas një akti vetëflijimi.
Amendamenti i parë, ai i 21 Janarit, është tërësisht i parealizueshëm. Ndërsa Kukan në emër të Parlamentit Evropian kërkon një gjyq të ndershëm dhe të paanshëm, gjyqi ndaj vrasësve të katër qytetarëve është një tragjedi e vërtetë e sistemit të drejtësisë në këtë vend. Mjafton që zoti Kukan të dërgojë një ditë asistentin e tij në atë gjyq dhe do të shikojë rreth 30 të fortë që hyjnë në sallë të gjyqit me uniforma të gardës, i puthin dorën komandantit të gardës sikur të jetë një padrino, ulen në sallë pasi ulërasin shumica në tropojançe të fortë “pa q… nënën teme s’e dënon njeri këtë burrë”, dhe ulen përballë gjykatësve të trembur, që gati nuk u shpëton urina nga frika. Kjo është pamja e zakonshme e një dite gjyqi në Gjykatën e Tiranës për ngjarjet e 21 Janarit. Ekspertiza e shërbimit më profesional në botë kundër krimi, FBI, thotë qartë se komandanti i gardës ka vrarë së paku një demonstrues dhe besohet se ka vrarë dhe të dytin, por gjykata e ka lënë atë të lirë dhe në vend të tij janë të trembur vetëm gjykatësit që gjykojnë çështjen.
Personazhi kryesor i kësaj tragjedie, Sali Berisha dhe ndihmësi i tij, Lulëzim Basha, jo vetëm që nuk janë në sallën e gjyqit si të pandehur, por as është marrë guximi t’u shqiptohet emri si urdhërues të vrasjeve politike.

flamuri kombetar i deformuar shikojeni neper rruge dhe krahasojeni me ate zyrtar.

kemi 100 vjetor dhe asnje nuk meret simbolin kombetar FLAMURIN qe te gjithe thone e kemi te shtrejte.