Shënim i Kryeredaktorit
Botuar në DITA
Eqerem bej Vlora, kushëri i Ismail Qemalit, (Vlorë, 1 dhjetor 1885 – Vjenë, 25 maj 1964) ishte politikan, publicist dhe historian.
Familja e tij ishte një nga familjet më të pasura shqiptare të jugut, por pas Tanzimatit si pasuria ashtu edhe influenca e tyre ra.
Ishte për një kohë të gjatë nëpunës i Perandorisë Osmane. Në verën e vitit 1944, ai u bë ministër i Jashtëm dhe i Drejtësisë përpara se të arratisej në Itali po atë vit pas çlirimit të vendit dhe futjes së partizanëve në Tiranë.
E shoqja dhe dy vajzat mbetën në Shqipëri.
E vogla ishte njëmbëdhjetë muajshe kur u largua i ati, ndërsa e madhja 12 vjet më e madhe. Jetuan në Babrru e më pas në Durrës. Vajzat përfunduan shkollimin e mesëm dhe u futën në punë, e madhja në ndërtim kurse e vogla në fidanishte e mbasandej në Ndërmarrjen Artistike deri në pensionim.
Derisa vdiq në 1964, Eqeremi nuk u takua më me familjen e tij që la pas. E shoqja vdiq 20 vjet pas tij më 1984.
Në pjesën e mëposhtme botuar sot nga DITA, Eqerem bej Vlora, jep variantin e tij, për historinë e flamurit që u ngrit nga Ismail Qemali, më 28 Nëntor të vitit 1912:
Kthimi në Vlorë
Me t’u kthyer nga Kuçi, unë shkova menjëherë në shtëpinë e tim kushëriri, Xhemilit, për të takuar Kryetarin e Qeverisë së Përkohshme, shtëpia ishte kopje e zvogëluar e haramllëkut nuk kishte katër, por tri kate. Përmes derës ndërmjetëse hyra në katin përdhes ku ishin shkallët e mëdha.
Oborri, sallat poshtë e lartë , shkallët ishin mbushur plot nga njerëz me fytyra, sjellje e veshje që nuk i kisha parë kurrë në Vlorë. Të gjithë bisedonin me zë të lartë dhe kur mërziteshin në një vend, lëviznin lirshëm dhe pa teklif sikur të ishin në shtëpinë e tyre.
Në katin e sipërm ishte një sallon i madh i pajisur me mobilie të bukura të stilit bidermajer, dera e të cilit ishte krejt e hapur. Përpara saj njerëzit ngjesheshin e shtyheshin për të dëgjuar seç thuhej brenda. Unë ndalova për disa çaste për të përshëndetur një mori të njohurish dhe pastaj hyra në sallon. Ismail beu po rrinte në një divan me një pamje të ligështuar, sa mua m’u dhimbs.
Kisha tre vjet pa e parë dhe tani m’u duk më i plakur dhe i drobitur. Ai vuante në këtë mjedis të ri dhe të huaj për të. Për vite me radhë Ismail beu kishte qenë nënpunës i lartë i administratës turke dhe vali, poste këto, kur largësia me të lartit dhe të ultit mbahej vetiu. Kështu, ai kishte rënë në një kaos kontrastesh shoqërore, të cilit nuk po ja gjente dot anën.
Unë iu afrova i putha dorën me nderim dhe u ula pranë tij. Të paktën divanin, njerëzit që mbushnin hapësirën kishin pasur mirësinë t’ja linin.
Ai më bëri pyetje të zakonshme: si ia çoja, ku ishte im atë a kishte hequr keq në Kuç me këtë mot të keq e kështu me radhë. Pastaj unë u ngrita për të ikur. Por, ai më mbajti dhe më pyeti me zë të ulët: “ dua të të bëj një vizitë. Është edhe te ty si këtu?” Unë iu përgjigja se po të donte të vinte tek unë, do të vija ta merrja vetë. “Jo, -tha ai.
Xhemili më ka thënë se dera ndërmjetëse është ende. Unë vij vetë.” Sidoqoftë edhe tek unë nuk ishte më mirë. Por falë manisë sime për protokoll, falë karakterit të paafruar dhe të mbyllur, largësia sidoqoftë ruhej. Po përse të shkaktohej kjo rrëmujë e kjo gjullurdi në një shtëpi private, mund të pyesë ndokush.
Nga koha atërore dhe stërgjyshore Ismail beu kishte mësuar se banesa e sanxhakbeut ishte edhe seli qeveritare. Ndaj edhe selamllëku i shtëpive të bejlerëve, quhej në shqip zapana.
Kështu edhe Ismail beut nuk i pëlqente të rrinte në bashki. Dhe njerëzit, që me punë a pa punë, duhej të takonin kryetarin e shtetit, vinin turma-turma në banesën e tij private. Ditët që pasuan, unë takova zyrtarët e lartë të qeverisë së re, të emëruar më 4. 12. 1912, nga i përnderuari kryeministri Ismail beu dhe nënkryeministri fort i nderuari dom Nikollë Kaçorri.
Anëtarët e qeverisë së re ishin miq dhe të njohur të mirë, e më duhej të shtoj, se në rrethanat e atëhershme vështirë të bëhej ndonjë zgjedhje më e mirë. Dhe nëse kjo nuk u përgjigjej aspak kërkesave të kohës, nuk ishte faji i saj. Pozita e çdo qeverie përparimtare pas shkatërrimit të sundimit osman nuk mund të ishte e lehtë; vetëm një orë e fortë diktatoriale do të kishte mundur mbase t’ia dilte mbanë qeverisjes.
Po ku ishte ky diktator dhe fuqia për të qenë i tillë? Në qeverinë e Ismail Qemal beut dhe të babaxhanit Don Nikollë Kaçorri nuk kishte vend për tiranë mesjetarë, ajo përbëhej krejtësisht nga njerëz të arsyeshëm.
Këshilli i Ministrave mblidhej në shtëpinë e Ismail beut, por se ku i kishin selitë ministrat e tij, unë nuk e mora vesh kurrë edhe pse, them se e njihja shumë mirë atë çerdhe mjerane , që quhej asokohe Vlorë. Më mirë nga të tjerët e kishte- këtë e kam parë vetë – ministri i Postëtelegrafës: ai ishte zot i një ministrie të tërë, i Zyrës Posttelegrafike të Vlorës. Asambleja kombëtare që shpalli pavarësinë e Shqipërisë, më 28. 11. 1912, u shpërnda më 7. 12. 1912, pasi zgjodhi më parë, në këmbë të saj, një Këshill Pleqsh, (senat) me 18 anëtarë.
Rruga e beut të Vlorës nga Kuçi në qytetin bregdetar
Gjatë kohës që qëndroja në Kuç isha zgjedhur (në mungesë) delegat, e tani u zgjodha senator i Vlorës. Dy nga ministrat ishin miqtë e mi, Myfit bej Libohova dhe Abi bej Toptani. Por nuk kishte dy njerëz më të ndryshëm, madje më të përkundërt nga karakteri. Ndërkohë që Myfit beu i merrte me të përqeshur të gjitha këto: mangësitë e qeverisë së përkohshme, papjekurinë e popullit shqiptar, madje tërë këto fyerje që na kishin pllakosur, Abdi beu, përkundër, pikëllohej dhe dëshpërohej sa s’thuhej kur ishte i detyruar ta paguante me një apo dy javë vonesë marrjen e rrogave në shtetin e ri shqiptar.
Po ku e mësuan shqiptarët, pyesnim më shpesh me tallje, konceptin e rrogës mujore? Problemi i financave, që unë do ta quaja me emrin e tij të vërtetë: vështirësitë për të siguruar paratë e nevojshme për të mbajtur aparatin shtetëror dhe këto mori të shpërngulurish më dukeshin të pazgjidhshme.
Sipas koncepteve turko-shqiptare, Vlora dhe Berati ishin krahina të pasura. Por të ardhurat nga doganat nuk vileshin më për shkak të bllokadës detare greke dhe me afërsisht 6000 -7000 napolonat që qeveria e përkohshme mund të siguronte në muaj, Abdi beu duhej të bënte çudira, duke përmendur këtu se asnjë nga bejlerët nuk mori kurrë asnjë grosh si rrogë apo si dëmshpërblim.
Myfit beu, ministri i Brendshëm, banoi disa javë tek unë, pastaj mori me qera një shtëpizë të këndshme prapa avllisë sonë, ku jetoi gjatë kohës së qëndrimit të tij në Vlorë. Stili në të cilin ai e drejtoi Ministrinë e Brendshme, të kujtonte paksa kohën e Dagobertit, Mbretit të mirë të Frankove: pakëz atëror, pakëz kalorsiak, por edhe pakëz despotik.
Pas një jave
Një javë pas kthimit tim në Vlorë, çova Murat bej Toptanin dhe Hydaj efendin tek Ismail Qemali, duke iu lutur të më kthente flamurin që i pata huajtur. Më premtuan të ma kthenin atë menjëherë, sapo zonja Marigo Posjo (një atdhetare e madhe demokrate, por që i pëlqente reklama) ta kishte qepur e qëndisur flamurin e ri.
E pra, më 28 nëntor kryeobjekti i ditës, flamuri si simbol i pavarësisë, me atë pakujdesin tipike shqiptaro-lindore ishte harruar. Për më tepër shumica nuk e dinte sesi ishte ai. Kurrkush më përpara as e kishte parë, as e kishte mbajtur. Askush në Vlorë nuk kishte flamur në shtëpi. Shtetformuesit ranë në hall dhe vështruan njëri-tjetrin të hutuar.
Atëherë ngrihet miku im Hydai efendiu dhe thotë se në dhomën e gjumit të Eqrem beut varet në mur një flamur shqiptar, i futur në një kornizë të bukur. Dhe pyeti se a mund të merrej pa qenë aty i zoti? Ismail beu i dha leje dhe kështu flamuri që dikur don Aladro Kastrioti më kishte dhuruar solemnisht në Paris, shtegtoi në konakun fqinj dhe ra në duart e Ismail beut, i cili ia dorëzoi Murat bej Toptanit, me porosinë ta varte jashtë, ndërkohë që vetë qëndronte në dritare.
Mijëra njerëz u mblodhën në sheshin para shtëpisë dhe në kopësht, duke brohoritur “rroftë, rroftë “ edhe pse shumë prej tyre nuk e kuptonin edhe aq se ç’po bëhej. Më vonë kur unë në ditët festive të shpalljes së pavarësisë si shtet i lirë dhe i pavarur, ngrita flamurin shqiptar në ballin e shtëpisë sonë, disa kosovarë të mirë më thanë: “Shumë mirë e bëtë ju të diturit që ngritët flamurin e babë Kralit (pra të perandorit Franc Jozef) se tani nuk ka më se ç’të na bëjë as serbi i poshtër, as malazezi morracak.
Kur pyeta se ku e kam parë shqiponjën e zezë m’u përgjigjën krenarisht: “Tek ushtarët e babë Kralit, në Pazarin e Ri”.
Por natyrisht, pati edhe të tillë si një farë Haxhi Muhamet efendiu, një klerik i rëndësishëm e fanatik në Vlorë dhe ithtar i fortë i tim eti, i cili shprehej me zemërim se Ismail beu kishte zgjedhur një korb si simbol të Shqipërisë së lirë. (Ah ta kishte bërë Shqipërinë Syria beu, ankohej ai,- tani do të kishim në flamur syret e bukura të kuranit.
Po ç’mund të presësh tjetër nga Ismail beu, që ka e kaluar të gjithë jetën në vendin e frëngjve?)! Kur ia rrëfeva historinë Ismail beut, ai qeshi me të madhe, por edhe më kërcënoi me gisht se do t’i tregonte hoxhës që flamurin nuk e kishte gjetur ai, por unë!
——
©Copyright Gazeta DITA
Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.
Tregim simpatik..kur tregohen gjerat e medha nga nje kendveshtrim tjeter.
Një version me simpatik, sepse eshte i verteti, është: Flamuri që u ngrit në 28 nëntor 1912 në Vlorë ishte po ai flamur, që e zbukuronte podiumin e Hotelit „Kontinental“ në Bukuresht, në mbrëmjen e 5 nëntorit 1912, gjatë takimit që mbajti Ismail Qemali me komunitetin shqiptar në Rumani, ku morën pjesë: Asdreni, Spiridon Ilo, Vasil Zografi, Pandeli Evangjeli, Luigj Gurakuqi, Dhimitër Berati, Dhame Kume etj.
Në këtë takim realisht u vendos që Shqipëria të shpallë Pavarësinë e plotë nga Perandoria Osmane, e cila pas kryengritjes së përgjithshme shqiptare të verës 1912 në Kosovë, po i numronte ditët e fundit në Ballkan.
Dhe, kjo do të ndodhë 23 ditë më vonë, saktësisht më 28 Nëntor 1912 në Kuvendin e Vlorës. Sipas këtij versioni, të gjitha burimet përmblidhen në një pikë, se Spiridon Ilo nga Korça (përfaqësues i komunitetit shqiptar në Bukuresht) e kishte marrë Flamurin nga kryeqyteti rumun dhe gjatë udhëtimit me delegacionin e Ismail Qemalit për në Shqipëri, do ta mbante tërë kohën me vete, në gji.
Spiridon Ilo, në kujtimet e tij shkruan: “Flamurin që përgatitëm në Bukuresht unë e kam mbajtur në gji, që nga Bukureshti deri në Vlorë dhe pastaj, pasi e valëviti Ismail Qemali, unë e mbërtheva me sqepar në parmak”.
Te thuash se delegacioni i Shpalljes se Pavaresise me Ismail Qemalin ne krye erdhi nga Stambolli, Bukureshti, Vjena, Triestja pa Flamur, eshte njelloj si te thuash se filan dhenderr e beri dasmen pa… veglen e simbolit!
Buda, kjo eshte e drejta por Eqeremi ka dhene versionin e tij per te marre gradat si njeri intrigant qe ka qene gjithmone. Ai flamur eshte sjellur nga Bukureshti nga ata qe derdhen gjithcka per Pavaresine e Shqiperise.
A thua se per vete aktin ne fjale ata qe u caktuan do vinin me duar ne xhepa, te ngrinin cfare?! Na paskej mbajtur ne dhomen e gjumit Eqeremi nje flamur Shqipetar!!! Si ky dhe i ati Syrja beu ka qene nje turkoshak qe ktheu pllaken kur iku babe dovleti…
Intriganti dhe turkoshaku i Sateme klysh kurve.Intelektuale dhe humaniste te tille ne Boten shqiptare jan te radhe.
O Lomi , meso alfabetin shqip , pastaj shkruaj e perpiqu te japesh sakte ate qe di , pa fyerje e zhargone rrugesh !
Eee ju thashe une dje,qe flamuri qe u var ne sarajet e Vlorajve nuk ishte i Marigo pozios por i Eqerem beut,kujtim nga sternipi i Skenderbeut Aleandro Kastrioti.
E vendosi Murat Toptani. Edhe 10 dite pas shpalljes pavaresise qendronte flamuri i aleandro kastriotit,qe eqrem beu e kishte futur nne kornize dhe ja huajti Ismail beut derisa Marigoja te qendiste kopjen shabllon te ketij flamuri.
Per Marigone thote i pelqente reklama.Mor po le te beje reklame,vetem mos na hyje ne Histori,se na u ka bere Marigoja si Tutorja e Ismail Qemalit..
Mezi po durojme Mona cizmen e Ilir Kryemadhit,do durojme dhe Marigo rrobaqepsen..Pse duhet permendur?Nuk duhet permendur hic!
Eh more Demo, gomar do ngelesh gjithe jeten.
Shqiperine e bene Rilindasit e Medhenj!
Po te ishte per bejlerbejte intrigante si Eqerem e Syrja beu, Toptanet e Zogollet, Myfit Libohovat apo Haxhi Osmen Muhameti ithtari otoman qe vite me vone na u be “hero”, nuk iknin kurre nga Babe Dovleti…..
Ne mbledhjen e Bukureshtit Kolonia Shqipetare atje me aktivja dhe me atedhetarja , nuk ja pranoi fare Ismail Beut ate autonomi qe do te kerkonte! Vetem Pavaresi, kjo ka qene proklama e tyre, shikojeni mire ate foto te 5 Nentorit ne hotel Kontinental te Bukureshtit, pervec Luigj Gurakuqit ku eshte Ismail Qemali?! Fale idealizmit te tyre, zotesise dhe kredibilitetit te larte qe kishin edhe me qeverite Rumune dhe Augsburge u arrit ajo dite, por gradat i moren perseri bejleret si Myfid Libohovat e Esad Pashat etj dhe kurre se lane te merrte jete shteti i ri Shqipetar.
Pra duke mos lene menjane atedhetarine e kujtdo ne ato kohe(Jo nga halli se iku bab Turku e te nderrojme faqe) historia duhet te rishkruhet dhe te marrin vendin e merituar ata qe e pregatiten ate akt mevetesie qe nga kolonite e Sofjes, Alexandrise, deri edhe ata te Bukureshtit qe ishin te gjithe Ortodokse(dhe Fanoliste), pra berthama e Patriotizmit Shqipetar!
Vlen te shkruhet me germa te arta emri i Marigo Posios, jo rrobaqepse(!) por nje vajze e re shume me atedhetare se intriganti Eqerem Beu..
Demo, si qenka shprehur Ekrem Beu, tepke si Rilindas..
Vereni re si thote: Shtetformuesit
Hahaha, sikur ta kishte shkruar Mitat Ramuti dora vete
Megjithate, dihet qe Eqeremi ka dhe nje fare hipokrizie po te lexoshe shume mbi te. Dituria nuk do te thote perkrahje pa kushte.
askush nuk e shikon boten nga maredheniet ekonomike???(lindur nga ato politike) thuhet me mburrje; jezofina topalli; nje nga familjet me te pasura te shkodres . eqerem vlora nje nga familjet me te pasura te jugut . dhe jane….patriote??? …per vete ??? si dhe berluskonet trampet, por dhe karagjozet…dritan hoxha (pushtet i katert po i …perjetshem) dhe pastaj ….komunizmi eshte “mizor”, se do t’ i shkerdhej faren, kesaj rrace (anti kristiane, anti humane) .
ore demo ..pagani . nuk quhesh patriot kur lufton per vete, por per rrobaqepesit, kecaret bujqit, yzmeqaret, druvaret .
Sa per korrektesi: Eqrem bej Vlora e ke pardorur emertimin “Beu i Fundit” per ish-mbretin Ahmet bej Zogollin, politikanin e njohur per genjeshtrat, mashtrimet, krimet dhe tradhtine e tij.
E.Vlora ishte njeri i kulturuar,i perparuar, demokrat dhe atdhetar,
me tradita të shkelqyera fisnikërie dhe fismërie familjare,njohes i gjuhëve dhe kulturave.
Me pak fjalë i ngjante berishës nga traditat familjare fisnike dhe kulturore.
Nji shetitje ne nji hapsire boshe.
Llogje e prralla sharlatanesh paGravitet.
Bote nastradinash qe i vlejne ,vetem gjurmet e pordheve te penevrekeve anadollake .
Mentaliteti Nastradinave vazhdon ala ne shekull te jet
Nostalgjike per Corbat e Anadollakeve 🙁
S’ka fatkeqesi me te madhe per nji Komb dhe rezultatet e atij Mentaliteti Patriotesh alla Turka eshte aq i prekshem sot,
perfaqsuar nga (salih-bash-muti ) ne kte vend,qe ka me shume gjak Rrospishe Patriotike se Shqiptare …
Ne personin e Z.Eqrem Vlora,prek intelektualin qe aq shume i mungon Shqiperise,kritik ndaj vetes.Nese do ta shohin figuren e tij jasht kendveshtrimit ideologjik,do te shohim shqiptarin e madh.Nese nuk do te kisha lexuar(rilexuar) Librin e tij “Kujtime 1885-1925″(nje thesar
i vertet historik dhe kulturore),Librin e Babait te tij Syrja Vlores”Kujtime. Nga fundi i sundimit osman në luftën e Vlorës” dhe Librin e Sejfi
Vllamasit “Ballafaqime politike në Shqipëri 1897-1942”,do te kisha nje boshllek te madh per historine shqiptare ne periudhen qe kan jetuar
keta tre intelektuale.
Librat me kujtime nga Eqrem bej Vlora dhe Sejfi Vllamasi jane shume me teper histori sesa paçavuret e historiane komuniste e sharlatane.
Tani u bera kurioz per librin e Syrja bej Vlores dhe do ta kerkoj me doemos.
Historia e shkruar per 45 vjet eshte nje genjeshter e madhe qe mborsi genjeshtare fanatike qe nuk duan te ndryshojne me asgje me arsyen e thjeshte ….u permbyset botekuptimi dhe nuk kane ç ‘bejne me !!
Ekzakt, Ylli. Por, librat e tyre duhen lexuar me qetesi, pa ngutje, neteve te dimrit. Ju flm.
Eshte per te vene duart ne koke, kur ne 108 vjetorin e shpalljes se Lirise, Pavaresise dhe Teresise Tokesore te Shqiperise nuk behet fjale me per Kuvednin e Shqiptareve dhe Plakun e Vlores, ismail Qemal Bej Vloren, qe kryen aktin e madh historik, por per flamurin e gjetur ne dhomen e pritjes se Eqrem Bej Vlores dhe i qahet halli pse i shpetoi drejtesise antifashiste si kuisling i pushtuesve naziste te Shqiperise (!?),
Themeli i Pamvaresise shqiptare jane 30 mije kosovare qe shpertalluan ushtrine Osmane dhe cliruan kryeqytetin e Shqipnise Ethnike-Shkupin.
Nuk guxonin sllevet dhe grekerit te sulmonin ushtrine osmane pa ja filluar shqiptaret.
Ismail beu erdhi te vere kurore,se ata trima nuk dinin te vene kuroren e Pavaresise ne Shkup mbi 4 Vilajete.
Lini ato llackat marigote,rrobaqepset,rrobalareset,karrocjeret,me shume vend ne Histori ze kali kuq qe i huajti Dervish beu ne Cerme te Lushnjes per te kaluar Shkumbinin e fryre nga shirat e vjeshtes.Atij kali madheshtor faljuni,se ishte i stervitur per te care ujrat e rrembyer te lumit,qe e kaloi Ismail beun shendoshe e mire,se mund te kishim mbetur pa pavarsi fare.
Si e shpjegon faktin qe jo vetem nuk jane firmetar por as nuk kane qene pjesmarres me 28 nentor as ky e as babai i ketij ? Si ka mundesi ? Vjen kusheriri i tyre e shpall pavarsine ne shtepine e tyre e keta nuk duken askund ?? e cuditshme eeee .. Edhe Marigo Posio ti merrni te keqen ju gumena, se nuk dini gje fare per te..lexoni debila !
Kush i mbajti andartet greke,qe pasi pushtuan Himaren u versulen drejt Vlores?
Kush?
Qendresen e organizuan Syrja bej VloralEqerem bej Vlora,Nuredin bej Vlora,Qemal bej Kanina,.
Nuk do te ishte ngritur Flamuri ne Vlore,po te ishte pushtuar Vlora nga grekerit.Po nuk e pushtuan dot,
Nga ana tjeter ushtrine serbe qe pushtoi Elbasanin pa lufte e gozhduan fshatarsia e Suloves dhe Dumrese,qe nuk arriti dot ne Vlore.
Kur dhendri ben dasem,,vellazeria ruan dasmen nga hasmi,..
Prandaj nuk ishin ne konaket e tyre Vlorajt e tjere,qe ishin zot konaku,Mikpritesit dhe hoqen te gjitha Harxhet e Pavaresise,se Ismail beu ishte me fakiri nga te gjithe Vlorajt,jetonte me ylefene e Hyqymetit,.
Vertet Ismail beu ua solli krushqit ne shtepi,pa i pregatitur,,po SAKRIFICAT i hoqen Vlorajt e tjere,qe te MOS TURPEROHESHIN.
Jeni mesuar ju enveristet,,Kalova Lumin,te dhjefsha kalin!
…do bejme lufte de more de, si lum ti popull mezi na ke ! Na trego pak betejat e Syrja beut e Eqerem bej Vlores ? Ku u zhvilluan? Sa u vrane e sa u plagosen? Na ndrico po deshe edhe per ndihmen financiare qe dhane ? Komunistet nuk kane thene kurre qe Ismail Qemalit u detyrua ta ngrinte flamurin ne pjesen e tij te shtepise edhe qe shpenzimet e gjithe delegatve e njerzve qe erdhen ne Vlore i pagoi kokerr me kokerr Aqif bej Elbasani , asgje nuk u fal nga vlorajt e askush tjeter. Ismail Qemali nuk kishte plan ta ngrinte ne Vlore flamurin por ne Durres , u detyrua nga rrethanat te shkonte ne Vlore. Keshtu qe boll me perrallat e tua se me patriot pas pilafit qe hengren qyl ne cdo kohe eshte e ka qene i mbushur ky vend.