Nga Auron Tare
Duhet kujtuar jo vetëm si një ditë kur Il Duce pushtoi një vend të vogël si Shqipëria, por si një nga ditët më të zeza të Ushtrisë Kombëtare Shqiptarë. Një mësim se si e gjithë hierarkia ushtarake hodhi pushkët dhe ja mbathi nga fronti i luftës duke sjellë një faqe turpi për ushtrinë në fjalë. Kjo datë, sëbashku me 97-ën, janë dy ditët kur shqiptarët panë me sytë e tyre së përtej pompozitetit gradave dhe spaletave plot shkëlqim, ushtria që ishte krijuar me aq sakrifica, ishte në fakt një dru i kalbur nga korrupsioni dhe paaftësia e politikës shqiptare.
Ushtria është pulsi i një kombi dhe këto dy data treguan se shteti i shqiptarëve është totalisht i paaftë të mbajë në këmbë një ushtri. Po kjo jo për faj të qindra ushtarakëve që sakrifikuan për ushtrinë, por për politikën servile, të paaftë dhe antikombëtare që e shkatërroi atë. Prandaj, përtej një date të pushtimit fashist, 7 Prilli është edhe data e një reflektimi të thellë mbi kalbëzimin dhe rrënimin e ushtrisë.
Por ky reflektim sjell në vëmendje momente të rëndësishme historike, kur ushtarakët shqiptarë, nën flamujt e shteteve të forta të kohës, kanë lënë gjurmë të thella në historinë europiane. Si dy historitë e mëposhtme, për të kuptuar se aftësitë e ushtarakëve shqiptarë, ato individuale, nuk kanë munguar kurrë. Ajo që ka munguar është një shtet shqiptar me të gjithë kuptimin e vërtetë.
Në 25 qershor 1799, Beteja e Abukirkit
Shqiptari Said Mustafa Pasha, një gjeneral me eksperiencë i frontit ruso-turk, zbarkon në brigjet e Abukirkit, qytezë pranë Aleksandrisë. Përballë tij, trupat e gjeneralit të ri francez Napoleon Bonaparti, i cili, i frymëzuar nga historia e Aleksandrit të Madh ëndërronte për një fushatë nga Egjipti drejt Indisë.
Francezët kishin disa muaj që po përparonin në territorin otoman të Egjiptit dhe otomanët, në aleancë me britanikët, kërkonin të ndërprisnin fushatën e Napoleonit I cili kërcënonte rrugët tregtare drejt Indisë.
Me ndihmën e anijeve britanike të admiralit Sidney Smith, repartet otomane, ndër të tjerë shumë shqiptarë nga vilejeti i Janinës, vendosën kampin në bregdetin e Abukirkit. Me të zbarkuar nga anijet, repartet otomane sulmuan fortifikimet e portit dhe morën me sulm fortesën e mbrojtur nga francezet. Flamuri otoman u ngrit përsëri mbi të duke ulur flamurin frëng.
Krenar për këtë sukses, Mustafa Pasha nuk po nxitonte të marshonte drejt Kajros për t’i shtysë francezet nga qyteti dhe nga territori egjiptian. Ky hezitim i gjeneralit arnaut i kushtoi atij betejën, pasi Napoleoni duke parë që trupat e Mustafait ishin pozicionuar me shpinë nga deti, sulmoi duke thyer linjën e parë të mbrojtjes.
Francezët hasën në një mbrojtje shumë të fortë nga trupat arnaute në linjën e dytë, ku vetë Mustafa Pasha ishte në krye të tyre. Francezët u tërhoqën duke lënë shumë të vrarë, por gjenerali i Kavalerisë, Murati I i famshëm, duke parë një të çarë në rradhët e arnautëve sulmoi furishëm dhe e mori linjën e dytë. Murati dhe Mustafa Pasha u përballën me njëri-tjetrin dhe gjenerali francez më shpatë i preu disa gishta të dorës Pashës, ndërsa Arnaut Pasha me kobure e plagosi Muratin në nofull.
I ndjekur nga kalorësit e tij, Murati i plagosur u hoq nga fushëbeteja, por Mustafa Pasha, edhe ai i plagosur, u kap rob nga francezët.
Napoleoni e mori Abukirkin dhe fama e kësaj beteje rrodhi në sallonet e Parisit, duke i dhënë Napoleonit një popullaritet të madh.
Fama e Betejës së Abukirkit hyri në analet e fitoreve të Napoleonit si një ndër fitoret e rëndësishme të tij në Fushatën e Orientit, por jo vetëm. Në Harkun e Triumfit ne Paris, vizitorët mund të shikojnë një dedikim të kësaj beteje dhe në respekt të trimërise së gjeneralit shqiptar, portretin e Mustafa Pashë Arnautit, fama e të cilit u eklipsua vetëm nga i nipi i tij, pushtuesi dhe themeluesi i Egjiptit modern, Muhamed Ali Pasha, shqiptari i famshëm nga Jugu i Shqipërisë.
Beteja e Rosetës, 21 mars 1807
Napoleoni me të marrë vesh trazirat politike në Francë, u largua me shpejtësi nga Egjipti duke i lënë trupat franceze në përballje me britanikët dhe aleatët e tyre otomane. Pas pak muajsh, Napoleoni e braktisi ëndrrën e tij lindore dhe filloi një seri betejash ndaj fuqive europiane. Ndërkohë Egjipti, pas largimit të francezëve, ra nën një luftë civile ku britanikët që kërkonin një bazë të rëndësishme drejt Lindjes e nxisnin atë fshehurazi.
Por qëllimet e tyre u penguan nga ambiciet e një tjetër shqiptari i cili jo vetëm kishte zbarkuar në Egjipt vetëm me repartat e shqiptarëve të mbledhur me shpejtësi në Jugun e vendit, por kërkonte të vendoste sundimin e tij atje ku i ungji nuk ja kishtë dalë dot.
Një burrë i pjekur por i paprovuar në beteja frontale, ai komandonte rreth 2000 shqiptarë dhe që përveç shqipes nuk dinte asnjë gjuhë tjetër. Nga shkrimet e konsullit të përgjithshëm francez në Egjipt, Bernandino Drovetti, mësojmë se Muhamedi me të mbërritur filloi një fushatë sulmesh ndaj bejlerëve që sundonin provincat egjiptiane dhe, për të mbrojtur krahët la në Aleksandri garnizonin vetëm me shqiptarë. Brenda dy viteve ai po e shtrinte sundimin e tij kudo në hapësirat egjiptiane.
Nën komandën e gjeneral Mackenzie-Fraser, Flota britanike filloi një zbarkim në Egjipt për t’i dhënë fund sundimit të Muhamed Aliut dhe për të marrë nën kontroll vendin, sidomos vijën bregdetare.
Britanikët filluan sulmin në rrethinat e Aleksandrisë dhe duke marrë me sulm llogoret përqark fortesës, përparuan në thellësi. Por në vendin e quajtur me emrin antik si Shtyllat e Pompeut, britanikët hasën në një qëndresë shumë të fortë, duke lënë të vrarë dhe të plagosur. Britanikët tërhiqen nga fusha e betejës për të riparë planet e tyre. Ndërkohë, një pjesë e flotës nën komandën e Sir John Thomas Duckworth dhe flamurmbajtësen britanike MHS Royal George, mbërriti në ujrat e Aleksandrisë për të mbështetur zbarkimin.
Muhamed Aliu, duke parë rrezikun që sillte një zbarkim britanik në Egjipt, ndaloi operacionet ndëshkimore dhe pasi bëri një aleancë të shpejtë me trupat vendase, ju drejtua fushës së betejës.
Kishte vetëm pak vite që shqiptari kishte vendosur sundimin e tij dhe britanikët shpresonin se me politikën e tyre të njohur “perça e sundo” do të mund të ngrinin një pjesë të mamlukëve kundër tij. Për këtë ata nënshkruan një marrëveshje me Muhamed Beun, liderin e mamlukëve, me shpresën se trupat e tij do të sulmonin Muhamed Pashën pas shpine.
Gjeneral Aleksander Mackenzie Fraser, komandanti i përgjithshëm i trupave britanike nga kuarteti i tij në Aleksandri, vendosi të dergonte një pjesë të trupave të tij në Al Rashid (fshati Roseta) për të kontrolluar pikën e furnizimeve të ushtrisë së Muhamed Aliut në Aleksandri. Por kjo pararojë britanike u prit me luftë nga trupat e Muhamed Aliut, të cilat ishin nën komandën e një tjetër shqiptari, Ali Beu i Selanikut. Pasi largoi popullatën civile, Ali Bej Selaniku hapi portat e qytetit për t’u dhënë përshtypjen britanikëve të lodhur nga marshimi në shkretëtirë se qyteti ishte braktisur nga mbrojtësit e tij. Britanikët u futen në qytet dhe pasi e gjetën atë të braktisur u ulën të çlodheshin nga marshimi rraskapitës. Ishte ky moment që shqiptarët e Muhamed Aliut filluan një sulm të tmerrshëm nga çatitc dhe dritaret e godinave që rrethonin qendrën e qytetit. 185 të vrarë, 282 të plagosur dhe 120 robër ishte bilanci.
Kjo betejë vendimtare dhe beteja e Al Hammadit që e pasoi atë, ajo midis Muhamed Aliut dhe Gjeneral Fraser, ju bëri të qartë britanikëve se kundërshtari i tyre, shqiptari Muhamed Ali Pasha, ishte i pathyeshëm.
Pas një qëndrimi në Aleksandri për disa javë dhe dorëzimin e robërve nga ana e Muhamed Aliut si një gjest kalorësiak ndaj të mundurve në fushën e betejës, trupat britanike u evakuuan nga brigjet egjiptiane, duke hapur kështu epokën më të ndritur në historinë moderne të Egjiptit, epokën e Muhamed Ali Pashës.
Shqiptaret kan ber kudo histori , por kurr nuk kan then se jemi shqiptar , prandaj historit e ktyre trimave kan vdekur e si njeh njeri , kta kurr nuk luftuan per shqiperin por vetem per te tjeret prandaj u harruan te ter dhe nuk na interesojn fare se kan luftuar per para , kurr nuk luftuan per interesin e kombit ton , perveç Skenderbeut , te tjeret sna interesojn fare pun cubash.
Egjipti dhe egjiptianet e njohin shume mire historine Muhamed Ali Pashes.
zTare. Shume histori dinke ti , por te A. Zogut ose nuk e din , ose per aresyet e tua kerkon ta injorosh, keshteu qe te bie Vlera si historian
Shqipetaret jane Osmanllinj
Allahu Ekber
Arben te lexoj shpesh o djalle, sic duket do jesh ndonje kopil e bir kopili qe shkruan kaq poshtersisht. Zoti te meshirofte.
Shiko, po deshe mos lexo, por per ofendimet………
I nderuar Auron Tare, krahasimi nuk është i drejtë. Sigurisht, që ushtria shqiptare është tradhtuar dy here nga komandanti i saj. Tradhtia e pare nga Komandanti i saj, është bëre me 7 prill 1939, që Komandanti i saj, mbathi opingat dhe në vend, që të dilte në mal, ja mbathi për në Greqi. Tradhtia e dyte nga Komandanti i saj, është berë në pranverën e vitit 1997, por në ketë rast Komandanti i saj nuk u largua nga vendi.
Në rastet që bëni përpjekje të nxirrni vlerat e luftëtarit shqiptar, për aftësinë luftarake të shqiptareve, nuk është e njëjtë, sikur mund të luftojë në vend, për mbrojtjen e vendit të tij. Në ato raste shqiptaret ishin mercenar dhe nuk kishin ideal, ideali i tyre ishte plaçkitja, ndërsa po të jete e mundshme nesër lufta në mbrojtje të vendit tone, shqiptari do të jete i ndërgjegjshëm për detyrën e tij, për mbrojtjen e atdheut …
Ju Auror duhet ta kemi të qarte, se ushtria është në vartësi të politikes dhe konjuturave nderkombetare. Edhe kur Shqipëria ishte anëtare e Traktarit të Varshavës, po të thuash kaq u zvogëlua ushtria, sa është sot.
Zoti Ndue
Ju njoh pak ne distance dhe kam respect per ju por ju lutem mos dilni me emer personal ne komente kur behet fjale perushtri, gjenerale atdhetare apo tradhetare..
.
Pas 1990-1991 dhe ju ushtaraket e larte jeni pjese e fajit.dhe sidomos ju si shkodran ku nga Shkodra juaj nisi shkaterrimi biblik I atij kombi
Tradhetia e Zogut apo kozmopolitizmi I mbretit shqiptar te Egjyptit nuk jane gje fare para kataklizmose se 1997 qe vazhdon dhe sot..
Personalisht mendoj se krimet e Putinit ne Ukraine jane me te vogla se impotenca e ju atdhetareve duke llogaritur ketu dhe hipokrizine e miqve
.
Me kete qe po ndodh ne Ukraine jo vetem eshte reabilituar Enveri (ish armiku im dhe gjenerali juaj) por duhet shpallur profet..aresyet ?
E nderpres komentin dhe e vazhdoj nese do replikoni..
Zoti Ndue..!!
Ne vitin 1997 Ushteria nuk luajti rolin e saj Kushtetues : Ruajtja e Shtetit…per shkak se drejtuesit e Ministrise dhe thajse gjithe zinxhiri komandues i Forcave te Armatosura Qendroj indiferent , hapi depot qysh nga mesi i shkurtit, lejoi bandat dhe u sherbeu atyre (mjafton shembulli i Brigades se Tankeve ne Delvine, kur Ministria thoshte se skemi mjete per mungese baterishe) dhe pasi filloi pune Qeveria Fino ajo hapi depot e njerezit u ben pre e Bandave…
Ka raste te pakta qe repartet mbrojten territorin e tyre e nuk u dorezuan( Zall Herri-Tirane…)..
Kjo gje i konvenoi dhe Komandantit te Pergjithshem….
I Nderuar Z Ndue
me sa shikoij ju mungon konteksti historik dhe jeni duke gjykuar dy rastet qe une solla ne shkrim me mendsine e sotme. Koha kur dy gjeneralet shqiptare luftuan ne Egjypt ishte nje kohe kur nuk kishte shtet shqiptaresh. Kishte nje Perandori ku shqwiptaret ishin pjese perberese. Brenda kesaj perandorie ata luftuan kudo dhe lane gjurme. Problemi eshte kur shqiptaret bene shtetin e tyre. qe nga ai moment ushtria dhe ushtaraket tane nuk jane dalluar per ndonje gje te vecante apo jo? ne se jam i gabuar edhe ketu me korigjoni
Zoti Auron,ju duhet ta dini se kur Shqiperia u shpall per here te pare ne historine shumeshekullore te saj si SHTET I PAVARUR ne 1912,NUK KISHTE USHTRI,llogjikisht dhe nuk kishte as gjenerale!
Ne se e quan daten 4 dhjetor 1912,si date te formimit te Ushtrise,thjesht nga nje shkrese te firmosur nga Ismail Qemali,kjo date eshte njelloj sic mund te jete edhe BETEJA E DON KISHOTIT TE MANCES KUNDER MULLINJVE TE ERES i cili si ushtri te tij kishte vetem shqytarin Sanco Panco!
Keshtu edhe kjo date qesharake e formimit te ushtrise kur nuk kishte fare ushtri!
Pra data 4 dhjetor,qe festohet sot behet vetem per t’i bere karshillek 10 KORRIKUT 1943,date e formimit te Shtabit te Pergjithshem te Ushtrise Nacional Clirimtare,e cila sanksionoi soplemnisht formimin per here te pare ne historine e Shqiperise te nje USHTRIOE MODERNE,qe u be pjese e Koalicionit Boteror Antifashist duke siguruar mbeshtetjen e fuqive te medha te kohges ,SHBA,Britania e Madhe dhe BRSS!
Kjo ishte USHTRIA e vertete e popullit shqiptar,qe ne nje Lufte Boterore,me te pergjakeshme ne historine e njerezimit,arriti te cliroi vendin e jo datat fallco,qe bazohen ne fantazma duke peshtyre mbi te verteten heroike te ushtrise partizane!
Gjeneralet shqiptare qe luftuan ne sherbim te Perandorise Otomane,jo vetem nuk e meritojne te nderohen ,por as te permenden sepse i sherbyen interesave turke per pushtimin e popujve te botes!
Une vleresoj dhe pershendes ne menyre te veçante Auronin per kontributin qe ka dhene dhe jep prej vitesh per mbrojtjen e kultures sone kombetare shqiptare.
Brenda Perandorise Osmane ka patur individe, personalitete, ushtarake dhe gjenerale te kombesive te ndryshme, dhe eshte e vertete se dy nga ushtaraket e shquar me origjine shqiptare jane gjeneralet per te cilet shkruan Auroni.
Si shume shqiptar aktualisht lexoj ne disa gjuhe te huaja dhe ajo çfare deshiroj te theksoj se: nderkohe qe shume kombe e shtete europiane ngrene shume lart vlerat e veta historike; ne shqiptaret per disa arsye te brendshme por edhe te jashtme, dhe sidomos te lidhura me izolimin monist 45 vjeçar, shpesh minimizojme vlerat tona historike.
Ne kuptimin etnik e kombetar eshte gjithnje dhe me e provuar vazhdimesia historike ilire, arberore, shqiptare; sigurisht me perjashtim te propagandes se pareshtur antishqiptare te shovinizmit fqinj dhe shpesh te disa shqipfolesve vegla te tyre. Askush qe ka studjuar me thellesi origjinen e Strategut te Madh Ushtarak te Lashtesise Aleksandrit te Madh nuk mund te mohoje origjinen e tij ilire (maqedone-epiriote).
Ne kuptimin shteteror, dihet qe shtetet moderne ne kontinentin europian filluan ne kohen postmesjetare, ne kohen moderne te historise. Por ne shqiptaret, ne arberoret nuk kemi pse te mohojme aspak shtetin arberor te Gjergj Kastriot Skenderbeut, i formuar ne kushtet e mbrojtjes ushtarake dhe te luftes ndaj vete Perandorise, shtet i iniciuar me Kuvendin e Princave Arberore ne Lezhe.
Per periudhen e fundit historike te luftes se dyte boterore dhe pas saj natyrisht ka dhembje te drejtperdrejt njerezore dhe kjo e ben me te veshtire paanshmerine, qetesine, prudencen; por sigurisht nuk mund te mohoen aspak vlerat ushtarake te shume komandanteve te formacioneve te ushtrise nçl gjate luftes se dyte boterore, por edhe gjeneraleve dhe koloneleve te ushtrise shqiptare gjate 45 viteve te monizmit.
Auron nese je i verteti. Per te disajten here na shkruan per keta ‘gjenerale’ shpirtzinj qe mbajten larte flamurin e Dovletit turk sic e pershkruan edhe vete(‘ hoqi flamurin freng dhe vuri ate otoman’). Keta tradhetare te vendit te tyre, mbyten ne gjak rezistencen e popujve te ndryshem qe thjeshte kerkonin lirine prej sketerres osmane, masakruan e kerkuan te zhdukinn kulturen,fene,traditat e cdo gje ne Arberine e kohes. Nuk ishim pjese ‘perberese’ sic thoni ju, por ishim te PUSHTUAR prej asaj perandorie famekeqe, pasojat e te ciles po i vuajme akoma sot si Shqiptare por edhe ne mardhenie me fqinjet, pikerisht prej bemave te ketyre majmuneve te ngjizur neper haremet turke! Auron, Europa e di se kush kane qene keta barbare qe kacavirreshin mureve te Vjenes, Konstandinopojes, Budapestit, Morese, nuk eshte nevoja qe as Shqipot ti kujtojne, lere me te krenohen me ta, leri qente e ngordhur atje ku i ka zene hera. Ne kemi me se te krenohemi ne ate periudhe te mesjetes dhe me vone, kemi Gjergj Kastriotin me princat Arber, gjenerale si Vrana Konti,Krokodil Kladha, Vladan Gjurica, e te tjere trima si keta, kemi Rilindasit qe ju njerzit e penes sot, i keni lene ne harrese, kemi L2B qe me aq sa munden luftuan dhe u rreshtuam me fitimtaret. Ke harruar se ci kane bere Kurveleshit dhe Himares se pamposhtur turqit dhe jeniceret e tyre, e cuditcme kjo kur edhe origjinen e ke prej andej si edhe une. Tashti, ose ke ngrene nga ajo corba e neo-otomanizmit Erdoganist ose s”ka se si te spjegohet ndryshe. Gjithe te mirat!
Auroni e trajton artikullin vetem nga ana ushtarake.
Napoleon Bonaparti mbahet ne historine ushtarake si nje nga gjeneralet me te famshem ne bote ne beteja.
Gjenerali Murat me origjine arabe i ushtrise napoleonike ishte gjithashtu nje gjeneral shume i famshem ne beteja.
Por nuk duhet harruar se, Napoleon Bonaparti shkoi prej vitit 1798 ne Egjipt dhe Siri, as per t’i çliruar nga perandoria osmane, as per te derguar atje demokracine aktuale oksidentale, sipas thuajse te gjitha studimeve historike te pavarura, Napoleon Bonaparti dhe ushtria e tij ndermoren ekspediten ushtarake orientale per kolonizime ne Afrike e Azi, pra per qellimet e tyre ekspansioniste.
Qe ushtarakisht dy Gjenerale me origjine shqiptare te Perandorise Osmane u treguan te famshem perballe Ushtrise se Napoleon Bonapartit dhe Gjeneralit te Kavalerise Murat, gjithashtu eshte domethenese.
Auron, politika e ka degjeneruar ushtrinë. E nisi zogu duke vendosur në krye njerzit e vet, Enveri ata me partishmeri, dhe këta politiqener në këto 30 vite me partishmeri por fshehtas. Filloje me shokun tënd Lamën , atë të ardhurit nga Dibra ish ministër i LSI se që shprehej ” ç’i duam keta” të ushtrisë” apo me kreykomandantin aktual që kur një ushtarak drejtues denonconte “orizin” e vjedhur e quante “Bashibzuk”, apo Sali katundarin që pasi merrte firma me detyrim dhe i plasi Gërdeci në dorë tha se kanë fajin këta ( kupto ushtarakët). Shiko të gjati se çka bërë këto 8 vite. Shiko ku e ka çuar buxhetin e alokuar për t’a kuptuar nëse kanë faj apo jo ata që kanë uniformë. Do t’a mbyll me avokatin që thotë se ushtrisë si duhet veç lopata.
Putini eshte duke mbrojture Kombin e Tij Ruse nga Nato dhe cifutin Zelenski te zgjedhur prej tyre zoti me comentin qafa e Luzhes.
Ukrahina quhej Nova Rusia deri ne 1918en dhe Kievi ishte qendra dhe kryeqyteti i Ruseve.
Sa per keta turq ne Ndergjegje nuk kane asgje ts perbashket me Vorio Epirotin do te thonim sot Jeorgios Kastriotis i lindur ne Emathia (sot Mat nga Turkoallbanians).
Kush mbeti Epirote ka akoma Emra dhe Mbiemra Greke.
Kush u turqizua luftoi per Osmanet.
Qendra jone per 1100 vjet Perandori Greke e Ilyrit Megas Kostantinos e Bizantit eshre fact historike dhe nuk mund ta mohojne turqit dhe fashistet e Papes se Romes.
Te tjerat jane mashtrime ne dem te popullit Epitore te Kastriotit.
Sipas komentit tend te cunguar ti na del nje turk safi, sepse ke si Emer Mbiemrin e Presidentit te Turqise.
Mire Ahmet Zogu po Enver Hoxha ku ishte ne 7 prill 1939?
sepse:
Te gjitha dokumentat autentike te kohes tregojne se shkoi me shpuren mbretnore deri ne Selanik si pretendent dhender i motres se Zogut dhe kur mesoi se anglezet nuk kishin dale per te pritur mbretin shqyptar u kthye ne Shqypni dhe shkoi me Bahri Omarin ne Ankona ne nje resort lluksoz me llixha per te kuruar reumatizmen e trasheguar nga Bimbashi
PSE DUHET SHENJTERUAR ENVER HOXHA TANI ME FILLIMIN E LUFTES NATO(UKRAINE) -RUSI ??
.
SEPSE E BEME COPE COPE ENVERIN DUKE JA CARE MENDERN QE NE 1991-1992 ME “”””OSBE “””SE TANI EUROPA DHE BOTA JANE NE PAQE ( HAJDE PORNOPERINDIMORE HAJDE)
.
KETO 3 SEKUENCAT ME POSHTE NUK LENE VEND PER DYSHIM
___
Në Arkivin Kombëtar Amerikan në Avenunë Pensilvania, Washington D.C. gjendet tashmë i deklasifikuar për studiuesit një prej thesareve me të rëndësishme të historisë Shqiptare të Luftës së Ftohtë.
Gjithsesi, operacionet sekrete amerikane duhen parë sipas kohes. Jo më larg se 5 vite nga fillimi i Operacioneve klandestine kundrejt Shqipërisë, oficerët e OSS-së, pararendësja e CIA-s, ishin përkrah Enver Hoxhës në marshimin e fitores në bulevardin e Tiranës.
Brigadat partizane e marshonin në këtë paradë të armatosur nga forcat aleate dhe të trajnuar nga një sërë oficerësh të shërbimeve sekrete britanike dhe amerikane. Flamuri sovjetik qëndronte në krah të flamurëve amerikanë dhe atij britanik në marshimin e madh, ndërsa avionët amerikanë “Halifax” fluturonin mbi Tiranë duke shpërndarë fletushka në mbështetje të çlirimtarëve.
projekti i CIA në 1949: Si do ndërhyhej në Tiranë
“
TOP SEKRET
21 mars, 1949
Për: PILIGRIM
Nga: CICERO
OPERACIONI SHQIPTAR
Për të rrëzuar qeverinë aktuale dhe zëvendësimin e saj me një qeveri të pëlqyer prej nesh,
mbetet shumë për t’u bërë në terren, përpara se ne të ndërmarrim hapa konkretë. Ne duhet
të koordinojmë veprimet tona në momentin kur Ushtria kombëtare greke është fitimtare
në Epir
Dosja e panjohur e operacioneve sekrete
Autorët e projektit: Frank Wisner, drejtues i Drejtorisë Sekrete, dhe James Angelton,
s
hefi i Kundërzbulimit.
Ndërhyrja ushtarake që parashikonin amerikanët në Shqipëri
Në Arkivin Kombëtar Amerikan në Avenunë Pensilvania, Washington D.C. gjendet
tashmë i deklasifikuar për studiuesit një prej thesareve me të rëndësishme të historisë
shqiptare
të Luftës së Ftohtë. Prej vitit të kaluar, rreth 10 mijë dokumente të
deklasifikuara hedhin dritë për herë të parë mbi operacionet e Shërbimeve Sekrete
Amerikane ndaj regjimit komunist të Enver Hoxhës. Dokumentet në fjalë i përkasin
periudhës kohore 1949 -1955, periudhë kur një prej shërbimeve sekrete më të fuqishme të
botës përgatiste në fshehtësi të plotë operacionet klandestine ndaj vendit më të vogël dhe më të varfër të Ballkanit, Shqipërisë. Gjithsesi, operacionet sekrete amerikane duhen parë në kontekstin e tyre historik dhe politik
USHTRIA ENVER HOXHES
“Provokacioni” grek i 2 gushtit 1949, agresion luftarak për pushtim
Sipas dokumenteve faktike, në sulmin e 2 gushtit 1949, grekët përdorën kundër Shqipërisë ushtrinë me topa, avionë, ushtri tokësore e gjithçka që përdor çdo ushtri që synon të pushtoj një vend tjetër. Ushtria shqiptare, madje edhe populli i cili në regjimin “hoxhist” quhej “popull ushtar e kufitar vigjilent”, iu kundërpërgjigj sulmit pushtues grek, me luftë të armatosur, në mbrojtje të kufijve e trojeve që u sulmuan. Ishte një luftë e përmasave dramatike. Ndërsa Greqia vërsuli drejt Shqipërisë mbi 70 mijë forca të armatosura, mbi 50 avionë, 80 tanke dhe një skalion artilerie me afro 400 gjuajtës, kryesisht topa, shteti shqiptar mobilizoi dhe futi në luftën mbrojtëse 10 mijë ushtarë, ndërkohë që po mbante në gatishmëri edhe 30 mijë trupa të tjerë pranë zonës së sulmuar. Siç dihet, Greqia ka pasur historikisht pretendime e synime për rrëmbim territoresh shqiptare, të cilat në 100 vitet e fundit i ka manifestuar edhe me provokacione e diversione ushtarake, duke tentuar të zaptoj forcërisht trojet shqiptare. Këto diversione e sulme ushtarake, kanë qenë sistematike veçanërisht pas shpalljes së pavarësisë në vitit 1912 dhe sidomos pas vitit 1913, kur “Konferenca e Londrës”, caktoi kufijtë zyrtar shqiptar, duke mbyllur kapitullin e kufijve mes Greqisë e Shqipërisë. Një nga aktet më famëkeqe luftarake greke kundër Shqipërisë, ka qenë sulmi ushtarak i nisur në 2 gusht 1949 në jug të vendit, me objektiv pushtimin dhe aneksimin me forcë të asaj toke shqiptare, që grekët e quajnë “Vorio-Epir”.
KARNAVALET E SALI BYTHISHES
Me 10 prill te 1994 i realizua masakra e pergjakur nga skuadro komanda “Pirro 1” Komando përbëhej nga 7 persona te armatosur me armatim te ushtrisë greke Pjesa tjeter qëndroi ne greke.Ne mesnatë u bë krimi, kunder një reparti me 130 rekrute te rinj dhe te parmatosur.Më 10 prill, në orën 02:40 një komando greke prej 8 personash me uniforma të ushtrisë greke hynë në territorin shqiptar, në afërsi të fshatit Peshkëpi pranë një reparti ushtarak. Komandoja vret në befasi ushtarin Arsen Gjini, kapitenin Fatmir Shehu dhe plagos tre shqiptarë. “Këto i keni për Vorio Epirin”, kanë thirrur ndërsa gjuanin. Gazeta “Elefterotipia” publikon lajmin se vrasja është marrë përsipër nga grupi terrorist “MAVI” (Fronti për Çlirimin e Epirit”. Nata e 10 prillit 1994 do të mbahet mend nga të gjithë shqiptarët. Vendi ynë atëherë u gjend përballë një sulmi ushtarak. Një repart komando hyri nga Greqia 4 kilometra në tokën shqiptare. Pasi kishte studiuar më parë planin, njerëzit që mbanin veshur uniforma ushtarake, sulmuan postën kufitare të Peshkëpisë. Bilanci dy të vrarë, tre të plagosur dhe disa dhjetra ushtarë të traumatizuar. Komandoja greke kishte zgjedhur si moment të duhur për të sulmuar, kohën kur i gjithë reparti kishte rënë në gjumë. Dy persona me uniformë dhe maska hynë në korridorin e kazermës. Komandanti i stërvitjes, Fatmir Shehu, u foli të panjohurve, duke u kërkuar të kursenin ushtarët, por ata e qëlluan me armë duke e lënë të vdekur. Më parë maskat kishin ekzekutuar edhe ushtarin Arsen Gjini. Tre rekrutë të tjerë mbetën të plagosur gjithashtu. Nën këcënimin e armëve maskat që flisnin greqisht duke përmendur Vorio Epirin, i mbyllën 130 ushtarët në një dhomë, ndërsa dy oficerë të tjerë i izoluan në një zyrë tjetër. Ky ishte versioni zyrtar i shtetit shqiptar, porse në traktin e organizatës “MAVI” i botuar edhe nga shtypi grek, shkruhej: “Organizata patriotike MAVI, pasi studioi me kujdes kushtet dhe operacionin që do të kryente në janar 1994, i dha urdhër njërës prej skuadrave të saj të armatosura që të godiste një repart ushtarak shqiptar, pranë vijës kufitare. Në orët e para të datës 10 prill, ditë e diel, në bazë të informatave të dhëna nga “Seksioni i mbledhjes së informatave”, skuadra PIRRO-l, e përbërë nga një grusht luftëtarësh, gjendjej në pozicionin e vrojtimit të objektit, në një kodër aty pranë. Sulmi filloi me kapjen e rojes dhe brenda dy minutash, godina dykatëshe e stërvitjes në Peshkëpi ishte në duart e luftëtarëve tanë. Skuadra e mbajti repartin për 20 minuta. Duke ikur, mori me vete 15 automatikë tip Kallashnikov të prodhimit kinez, dy arka me municion, si dhe oficerin e SHIK-ut,
Shenim terroristi Fredi Beleri ne masakren e Peshkepise hedh kanditaturen ne Himare per lobin grek te vorio epirit dhe ju kanibale jo vetem qe nuk keni bythe ta prekni por hani kockat e Enverit si Gjergj Kastrioiit ne Kohen e tij