Prof. Nasho Jorgaqi
Botuar në DITA
Në revistën “Albania Oggi”, organi i shoqatës së miqësisë Itali- Shqipëri janë botuar disa materiale me vlerë mbi Qemal Stafën. Veç vjershës të përkthyer në italisht “Hijes së tim vllai’’ dhe portretit të Qemalit, nga piktori Bukurosh Sejdini, është botuar dhe një artikull i G. Marcellinos.
Autori pasi i jep lexuesit disa të dhëna të domosdoshme mbi jetën dhe veprimtarinë revolucionare të Qemalit, gjithë artikullin ia kushton analizës së vjershës “Hijes së tim vlla!” dhe mendimeve të Qemalit mbi rolin e poezisë për transformimin revolucionar të shoqërisë.
G.Marcellino arrin të konstatojë se Qemali si revolucionar e kish kuptuar se “nuk mund të luftohet për një shoqëri të re, pa luftuar njëkohësisht për një kulturë të re, se në këtë luftë poezia është instrument i mprehtë në shërbim të kauzës. Për këtë Qemali tregon G.Marcellino dha vetë shembullin e një poezie militante. Me të drejtë, ai e cilëson vjershën e Qemalit si një “poezi e lindur” nga lufta dhe që i shërben vetë luftës’’.
Duke vënë në dukje vlerat ideoestetike dhe tiparet e poezisë së Qemalit, si një poezi me karakter të theksuar politik një “program lufte dhe impenjim solemn”, autori përfundon me këto fjalë:
“Poezia e Qemal Stafës për qartësinë e saj, për thjeshtësinë e madhe, për forcën e mendimit nuk është vetëm një kontribut në zhvillimin e letërsisë realiste shqipe, por sipas mendjes sonë, një nga shembujt më të mirë të letërsisë europiane të Rezistencës”.
Poezia e Qemalit dhe artikulli i G. Marcellinos mesa duket patën jehonë në mes lexuesve, ato zgjuan kujtime tek ata që e patën njohur për së afërmi heroin, sepse fill në numrin që pasoi u botuan kujtimet e Cezare Collinit “Qemal Stafa në Firence”. Këto janë kujtime autentike të një bashkëluftëtari të Qemalit, që hedhin dritë mbi një periudhë akoma të panjohur mirë të jetës së revolucionarit tonë të shquar.
Dihet se kudo që punoi e jetoi Qemali la gjurme lufte. Për ne ka qenë e vështirë të njihemi në mënyrë të plotë e konkrete me tërë aspektet e punës revolucionare që ai zhvilloi jashtë atdheut e veçanërisht në Firence. Qemali qëndroi në Firence, me disa ndërprerje nga 3 tetori i vitit 1939 deri në qershor të vitit 1941. Është e njohur tanimë veprimtaria e gjithanshme që ai kreu për organizimin e mobilizimin e universitarëve shqiptarë në luftë kundër fashizmit dhe propagandimin e ideve antifashiste në mjediset studentore.
Këto na i kanë bërë të qartë dëshmitë e mjaft bashkatdhetarëve të tjerë. Për fat të keq mungonin dhe mungojnë ato të dhëna konkrete që flasin për një fakt të pamohueshëm se Qemali, si një revolucionar internacionalist bashkëpunoi ngushtë me ato forca dhe elementë vendas antifashistë edhe në skrofullën e vetë fashizmit.
Nga kjo pikëpamje, kujtimet e Cezare Collinit sjellin një kontribut mjaft të rëndësishëm për njohjen sa më të plotë të heroit tonë. Në radhë të parë, na prek fakti që miku italian me gjithë kobën e shkurtër dhe rrethanat e vështira të ilegalitetit, ka arritur ta ndjejë menjëherë personalitetin e Qemalit, të dallojë disa nga ato cilësi të shquara që ia ka njohur tanimë historia jonë. Me të drejtë ai nënvizon se në mes të të gjithëve “shquante figura e fortë e Qemal Stafës”.
Dihet se Qemali pat shkuar në Itali, jo për të kryer studimet, por për të realizuar ato detyra revolucionare që u ngarkonte, komunistëve shqiptarë momenti i rëndë historik. Në këtë drejtim, ai arriti të marrë kontakt dhe të sigurojë bashkëpunim me ato forca që luftonin kundër fashizmit në vend. Kjo natyrisht nuk ishte e lehtë, përkundrazi, por dhe në këtë detyrë tepër të vështirë, Qemalin si gjithnjë e ndihmuan aftësitë e tij prej revolucionari profesionist.
Gjëja më e rëndësishme është që lidhjet dhe bashkëpunimin luftarak ai arriti ta sigurojë, jo me elementë të thjeshtë antifashistë, po me kuadro të rëndësishme me drejtues kryesor të lëvizjes klandestine antifashiste. Cezare Collini kryente atëherë detyrën e udhëheqësit të lëvizjes ilegale për Firencen, ndërsa më vonë, pas rënies së fashizmit, në shtator 1943, ishte në drejtimin e gjithë luftës për çlirimin e krahinës së Toskanës. Kuptohet qartë dhe rëndësia e kontakteve që pati Qemali me të. Këto kontakte kishin për bazë shkëmbimin e përvojës revolucionare dhe të ndihmës të ndërsjelltë në mes njeri- tjetrit.
Kjo tregon se revolucionarët shqiptarë me në krye Qemalin, megjithëse të rinj dhe në organizim e sipër dinin të përfaqësonin me dinjitet të plotë jashtë atdheut popullin e tyre që nuk pajtohej me pushtimin fashist dhe përgatitej për kryengritjen e armatosur.
Kujtimet e Qezare Collini na zbulojnë vetëm një pjesë të punës e të luftës së Qemalit e të shokëve të tij jashtë atdheut, po ato, pa dyshim pasurojnë analet e luftës sonë të përbashkët anti- fashiste, të miqësisë sonë internacionaliste:
Kujtimet e Collinit:
“Mbi sa do të tregoj, do ta kuptoni emocionin e madh që provova kur në numrin 3 të revistës (revista “Albania oggi”) pashë fotografinë e shokut Qemal Stafa dhe mësova fundin e tij heroik. Për hir të historisë së qëndresës kundër fashizmit e shoh të nevojshme të shpjegoj si dhe pse lindi lidhja dhe bashkëpunimi në mes lëvizjes ilegale të komunistëve italianë, e në veçanti atyre fiorentinas me shokët shqiptarë të udhëhequr nga shoku Qemal Stafa.
Siç do të shihet, kontakti nuk mund të ndodhte veçse në mes forcave politike që luftonin për të njëjtin ideal në rrethanat e një ilegaliteti të thellë. Në të vërtetë, lidhja me shokët shqiptarë mund të arrihej vetëm nëpërmjet shokëve dhe shoqeve komuniste që ndodheshin të internuar prej shumë viteve dhe të shokëve të dënuar nga gjyqi special fashat që drejtonin luftën në vendin tonë qysh nga vendosa e diktaturës.
Pas agresionit dhe pushtimit të Shqipërisë u arrestuan mjaft shqiptarë, si në Itali ashtu dhe në Shqipëri, të cilët u internuan pastaj në ishullin Ventone. Pjesa më e madhe e të internuarve ishin studentë e kish vetëm ndonjë çifligar a tregtar. Në mes tyre kishte pikëpamje të ndryshme politike, por ekzistonte një qëndrim i përbashkët antifashist në përgjithësi, megjithëse në gjirin e tyre kishte divergjenca klasore.
Marrëdhëniet që u krijuan në mes shokëve shqiptarë dhe italianë në Ventotene, bënë që të lind problemi i vendosjes së lidhjeve me grupet e shqiptarëve që jetonin në qytete të ndryshme të Italisë lidhja në mes shokëve të internuar dhe lëvizjes sonë ilegale në Itali u bë nëpërmjet shoqes Delli1, e ëma e një shqiptari të internuar dhe të shoqes, Emma Foreoni Turchi. Kjo lidhje u konkretizua më vonë me Qemal Stafën, i cili aso kohe ndiqte fakultetin e drejtësisë në Universitetin e Romës2.
Në mes komunistëve të rinj shqiptarë, Qemali u shqua menjëherë për seriozitetin dhe vendosmërinë e tij. Të gjithë aso kohe dëshironin të vendosnin lidhje me organizatën e partisë sonë, të merrnin përvojën e nevojshme mbi luftën për ta përhapur pastaj në Shqipëri. Këtë e bënin dhe shokët grekë që luftonin për një çështje të përbashkët.
Në Firence lidhja me Qemal Stafën dhe grupin e studentëve universitarë shqiptarë u vendos nëpërmjet një kartoline të grisur në dy pjesë për identifikim në fillim me vëllanë e Emmës, banues në Romë dhe pastaj me mua, që aso kohe isha përgjegjës i udhëheqjes së lëvizjes ilegale për Firencen. Këta ishin universitarë seriozë, trima me të vërtetë të mrekullueshëm.
Lëvizja jonë përbëhej kryesisht nga elementë punëtorë dhe fshatarë. Ambienti universitar ishte në atë kohë shprehje e interesave të shtresave të larta, i orientuar nga filozofia fashiste e Xhentiles3, prandaj nuk kishim arritur akoma kontakte politike. Siç thamë, shokët shqiptarë donin të njiheshin me përvojën tonë. Unë u tregoja atyre sistemet dhe mënyrat “e punës” “e konspiracionit” në kushtet tona të ilegalitetit të plotë, për ta çuar përpara luftën kundër fashizmit në Itali.
Habitesha se me sa vëmendje dhe sa rëndësi i kushtonin ata këtyre problemeve deri në hollësirat më të vogla kur për ne këto ishin gjëra krejt të zakonshme. Po nuk ishte fjala vetëm për këto, ata donin të mësonin për jetën tonë në burg, për programet e shkollës sonë leniniste, për vijën tonë politike, për frontin unik antifashist. Tregonin interesim për trashëgimin e Pietro Gobettit4 (“Revolucioni liberal”) ,diskutonin mbi teorinë e vlerës dhe mbi materializmin historik, dy zbulimet e mëdha të Karl Marksit.
Nga të gjitha këto, kuptova se në qendër të diskutimeve të tyre qëndronte çështja e pavarësisë dhe e sovranitetit të vendit të tyre dhe isha shumë i kënaqur kur vija re që qenë të orientuar teorikisht dhe politikisht drejt një zgjidhje revolucionare socialiste të problemit kombëtar. Me këtë ata tregonin se ishin, konkretisht me teorinë e njohur të Leninit, d.m.th me teorinë e mundësisë e shndërrimit të luftës patriotike në një revolucion socialist.
Takimet bëheshin në rrugë, në vende të hapura, që mbaheshin si më të sigurta. Vetëm një herë u takuam në një shtëpi. Banonin në një dhomë në rrugën Scale dhe këtu patëm një diskutim me shokët shqiptarë. Në mes të të gjithëve, që ishin të tërë shumë të sjellshëm shquante figura e fortë e Qemal Stafës.
Në fund, nga shkëmbimi i mendimeve dhe i përvojës u kalua në shkëmbimin konkret të ndihmës reciproke. Erdhi koha që unë u kërkova atyre ndihmë për të siguruar një çiklostil dhe megjithëse e rrezikshme kjo punë për një student universitar, mund të justifikohem me faktin se nevojitej për të riprodhuar materiale studimi për mbrojtje diplomash etj. Ata e pranuan menjëherë kërkesën time. Ndihma e tyre na zgjidhi një problem shumë të madh, sepse për ne as që mund të bëhej fjalë të siguronim një mjet të tillë shtypshkrimi, pasi çdo gjë i qe nënshtruar një kontrolli të hekurt nga ana e policisë fashiste.
Lëvizja ilegale fiorentine do të gjendej dhe njëherë para gjyqit special, më vonë do të jetë ajo që do të marrë drejtimin e luftës çlirimtare në Itali. Edhe shokët tanë më të mirë do të binin në luftë. Mua që fatmirësisht jetoj akoma, më takon detyra të nderoj shokët e rënë në luftën kundër fashizmit dhe në mes tyre dhe heroin e Popullit shokun Qemal Stafa”.
—–
1) Nëna e dëshmorit Xhezmi Delli, e cila aso kohe kish shkuar në Itali për të takuar të birin e internuar në ishullin Ventotene.
2)Për mungesë informacioni, autori s’e di që Qemali nuk ndoqi Fakultetin Drejtësisë në Romë, por në Firence.
3) Xhentile, një nga ideologët famëkeq të fashizmit.
4.) Pietro Gobetti (1920-1926)- kritik letrar dhe publicist italian. Ka botuar revistën “La rivoluzione liberale”.
Ky eshte Heroi i Popullit Qemal Stafa, emrin e te cilit e ka per nder stadiumi Kombetar i futbollit,por qe kryeministri kuisling Edi Rama ka vendosur t’ia heqe !
Justifikimi i poshter jepet nga krye mashtruesi Duka qe deklaroi se do vihej emri i sponsorit!
Po vete Duka pose nuk e nderron emrin dhe ta vere “Preshi” fjala vjen ose “Gelasa e pules”?
Mundet te jet Hero i Popullit dhe ta gezoje .
por me Sportin me Futbollin nuk ka te beje aspak ,
kur dihet qe ne te gjithe Boten
enrat e Stadiumeve mbajn merat e Futbollisteve te Shquar te Nationales se vendit .
Sigurishte qe ne epoken Komuniste shume gjera vendoseshin nga Partia Komuniste ne fuqi nga Komuniste
arbitrarishte dhe nuk i lihej atyre qe kishin te benin me Sportin me futbollin ,pra Profesionisteve te Sportit
sepse natyrishte kishim te benim me Diktature !
Por sot , mbas kaq vitesh ,kur shqiptaret njohin mire ti thon Heroit Komuniste Hero e rrespektojne per ate qe ai luftoj dhe lene ne Postin qe meriton te jet vertet mes Heronjeve e jo ne fushen e Futbollit ,
sot kur nuk lejohet me te leshohen emrtime objektesh qe nuk i lidh asgje me Objektin ,
perjashtohet metodat Komuniste te vjeteruara ,ku i futeshin emertimet si Kau Peles ,pa sens llogjik.
Stadiumi i Kombetares meriton emrin e nji nder futbollisteve me te shquar te Kombetares Shqiptare
*** Panajot Pano ***
Nderoheni Heronje per ate qe jane ,duke i ven ne vendin qe i takon .
Jo po ta bejme Xhaverin basketbolliste !
Po.pse.Nene Tereza.ishte pilote?
Ik ore.logjk.pisi rilindas
Shtoi dhe Lasgushin.
o redi rropsia ,
mir komentet e tua i jep ktu ,
por mos u trego kaq skuth e frikacak ,
jepi edhe pergjigjet e mia !
Kaq shume i pasigurt je kaq spurdhjak ?
1010, po ti mor mut cfare ke te besh ti me veprat e popullit?
Stadiumi Kombetar Qemal Stafa u ndertua nga populli, dhe e ka per nder te mbaje emrin e nje nga Heronjve te tij me fisnike dhe me te rinj ne Histori.
Kush je ti mor kurve te diskutosh emrin e veprave te popullit.
Ti nuk ke asnje targ te zhdukesh figurat e ndritura te Lirise. kurve e Dules
mirel putana e Dites ,
o llapemadhi injorant qe pergjon pas monitorit si Gofi.
Un nuk diskutova o funderine ne lidhje me Heronjt e Popullin ,te cilet i rrespektoj ndoshta Me shume nga plehra si ty ,
pooor mbi emrin e Stadiumit duke sjelle shembuj te Botes
qe Stadiumet Sportive ne pergjithesi i emertojne ne Emra Figurash te Sportit pra Legjenda Futbolli ose X – Kulture Sporti , duke u nisur nga ajo se me duket me korrekte kjo
qe Stadiumi Kombetare te ket ermin i nje futbollisti te shquar shqiptare si psh Panajot Pano …
Tani c’ka ktu ,per te hyre ne ofendime mute qe ti ke mbushe barkun ?
Dhe e fundit ,
nqs ti ke ndonji deshire te palloj un Kurven ty idiot ,
un sdo ta plotesoja deshiren cop idioti qe e ke vendin ne noj Psiqiatri e jo mes njerezve .
Kjo eshte arsyeja sidomos pse gjithe socialistete ketu duhet te mbyllin gojen: nuk jane ballistozogistet qe ia hoqen emrin atij stadiumi po vete ju qe zgodhet Ramen e qe heshtet para Njishit, siç heshtet dje kur shqiptaret jo komuniste e komuniste si Qemali u vritshin.
E nga kush nga nje spiun i Zogut per vite te tera e nga nje anetare e Rinise fashiste qe adhuroni pee keto krime, nder to te qemal stafes!
Ky shkrim ankues meriton te botohet ne Serbi dhe Rusi, sepse atje e kane vendin revolucionaret sllavo-komuniste internacionaliste Kominternas komsomolas.
E folmja Shqip nuk mjafton per te qenë Shqiptar.
Socialistet hapin gojen sepse nje ballisto zogist si Ramuti lufton per ta kthyer Shqiperine sic e kishte Zogu, province diktatoriale te Serbise, Italise dhe Greqise
Ne vitin shkollor 1926-1927 kan studju nji vit ne gjimnazin e saverianve ne Shkoder keto djem te familes STAFA:
1- Lahedin Stafa me numer rendor 2217,
2- Qemal Stafa me numer rendor 2218,
3- Veli Stafa me numer rendor 2219.
Ky gjimnaz ishte hape me 17 tetor 1877 (10 vjet para mesojtores se Korçes).
Ky gjimnaz u mbyll dhe te gjitha laboratoret dhe biblioteka e psun e saje u zhgatrruen nga çlirimtart ne vitin 1945.
Komunistin Ismail Qemali, te fejumin e pare te Nexhmije Hoxhes, e eleminoi komandanti Enver Hoxha.
Zoti Tedeskini , ne shume nga komentet e tua e tregon veten te pa dijshem . Ban mire me e lexu edhe nji here cka ke shkru , para se me kerku publikimin ! Cka don me thane : komunistin Ismail Qemali . . . . ?
Ke te drejte. Lapsus shkrimi ne lidhje me emrin “Ismail Qemali”, ne fakt asht e kjart se duhet shkru Qemal Stafa, por kjo gja kuptohet se asht gabim shkrimi dhe jo koncepti.
Sidoqofte falem nders per vrejtjen.
Besoj se per pjesen tjeter kam qene i sakte.
Po c’mut redaktori qenke more injorant analfabet qe per cudi ke edhe nje gazete !? Po ku e ke pare e lexuar ti more qe nuk di c’te te them? Qe kur “Strofulla” na eshte bere “Skrofull” !?
Kujtimi dhe vepra e Qemalit lihen ne harrese me qellim. Qeverite shqiptare jane ne gare kush ta beje me me zell kete pune antishqiptare, ta fshije sa me shpejt faqen e ndritur te historise antifashiste shqiptare. Perdite rrenohen lapidare, prishen perkujtimore deshmoresh, hiqen nga programet edukative-mesimore. Askush nga fqinjet tane nuk ia lejon vetes kete marrezi qe lejohet te ndodhe ne Shqiperi.
Mos u perpiquni te prishnI imazhin e njerezve te thjeshte per heroin e popullit Qemal Stafa..! Ai ishte dhe do te mbetet perhere nje figure e ndritur..!
Perjetesi vepres se shkurter po te lavdishme te Qemal Stafes i PVDEKSMI YNE….
Na duhen Qemal Stafa te Rinj ,po pa fundin e tij,ne kulmin e Punes tij atdhetare.
Faleminderi Pr.I ndeuar Nasho Jorgaqi; *i RINUARI i KOHES.* Te pacim..
Guri Naimit D.
Qemal Stafa nuk ka ndonje veprimtari letrare,atdhetare,madje edhe komuniste,,krahasuar me moshatare te tij si Petro Marko,Anastas Lulo,Zef Mala..Ndersa me Sejfullah Maleshoven as mund te krahasohet.
Si letrar ka shkruar nje vjershe dhe nje hartim klase.
As krahasohet me Migjenin.
Si komunist,do kishte psuar fatin e Anastas Lulos,Mustafa Gjinishit,Zai Fundos,por Urjahipi vendosi ta vrase si hero.
Zoti @demo , pse nuk per,mendni qe heroi Q.Stafa gjithecka qe thuhet per te , e kreu ne 3 – 4 vjete ? Si mund te kerkohet me teper prej tij , qe ti si shprehes i regresit ne komentet e tua perpiqesh ta krahasosh ate me Petro Markon e shume te tjere qe jetuan gjate ?!
Pse nuk kujtohet nga mender te majtet komuniste MYSINE KOKOLARI, kjo bije dhe intelektuale e shquar e Gjirokastres, por u la ne meshire te fatit, u persekutua direkt nga diktatori komunist ENVER HOXHA. U internua ne Rreshen te Mirdites si punetore “e pashkolle” fshesaxhije dhe kur u semure nuk lejoj ti benin asnje mjekim dhe perkujdesje deri sa vdiq.
I cili nuk kishte arsimin e duhur, universitet, kurse kjo femer e zgjuar kishte mbaruar shkollen e larte, universitetin ne Rome te Italise.
Problemi tjeter qendron, mender shoku ENVER HOXHA i kishte propozuar per fejese, por kjo nuk i kishte pranuar. Arsyja se ENVERI nuk ishte i shkolluar, kjo nuk i kishte pranuar as ABAZ ERMENJIT, ne nje kohe qe ky ishte me arsim te larte, universitet, intelektual, por ishte i madh me moshe, kishte diference te madhe moshe.
ENVERI, te gjithe ato qe ishin me me arsim, kulture, me te ditur se ai i eliminonte. Kurse me QEMAL STAFEN kishte inatin se me te ishte lidhur edhe NEXHMIJE XHUNGLINI (HOXHA). Tung.
O gomari @ A , pse fut Enverin ne problemin qe diskutohet e gte japesh ndonje mendim , por merresh me brockullat e leshuara neper kafene ?
Patjeter qellimisht. Porse Borgjezia per tia arrit qellimit kurre s’e shpall qellimin hapur. Madje mashtron per ta kamufluar ate sa me shume. Qorrat shqiptare qe i vune shkelmin historise, bien ne kurth e besojne qeverine dhe kane edhe pritshmeri ndaj saj. Ramuti eshte borgjez, tradhtar i 100 flamureve, dorezan i kriminelit berisha e meta, i shovinisteve fqinj ne veri e jug te vendit.
Historia e tradhetive te klasave te pasura, perseritet gjithnje per qorrat.
Me keq do te behet shqiperia me shqiptaret qe vazhdojne te genjehen nga kryemashtruesi Ramut, mashtrime te natyrave nga me te ndryshmet filluar me konsumin, perfunduar me teresine territoriale.
Qemal Stafa mga Ramuti do tallej e perbuzej si ‘superpatriot’ meqe sic thote Cezare Collini interesi i tij ishte sovraniteti e pavatesia e vendit. Ashtu sic Ramuti perbuz dhe VV me Albin Kurtin per idealin e panegociushem pavaresise e vetvendosjes se Kosoves.
***Analiza e z. Collini eshte nje drite e madhe mendimi.
Koment per @popull
Mos i prekni heronjt dhe deshmoret e Kombit ,ata nuk jane as te partive as te partickave1
Abaz Ermenji kish mbaruar Sorbonen,kurse enver hoxha mbaroi Universitetin e POKERIT dhe Akademine e Dollapit te Harixhijve ne Bruxeles.
Prandaj thoshte i ngrati Halil Hoxha:-Me iku i miri,me mbeti REZILI..
Edhe ky “gjeniu” i vogel i Nasho Jorgaqit,u dergua me burse shteterore nga Italia Fashiste ne Universitetin e Firences,ku nuk mori asnje provim.Bashke me Sami Bahollin,si Oli me Colin,veshen pardesy te bardha me berreta Baske,qe te ngjanin si vullnetare internacionaliste,,hengren parate e burses dhe u kthyen kulluf ne Tirane,se po i prisnin dy komuniste serbe ti diplomonin me nga nje plumb kokes.
Qemal Stafa ishte produkt i asj kohe.Te gjithe intelektualet e europes synonin nje demokraci.Pra c’do shtet te ishte demokrat(krahasonin me demokracine franceze).U fut ne mes dhe spiunazhi bolshevik rus dhe keshtu u percane idete.Qemali ishte me dyshje ,por anonte nga demokracia se se komunizmi stalinist.Ne rradhe te pare ishte patriot.Per kete te vleresohet.Ne PKSH lufta brenda llojit mbaroi me 1990-ten.
Lavdi heronjve dhe deshmorve te atdheut , lavdi Qemal Stafes heroit te kti populli qe dha jeten per lirin e atdheut lavdi kti patrioti te madh , posht tradhtaret .
Lavdi heronjve qe cajne qiellin ;
ne sulm te cmendur ,sekret i jetes,
cdo pike gjaku qe ti dhurove
do te shpertheje ne erresire
do te ndeze zemrat bujare,trime,
do te bucase;Liri dhe drite!
(“Zgalemi” ;Sipas,Maksim Gorkit)
Shqiptar .Dua te te bej nje korigjim :nuk e dha jeten,por ia moren jeten nga tradhetia.
Po,Po,
Ate po them:.Arritjet intelektuale te Qemal Stafes jane mediokrre.krahasuar me moshataret e tij.
Migjeni deri ne 22 vjec(aq sa vdiq Qemali) kishte krijuar faqe te mrekullueshme te prozes dhe Poesise).Petro Marko ishte nje letrar dhe gazetar i afirmuar,,Dhimiter Shuteriqi kishte botuar permbledhjen e pare me poezi,etj.Musine Kokalari ne te njejtin shtet u diplomua shkelqyeshem,botoi dhe nje liber.
Arritja minimale intelektuale e nje 20 vjecari,eshte te DIPLOMOHET.Qemali as kete nuk e beri,.
Ashtu si Enveri,ngeli ne klase dhe u kthye teposhte me pardesy dhe berrete revolucionare.
Te frysh nje tullumbace kot,qe nuk eshte as ne nivelin mediokerr te atyre qe diplomohen,kesaj leberit i thone :Drang e drung kembore e madhe/qumeshti gjysem okadhe.
Qe ishte naiv dhe axhami,,kjo jo nje 20 vjecari,por rane ne gracken e enverit nje batalion i tere me antifashista dhe komunista gjate luftes.Vetem ne Vlore u vrane dhe u zhduken 150 antifashista.
Demo-n, behet fjale per nje 22 vjecar or shpirt-zi !
Nasho Jorgaqi qe ka shkruar per Qemalin,huk e permend fare ardhjen e Cezarit ne Tirane me 1973 dhe nuk u lejua te takohej me shoket qe ishin bashke ne Firence.Edhe ne shkrimet e Jorgaqit ka plote subjektivizma dhe jo reale.
Qemali ka lene plot shenime qe Jorgaqi nuk i ka ku tregohet pasioni rinor dhe ideali komunist.