Dr. Marenglen Kasmi
Botuar në DITA
Ministri gjerman në Tiranë, Eberhard von Pannwitz (1936-1941) ishte një diplomat karriere me përvojë dhe si i tillë, ai ishte një ndjekës shumë i mirë i situatës politike në Shqipërinë e fundviteve 1930. Gjatë ushtrimit të detyrës së tij në Tiranë, von Pannwitz-i hartoi shumë raporte për Shqipërinë. Periudha e shërbimit të tij karakterizohet nga një intensitet i lartë veprimtarie diplomatike.
Një numër i konsiderueshëm dokumentesh e raportesh zyrtare me firmën e tij gjenden sot në arkivat gjermane. Disa ditë pas pushtimit italian të Shqipërisë më 7 prill 1939, ai raportoi në Berlin edhe për këtë ngjarje.
Ky raport i detajuar, që mban datën 15 prill 1939, është i rëndësishëm jo vetëm për faktin se ministri gjerman analizon me statusin e dëshmitarit okular, por edhe sepse ky raport mund të konsiderohet si i paanshëm, meqenëse Gjermania në këtë periudhë nuk kishte interesa direkte ndaj Shqipërisë.
Mosinteresimi i Gjermanisë ndaj Shqipërisë dhe së ardhmes së saj italiane pasqyrohet qartë në urdhëresat e shpeshta të Ministrisë së Jashtme gjermane për legatën e saj në Tiranë për të «mos u përzier në punët e italianëve, me qëllim shmangien e ndonjë keqkuptimi».
Një fakt tjetër përforcues është edhe se, në mëngjesin e 7 prillit, Berlini i dërgoi gjithë përfaqësive gjermane jashtë shtetit, përfshirë edhe atë në Tiranë, një njoftim ku përshëndetej pushtimi italian i Shqipërisë.
Ky raport gjendet në Arkivin e Ministrisë së Punëve të Jashtme në Berlin (PA/AA R 103286) dhe nuk është publikuar më parë. Ai përbën një nga dy raportet e vetme të hartuara nga diplomatët e huaj në Tiranë për këtë ngjarje, që ne njohim deri tani. Raporti tjetër është hartuar nga ministri amerikan Hugh Grant dhe i është ofruar lexuesit vitin e shkuar nga gazetari Ilir Ikonomi.
Po japim më poshtë të përkthyer raportin e plotë:
Legata Gjermane Tiranë
Tiranë, më 15 prill 1939
Nr. 362
Lënda: Ekspedita italiane në Shqipëri
Konfidenciale
Unë (von Pannwitz) nuk e besoj që realizimi i aksionit italian ndaj Shqipërisë pikërisht në këtë moment, të jetë përgatitur prej kohësh. Për mendimin tim – aq sa unë mundem të vlerësoj nga Tirana – planet italiane paraqiteshin fillimisht krejt ndryshe. Italianët dëshironin të shtinin plotësisht në dorë Shqipërinë me negociata dhe dhurata ngadalë, pa përdorur dhunë ushtarake dhe duke e mbajtur Mbretin (Zog).
Siç po dëgjoj tani, para tre javësh, dmth. para se të ndodhte incidenti Giro, ministri italian i ka dhuruar kundërshtarit më të madh të italianëve në qeverinë shqiptare, Ministrit të Brendshëm Musa Juka, një kuti duhani prej ari me vlerë 800 Marka dhe bashkëshortes së tij një byzylyk, me vlerë 1600 Marka. Po ashtu, para pak kohësh, kolegu im italian më tha se është e pabesueshme se si Mussolini ka ende simpati për mbretin Zog.
Zhvillimi i situatës
Nëse do të vlerësoja gjithë ngjarjet e ndodhura kohëve të fundit, arrij në përfundimin se: Plani (për pushtimin e Shqipërisë) i ministrit italian (në Tiranë) u dëmtua nga zoti Giro, Këshilltari Italian për Edukimin e Rinisë në Shqipëri. Ky person, pasi dështoi në misionin e tij në Shqipëri, zhvilloi me iniciativën e tij dhe me paratë e Partisë një aktivitet agjitator.
Në fillim, kur ai tentoi të krijonte në Shqipëri organizata të rinjsh sipas modelit italian, aktiviteti i tij ishte publik. Por, kur qeveria shqiptare një vit më parë e ndaloi atë për të ushtruar këtë aktivitet, ai e vazhdoi punën e tij në ilegalitet. Ndër shumë shqiptarë që ishin të pakënaqur me metodat qeverisëse të Zogut dhe këshilltarëve të tij, ai mori kontakt si me kundërshtarët më të mëdhenj të Zogut, ashtu edhe me ata me karakterin më të keq, duke i bindur ata t’i shkruanin letra Musolinit.
Ndër kundërshtarët e hapur të regjimit të kaluar që shkruan letra të tilla bënin pjesë kapedani i Mirditës, Gjon Marka Gjoni, një i afërm i Prenk Bib Dodës dhe ish-ministri i Ekonomisë Toçi, një italian me origjinë shqiptare.
Në grupin e të pamoralshmëve më të spikatur bëjnë pjesë pikësëpari adjutanti i parë i Mbretit, së fundmi i dërguari me mision special në Romë, gjenerali Zef Serreqi, Inspektori i Mbretërisë dhe ish-ministri i Arsimit Nush Bushati, i cili ishte në Olimpiadën e Berlinit dhe që prej asaj kohe dëshironte shumë të emërohej drejtues i legatës shqiptare në Berlin, tregtari Peter Pistulli, një karrierist, i cili tentoi të bindte Konsullin e Nderit të Shqipërisë në Berlin, zotin Happich, ta mbante atë si këshilltar tregtar nderi në konsullatë dhe deputeti Jak Koçi, një burrë që gëzonte namin më të keq të mundshëm, të cilin Mbreti e kishte përdorur gjatë viteve të beqarisë për t’i siguruar atij Maîtresse-n (dama shoqërimi).
Përmenda këta të katërt, sepse të gjithë flasim gjermanisht, bëjnë pjesë në grupin e «Deutschkultur-ës» dhe bashkëshortet e tyre janë nënshtetase gjermane. Letrat e përmendura janë mbledhur në Romë. Disa prej tyre, në të cilat kërkohej shpejtimi i bashkimit me Italinë dhe Unione Personale-n, janë botuar tashmë në gazetat shqiptare.
Të krijohet përshtypja se përmbajtjet e letrave të publikuara janë falsifikuar pjesërisht.
Tentativat e fshehjes së incidentit Giro
Në shkurt të këtij viti ndodhi incidenti Giro, për të cilin unë kam raportuar në raportin e datës 28 shkurt, Nr. 181. Bazuar në bisedat e bëra me kolegun italian, më ishte krijuar përshtypja se, për të incidenti në fjalë ishte jo vetëm i turpshëm dhe i padëshiruar, por po ashtu gjithë aktiviteti i Giro-s ishte i tillë.
Pas incidentit, italianët ishin para dilemës që të rivendosnin marrëdhëniet miqësore nëpërmjet parave dhe gjesteve të tjera shoqërore ose të vepronin në mënyrë më energjike. Gradualisht ata ranë dakord për këtë të fundit.
Siç edhe kam njoftuar, fillimisht ministri italian i ofroi Zogut ndihmë (dërgim trupash ushtarake ose anijesh luftarake), nëse ai ndihej i rrezikuar. Mbreti e refuzoi ofertën. Pa u thënë asgjë italianëve, ai urdhëroi mbledhjen e rezervistëve dhe rriti numrin e ushtrisë së tij të vogël. Unë nuk kam dëgjuar asnjëherë dhe paraprakisht nuk mundem të besoj që, Mbreti, u kishte kërkuar italianëve ta ndihmonin atë duke dërguar trupa ushtarake dhe që atyre u ishte dashur ta refuzonin një kërkesë të tillë, siç italianëve tanimë u pëlqen të tregojnë.
Forcimi i fshehtë i ushtrisë, gjë që italianëve u pëlqen ta quajnë mobilizim, i dha shkas italianëve të deklarojnë se ata kishin dyshime në sinqeritetin e aleancës. Kur shqiptarët kundërshtuan, italianët u propozuan atyre të rrisnin e zgjeronin aleancën e tyre ushtarake të deritanishme. Shqiptarët ishin dakord me këtë propozim.
Së pari tani duhet që, te italianët, të jetë zhvilluar ideja e përdorimit të kësaj mundësie për të aneksuar përfundimisht Shqipërinë. Ishte pikërisht koha kur ne aneksuam Boheminë dhe Moravinë dhe Italia kuptoi se nuk mund të shpresonte për një fitore të shpejtë ndaj Francës. Kësisoj, në kuadër të zgjerimit të zonës së influencës, aneksimi i Shqipërisë përbënte për Italinë objektivin më të lehtë dhe të parrezikshëm për tu kapur.
Italianët tregohen më energjikë
Fillimisht ministri italian i bëri me gojë propozime qeverisë shqiptare, të cilat Mbreti i refuzoi, duke i konsideruar ato si të papranueshme, sepse ato binin në kundërshtim me pavarësinë e vendit të tij. Shqiptarët dëshironin propozime jo shumë gjithëpërfshirëse dhe e kërkonin me shkrim formulimin të tyre. Shqiptarëve do t’u plotësohej dëshira duke ju dorëzuar propozime me shkrim dhe më racionale.
Megjithatë edhe këtë radhë, për Mbretin kërkesat ishin të papranueshme. Përmbajtjen e saktë të propozimeve italiane dhe kundërpropozimeve shqiptare nuk kam mundur t’i zbuloj deri më tash. Mesa duket bëhej fjalë për përqendrimin e trupave italiane në Shqipëri dhe mbushjen e institucioneve shqiptare me italianë.
Mbreti e trajtoi të gjithë çështjen në mënyrë orientale, dmth. ai u përpoq ta shtynte vendimin. Fillimisht ai nuk dha asnjë përgjigje dhe nuk u konsultua as me ministrat e tij. Mesa duket ai priste një përkeqësim të mëtejshëm të marrëdhënieve të Italisë me demokracitë e mëdha perëndimore dhe mendonte se koha do të punonte për të.
Gjesti i vetëm që ai bëri kundrejt italianëve ishte premtimi se do të dërgonte adjutantin e tij të parë, gjeneral Serreqin – një njeri, që dihej nga të gjithë se prej vitesh ishte i korruptuar me para nga italianët – si të dërguar me mision special në Romë.
Faza e fundit e negociatave
Por italianët dëshironin një sukses të shpejtë. Ministri italian në Tiranë papritur u ngarkua të fliste me shqiptarët në mënyrë ultimative. Kështu puna shkoi dhëmb për dhëmb. Mbreti i bëri të njohur qeverisë së tij kërkesat e italianëve. Qeveria thirri me nxitim parlamentarët për këshillim. Shqiptarët kërkuan një zgjatje të afatit. Si përfundim ata ju përgjigjën kërkesave të Italisë me një kundërpropozim, i cili sipas tyre duhej t’ju mjaftonte italianëve. Gjithsesi këta e refuzuan dhe deklaruan se do të vazhdonin me të gjithë hapat e tjerë.
Largimi i civilëve italianë
Ndërkohë të gjithë italianëve në Shqipëri dhe në legatën e këtushme italiane u erdhi urdhri të largoheshin menjëherë nga vendi. Versioni italian, sipas të cilit italianët ishin vrarë e plagosur, përsa kam mundur të konstatoj unë, është krejtësisht improvizim. Ofendime, ndoshta edhe kërcënime, mund të kenë ndodhur aty-këtu në raste të veçanta. Por në përgjithësi kam konstatuar të kundërtën, që si popullsia, ashtu edhe demonstrantët, sillen çuditërisht mirë dhe me vetëpërmbajtje kundrejt italianëve. Kështu gjatë demonstratave në Tiranë thirrej „Poshtë tradhtarët e Shqipërisë“ dhe këndohej Kënga e Vlorës, e cila ngre lart shporrjen e italianëve nga shqiptarët në vitin 1920 nga Vlora, por fjalët Itali dhe Mussolini nuk u artikuluan asnjëherë dhe asnjë italiani nuk i ndodhi gjë. Turma demonstronte kryesisht para legatës italiane, por edhe pothuajse para të gjitha legatave të tjera. Një grusht njerëzish erdhën edhe para legatës gjermane duke thirrur „Heil Hitler“ dhe „Rroftë Gjermania e Madhe“.
Të enjten e Pashkëve i dërguari italian më pyeti nëse, në rast të prishjes së marrëdhënieve diplomatike midis Romës dhe Tiranës, do të isha i gatshëm të mbroja interesat e Italisë në Shqipëri. Ju përgjigja se qëndrimi ynë ndaj Italisë ishte aq i qartë, saqë do të guxoja ta pohoja, edhe pa pyetur Berlinin. Atëherë e pyeta, nëse Italia vërtet synonte të ndërhynte këtu me dhunë. Ai pohoi. I thashë se mbrëmjen e kaluar ministri i jashtëm shqiptar më pati thënë, se shqiptarët më mirë të luftonin, sesa të pranonin kushtet e italianëve. M’u krijua përshtypja se Jacomoni nuk ishte plotësisht dakord me politikën e qeverisë së tij. Ai tha se Roma donte të ndërhynte menjëherë, ndërkohë që ai vetë nuk kishte më kompetenca.
Sulmi i armatosur i italianëve
Në mëngjesin e së premtes së zezë në të gjitha portet shqiptare, në Shëngjin, Durrës, Vlorë dhe Sarandë u afruan anijet luftarake italiane dhe zbarkuan trupat e tyre.
Italianët duhet të kenë menduar se shqiptarët do t’i prisnin vërtet me krahët hapur. Ata nuk e kishin konsideruar të nevojshme ta shpërndanin legatën e tyre këtu dhe në fillim dërguan në breg dy barka të vogla, sikur të bëhej fjalë për një vizitë në kohë paqeje. Por ata u pritën nga plumbat e dy mitralozave. Të gjithë italianët që zbritën të parët në tokë, u vranë apo u plagosën. Atëherë anijet luftarake filluan të qëllonin drejt Durrësit. Munda të numëroj 8 sulme.
Zjarri i armëve të rënda ndiqej nga zjarri i armëve të lehta. Konsumi i municionit nga ana e italianëve duhet të ketë ndjellë frikën e popullsisë dhe ushtarëve. Italianët zbarkuan nën mbrojtjen e anijeve të tyre dhe në orët e para të mëngjesit pushtuan Durrësit dhe rrethinat e tij.
Beteja e të premtes së zezë dëgjohej qartë deri në Tiranë. Ministri shqiptar i ekonomise, Rrok Gera, dhe një oficer shqiptar, Sami Koka, nën drejtimin e atasheut ushtarak italian, kolonelit Gabrielli, morën rrugën për Durrës, për të negociuar me komandantin e përgjithshëm, gjeneralin Guzzoni. Ky i fundit, siç më tha kolonel Gabrielli, nuk kishte kërkuar nënshtrim pa kushte, por vetëm pranim të kushteve të vëna nga italianët dhe të njohura nga shqiptarët si dhe kishte premtuar se nuk do të ndërmerrte asnjë veprim deri në orën katër.
Komisioni u kthye, por deri pak para orës katër arriti të formulonte vetëm pyetje. Këto pyetje ata deshën t’ia parashtronin gjeneral Guzzoni-t, por nuk mundën të arrinin deri tek ai, pasi ndërkohë trupat shqiptare kishin hedhur në erë urën mbi lumin Erzen në Shijak dhe kështu u kthyen në Tiranë pa mbaruar punë.
Më duhet të pranoj se, deri tani, nuk kam arritur të gjej një shpjegim, se përse Mbreti në këtë moment, i cili në raste të tjera ish treguar i zgjuar, nuk i pranoi kërkesat e italianëve. Anijet luftarake italiane ishin në portet shqiptare, Durrësi ishte bombarduar, kudo kishin zbarkuar trupa, shqiptarët kishin bërë rezistencë. Ishte e qartë që rezistenca e mëtejshme nuk kishte më kuptim. Mbreti mund të deklaronte se i dorëzohej një fuqie të armatosur e superiore dhe se i pranonte kërkesat.
Duke u nisur nga fakti që italianët e kishin lënë në Tiranë Legatën e tyre prej 30 vetësh, mendoj se ata fillimisht kishin planifikuar të arrinin në Tiranë që të premten e zezë, në ditën e zbarkimit të tyre në Durrës. Rezistenca e papritur e shqiptarëve dhe shpërthimi i urës së Erzenit i bëri ata më të kujdesshëm.
Ata kërkuan përforcime nga Italia, të cilat mbërritën vetëm gjatë natës dhe qëndruan deri në mëngjes në Durrës. Ata u mjaftuan duke hedhur disa bomba nga avionët në afërsi të Vorës, në gjysmë të rrugës midis Durrësit dhe Tiranës, fluturuan mbi Tiranë dhe gjithë vendin me skuadriljet e tyre dhe vetëm të shtunën në mëngjes përshkuan edhe 30 kilometrat e mbetura.
Pasditen e së premtes së zezë, të rinj vraponin nëpër Tiranë dhe thërrisnin se në orën pesë, qyteti do të bombardohej nga italianët. Prandaj gjithë njerëzit duhet të mbylleshin në shtëpi. Popullsia u fsheh ku mundi. Shiheshin turma të tëra familjesh shqiptare, që linin qytetin me gjithë laçkë e plaçkë; ata që kishin lidhje me legatat, u strehuan në to.
Ndërkohë që rrugët u boshatisën, Mbreti, që ndërkohë me një autoambulancë e kishte nisur bashkëshorten lehonë me trashëgimtarin e sapolindur të fronit në drejtim të Greqisë, së bashku me ministrat shqiptarë u larguan nga Tirana në drejtim të Elbasanit. Në të vërtetë mbi Tiranë nuk u hodh asnjë bombë. Me sa duket, lajmi i frikshëm i bombardimit u shpërnda për të boshatisur rrugët për nisjen e ministrave. Vetë Mbreti doli nga qyteti mbi kalë dhe vetëm pasi doli jashtë qytetit hipi në makinë. Ai nuk u përpoq askund të bënte rezistencë, por u arratis në Greqi.
Me rënien e errësirës pushuan edhe fluturimet mbi Tiranë. Asnjë ushtar apo xhandar shqiptar nuk dukej rrugëve të kryeqytetit. Shumë shpejt filluan krismat. Krismat vazhduan për tërë natën në çdo cep të qyteti dhe duhet pasur parasysh që, nuk ka asnjë shqiptar pa armë. Po ashtu, mund të thuhet me plot gojë se, në këtë kohë Tirana ishte plotësisht pa zot. Për ne situata u bë më e sikletshme kur morëm vesh se ishin hapur burgjet.
Kisha këshilluar gjithë gjermanët që të qëndronin në shtëpitë e tyre. Gjithsesi shumë prej tyre e kaluan natën në Legatë. Siç do të rezultonte më vonë, në Tiranë nuk pati asnjë të lënduar por do të plaçkiteshin vetëm pallati i pabanuar mbretëror dhe disa dyqane të braktisura.
Herët në mëngjesin e së shtunës së pashkëve trupat italiane kaluan lumin e Erzenit në një urë të ndërtuar rishtas dhe në orën nëntë e gjysmë të mëngjesit, italianët e parë hynë në qytet. Rreth orës njëmbëdhjetë erdhi edhe Ciano me aeroplan.
Gjendja e popullsisë është e nderë. Asnjë nuk i dëshiron këtu italianët. Flamujt festive që kishin zbukuruar qytetin me rastin e lindjes së trashëgimtarit të fronit ishin ende të varur. Por popullsia e kupton që nuk mund të ndërmarrin asgjë kundër italianëve dhe është më praktike që të tregojnë bindje dhe simpati ndaj tyre. Kështu ndodhi edhe në të vërtetë kur erdhi konti Ciano. Shqiptarët që kishin mbushur rrugët duartrokisnin ose ngrinin duart lart sipas nderimit fashist.
Ndërkohë që isha në aerodrom erdhi edhe një përfaqësi nga Kruja, për të dorëzuar qytetin. “A do jemi tani një provincë italiane”, është pyetja që tani i bëjnë vetes gjithë shqiptarët.
Pannwitz
(Nënshkrimi)
*****
©️Copyright Gazeta DITA
Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016
Sadam Hysein kishte ushtri te Irakut me 2 milion ushtare
dhe armatime serioze, prape se prape kur zbarkuan
amerikanet i dergoi ne shtepi ushtaret nuk beri
rezistence sepse ishte nje perpjekje me 0% shance.
Sllavo-komunistet qe kerkojne te nxijne figuren e Ahmet
Zogut, e kane hallin me ne me popullin, njesoj sic
bene eksperimente nga me te larmishmet
me ne 1945 – 1990, aq sa vetem bishti na shpetoi
me 1990 qe nuk u quajtem majmune.
hapni syte o milet.
Litari litari litari litari litari litari litari
per sllavo-komunistet shqipetar
O Ben.
Po te vije ne shtepine tende dhe te te shkerdheje robt nje nga nje me i forti i lagjes….me siguri ti do rrish duarkryq, se me demek nuk ke asnje shanc te fitosh, po te ndeshesh me te.
Lum shtepia qe te ka…
Ate nuk e dime, ndoshta me ngaterron me vehten tende,
por Sadam Hyseini, ishte udheheqes i shtetit te Irakut
dhe e kishte ushtri prej 2 milion ushtar, me armatime
serioze, kur zbarkoi amerikani, i mblodhi ushtaret
dhe u tha “Cuna, shperndahuni shkoni ne shtepi prane
familjeve tuaja, se nuk jam idiot tju vras me duart e
mija”
Ky eshte fakt historik, nuk eshte muhabet prej
mandravello.
Kur vajti ne Turqi ,Qemal Ataturku i tha Zogut : Po te pakten te kishe shkrepur disa pushke,
dhe pastaj te ikje–Qe te tregoje se e prite me lufte
Jo te ikje keshtu pa shkrepur asnje pushke
Opsss…po nga ja Ataturk kete zogollit o Rajmond?!…..po sikur ai kishte nderuar jete gati 5 muaj me pare!…nejse, “naltmadhenia” pagoi disa halldupe ti hapnin rrugen se kishte veshur opingat per te dale ne “mal” po ngaterroi rrugen dhe perfundoi ne Greqi….pra, iku si nje Zog Kurve!
po pse Mbreti do te shtinte me pushke ?! Ata qe i priten me pushke ne Durres, Vlore, Shengjin e sarande te kujt ishin> Majori Abaz kupi qe drejtoi rezixtencen ne Durres ke perfaqesonte/ Mujo Ulqinaku a ishte kapter i ushtrise shqiptare dhe dha jeten si i tille? Etj. pyetje lindidn si keto o Mondo. Une te keshilloj ta lexosh edhe nje here me vemendje dokumentin e ambasadorit gjerman, se aty brenda do kesh shume gjera per te kuptuar.
Mandravellua,
Arbenit ja kane shkerdhyer robt e shtepise nder shekuj Osmanet, keshtu qe ai nuk e ka problem t’ia bejne kete edhe Italianet…e ka ne gen. Perdite lutet per babe sulltan-dovletin, nuk e dija qe kishte kaq simpati edhe per Zogun e Kurves….dicka i lidh, origjina e sumeperpjeteve te anadollit!!
Remo, –Te drejte ke, se Ataturku kish vdekur atehere
Porse i ka thene ai qe ishte atehere Presidenti i Turqise qe e priti Zigun
kur ky iku nga Shqiperia neper Greqi , dhe pastaj ne Turqi
Koment percares ala Janullatos.
Zogu i Kurves paska bere edhe skeme qe te ikte sa me rehat. Kishte edhe dore muti. E rrujti gjithe floririn. Edhe themi ne kujt i ka ngjare Likja.
Mbreti prej koti. Mbret lind, nuk te bejne me goje.
Ai ka nxire veten, burre muti.
na i bere edhe gjermanet sllavo-komuniste o Ben topja
30 komente kêtu dhe vetem nje koment te pyetësori i ramës tregon se komunistët duan te mbulojnē dy vjet lufte me 45 vjet fukarallëk dhe rrethimin e Shqipërisë me tela me gjemba, ç,ka do te thotë se Shqipëria nuk bëet deri sa te vdesi komunisti i fundit
Dmth mbreti zog komandanti i përgjithshëm i forcave ushtarake të Shqipërisë ja mbathi i pari duke qenë ushtarak karriere . Ndërsa Zelenski pa qenë ushtarak vazhdon të qëndrojë në Ukrainë.Kush eshte dezertor?Në cilin vend të botës një dezertori i ngrihet monument kuptohet se po të ketë luftë në Shqipëri të parët që do të ikin ose të bashkëpunojnë me të huajin janë sterpinat e tradhtarëve dhe pjesa më e pastër do të luftojësi gjithmonë
Shihet “mbreti” genejshtren e keisht mjet i kryesor,tipar ne formimin e karakterit te tij moral e kombetar .Genejshtra nuk te fshijne gjitha tiparet pozitive,Genjeshta te formon hajn e vjedhes,vrases e krimine, tradhtar ordiner dhe,te gjitha negativitetet,te cilat fatkeqesisht i kishte edhe “Mbreti yne”,sepse kishte edhe genjeshtren ordiner.
Na e paskena pase kene MBRETIN i jone GENJESHTAR.
Por ama NUK THUHET SE ky mbret KA KENE KRIMINEL, si ai qi ky mbret i dha burse studimi ne France dhe e emnoi kete student te pa-afte si sekretar te Lagates se mbretnise shqiptare ne Bruksel.
Pse nuk na spjegoni BEMAT E KETIJ STUDENTI KRIMINEL, i cili bile me fjalet e tij te “urta” udhezonte Akademine e Shkencave te Republikes Popullore te Shqiperise.
Po ia ulni krejte besushmenine gazetes DITA.
Perpjekjet per ta drejtuar gjithe zemerimin tek nje person
jane strategjia me e mire fshehjes se faktit
se allbania urupaine eshte koloni ketu e 100 e kusur vite
qysh prej u ndame prej Osmanise.
Kuptoj shume mire se nuk te pelqen, por gjyko me
mendje te ftohte
Tashme janë thënë e stërthene se kush ishte Ahmet Zogu dhe kush Enver Hoxha. Per të dy, jane shkruar dhjetra volume historike me vleresime dhe e kunderta. Dhe do vazhdojne ende! Ama historia dhe realiteti e beri të veten: Shtatorja e Enver Hoxhes u rrëzua për të mos u ngritur më, dhe u tërhoq zvarre, ndërsa shtatorja e Ahmet Zogut, krahas asaj të Gjo De Lulit, Ismail Qemalit, Fan Nolit dhe Hasan Prishtines ngihet në Tiranë në Bulevardin që mban emrin e tij “Zogu i Parë”.
Nuk mund tè jetè ashtu zoti Burac. ENVERI ka monumentin nè zemrèn e shqiptarisè dhe do tè qèndrojè pèrjetè nè zemrat e shqipètarit si vèndi mè i sigurtè nè botè. Le tè qèndrojnè ajo shtatorja e shèmtuar e Ahmetit si turpi mè i madh i kètijè vèndi. E ardhmja nuk ju pèrket juve sahanlèpirsve….
Jo vetèm ky dokument qè èshtè i pa kundèrshtueshèm, por nè tè gjitha rastet e tjera duhet tè bindeni ju zogistèt anadollakè se ish mbreti juaj èshtè turpi kombètarè. Pèrhapja e lajmit tè rremè qè qytetarèt tè mbyllen nè shtèpi pasi do tè ketè bombardime, ky èshtè jo vetèm mashtrim por edhe njè tradhèti ndaj shqipètarève e Shqipèrisè. Pa pèrmendur ato rrushfetet e ‘èmbla’ si dhurata’.. Dèshiroj tè thèrras kèto tè dy komentuesit mè lartè si Arqen dhe Pal merdgjermani qè duke kundèrshtuar tè vèrtetèat historike tregoni atè qèllimin tuaj tè vèrtetè i prezencès tuaj nga tè parèt komentues nè tè gjitha postimet e mprehta politike. Jeni tè pèshtirè me tè gjithè brezat tuaj.
Sipas ambasadorit gjerman “te pamoralshmit” e rrethit te aferm te Zogut ishin:
1. Gjenerali Zef Serreqi, Inspektori i Mbretërisë dhe ish-ministri i Arsimit,
2. Ish ministri i arsimit Nush Bushati,
3. Tregtari Peter Pistulli, një karrierist,
4. Deputeti Jak Koçi, një burrë që gëzonte namin më të keq të mundshëm, të cilin Mbreti e kishte përdorur gjatë viteve të beqarisë për t’i siguruar atij Maîtresse-n (dama shoqërimi).
Te kater jane shkodrane.
Shkodrane eshte edhe ai qe e quan – kundershtari me i madh i italianve – Ministri Musa Juka.Paska dashur ta beje me dhurata mik po nuk i paska ecur !
Raporti i ambasadorit gjerman ishte tejet realist. Ajo qe vura re ne te ishte se ai kerkund nuk stigmatizon Mbretin, por ne nje vend thekson se ai duhej te pranonte kushtet italiane, qe ne fakt ishin ultimatum me n arogancen e te “madhit” qe: “Po nuk pranove do të të pushtojme!”. ne keto rrethana Zogu iu drejtua aso kohe Anglise por ajo jo vetem qe nuk e degjoi, por u tha italianeve, vazhdoni se nuk kemi me interesa ne Shqiperi. Kur Hitleri me bombardimin e Londres u kalli daten, atehere u kujtuan se kush ishin Duce dhe Fyhreri dhe zbarkuan me oficeret e tyre ne Shqiperi dhe Greqi per te organizuar dhe mbeshtetur luften e guerrileve respektive, te cilat ne te dy vendet udhehiqeshin nga komunistet. Kjo rezistence e inspiruar dhe financuar nga anglezet, nuk u lejua te merrte pushtetin ne Greqi edhe pse fitoi, ndersa ne Shqiperi ndodhi e kunderta, u pranua. Kjo si rezultat edhe i bisedimeve qe bente ÇërÇill me Stalinin per ndarjen e zonave te influences ne Ballkan, sipas motos se njohur te tij “Nuk ka politike të perjetshme, por interesa engleze te perjetshme”. Edhe nje here si gjate gjithe historise populli shqiptar u la ne balte edhe pse derdhi gjak.
Koment infantil!
A ka ky Zef Sereqi ndonje lidhje me ish ministrin tone te kashtem, Alfred Sereqin?
Akoma ju merreni Zog kontrabadistin, ate e ka fshire njehere e pergjithmone historia. Periudha e sundimit te tije, ka qene nje nga periudhat me opskurantiste te historise se Shqiperise
O ARBEN QE LEH SI QEN HAMUT ZOGUT I SHERBEN
AI NGORDHI SI ZAGAR PERJETESISHT MBETET TRADHETAR
Nuk e paske lexuar librin “PUSHTIMI” te Ilir Konomit ku ambasadori i SH B A shkruan kujtimet e tija dhe te verteten e pushtimit Italian te Shqiperise
Sipas ketije amerikani ate dite jane vrare mbi 700 ushtare pushtues , megjithe ate ata te shkrete ushtare habiteshin pse po na qedhojne! ne kemi ardhur per te ju dhene liri.
Aq sa kishte mundesi Zogu e beri .
DY pushke qe pat i zbrazi dhe mori edhe heronjt e kesaje lufte te pa bese
O gjermono e njofim pisin batakçiun dhe anadollakun ton te vetqujt mret , jo me kot e kemi ven tek sheshi ta shikojn te gjith njerzia kte zorzop dhe shembelltyren me te keqe te nje shqiptari me shum vese te kqia , nga hajdut tradhtar antishqiptar kriminel e mashtrus batakçi , prandaj e kemi ven ne qender te tiranes ta tregojm me gisht si mbretin e se keqes qe nuk duhet mar shembull kurr.
sapo mbarova se lexuari biografine shkencore “Rinia e Mbretit Zog” ku flitet me fakte, dokumente e deshmi origjinale, se ai ndoqi rrugen drejt fronit duke mashtruar e genjyer; duke u futur ne sherbim te fshehte ne favor te Serbise (me pas-Jugosllavise); duke shfrytezuar pushtetin per te organizuar e vrare udheheqes demokrte e patriote shqiptare; me se fundi, duke e shitur Shqiperine me traktate e marreveshje me miliona dollareshe dhe duke rrembyer thesarin e shtetit per te shpetuar koken dhe familjen e tij. .
Maringlen ja ke fut kot fare me kete artikull….
Interesat e Gjermanise (hapsira gjermane) per Shqiperine kane qene me ot shume te medha perndryshe nuk shpjegohet dot existenca e shwiperise sot si shtet.
Po te mos kishin qene Gjerman e Austriak ne do na kishte perlare me kohe e vakt gerriqia e ingiterra e frankoqia …..
Te duhet te mesosh pak se si shkruajne diplomatet letrat e tyre me Kode e nenkuptime.
Jo mor zoteri,Enverit i paafte Ka qene konsull i pergjithshem ne belgjike,Ka qene oficer zbulimit i zogut,dashnor i mamit te Armutit dhe Mutbenit,Ka qene dhe mekembesi i mbretit ne France.Ka dokumenta autentike nga mami i Mutbenit per keto probleme.Cudi per kete prof.Kasmin,megjithe respekti,na nxjerr dokumenta te komuniste e socialiste gjermane per te njollosin figure e mbretit Zog,dashnor i mamit te mutbenit
7 Prill 1939 – Data e lindjes e kengetares sone te madhe Vace Zela qe sa kohe ishte Diktatura nuk ja mbajti te shkretes as ta permendte e jo me ta festonte ditelindjen e saj.
Aman o Marks-Engels-Lenini shqyptaro komunist gjerman me kete propagande Enveriste allogjike!
sepse:
ME MIRE PROVINCE E ITALISE SE GUBERNE E MOSKES DHE BEOGRADIT
njashtu:
Sic e beri Shqypnine Enveri, kunati i Kryefashistit Bahri Omari dhe Pretendent Dhenderi i Ahmet Zogut ne vitin fatal 1939 dhe e mbajti si nje republike sovjetike per 50 vjet me radhe
Në parathenien per letren e ambasadorit gjermen, ndesha me frazen: “Ky raport i detajuar, që mban datën 15 prill 1939, është i rëndësishëm, jo vetëm për faktin se ministri gjerman analizon me statusin e dëshmitarit okular, por edhe sepse ky raport mund të konsiderohet si i paanshëm, ‘meqenëse Gjermania në këtë periudhë nuk kishte interesa direkte ndaj Shqipërisë'”. E drejte! Po gjermanet prej shtatorit 1943 si dhe pse atehere u konsideruan ‘pushtues’, kur ne fakt ata siç dhe vete e deklaruan zyrtarisht, nuk kishin synime te tilla, por per shkak te terheqjes nga Greqia drejt veriut, pra drejt vendit te tyre, ishin kalimtarë? Gjithsesi pyetje retorike eshte kjo, sepse Shqiperia ne fakt deri atehere ishte e pushtuar nga Italia, dhe ata kapitulluan, jo per shkak te rezitences tone, qe nuk ishte nga 7-prill 1939 dhe deri ne 21 qershor 1941, kur u sulmua atdheu i komunisteve dhe i baba Stalinit.. Mbas shperthimit te L.II bot. dhe futjes se BS ne lufte, gjerat moren nje drejtim tjeter. U krijua aleanca anglo-ruso-amerikane dhe per kete arsye u mobilizuan kudo ne Europe komunistet, si dhe ne Shqiperi, nen drejtimin e emisareve jugosllave, per te kryer sipas dierektivave te Kominternit, fitoren e komunizmit edhe në vendet e tjera të, dhe kjo per fat te keq, rezultoi ne gjithe Europen lindore-qendrore. Pastaj, mbasi ndane torten e fitores, aleatet e djeshem u bene armiqte e neserm, Epo u arrit qellimi kryesor, te mundej armiku i perbashket, nazi-fashizmin de, se ende pa u sheruar plaget e luftes, kjo aleance menjehere mbas perfundimit te luftes se nxehte, u shnderrua në ‘Lufta e Ftohte’.
Po tek ne çfare solli ajo lufte? Instalimin e pushtetit te aventurierit Enver Hoxha, më vone diktatori ‘komunist’ Hoxha. E vura në thonjza, sepse Enveri ishte çdo gje, perveçse komunist.
Gjithsesi dokumenti i mesiperm hedh edhe më driten e munguar për historine e pushtimit italian, por edhe te Shqiperise para dhe pas pushtimit..
Pêr mua Zogu bëri mirë që u largua nga Shqipëria. Se sido që të vinte puna, italianët do ta kishin kapur dhe poshtëruar. Siç bënë edhe amerikanët me Sadamin, ose franko-anglezët me Kadafin. Po ashtu në atë kohë të gjithë mbretërit e Europës, vendet e të cilëve u pushtuan nga Gjermania, u strehuan në Londër. Me pêrjashtim tê mbretit Kuisling të Norvegjisë. Bie në sy se katolikët, në shumicën dërrmuese, mbajtën anên e Italisë dhe u bënê baza e milicisë fashiste.
Nga ana tjetër komunistët kanê meritën që morên të parët armët kundër pushtuesit italian. Ndryshe Shqipëria do të konsiderohej si vend bashkëpunëtor me italo/gjermanët. Siç pretendonin grekët.Dhe ndofta do të zhdukej nga skena. Ndërsa Balli Kombêtar priste si do të shkonte lufta. Dhe për të zezên e vet ai bashkëpunoi më pas me gjermanët në luftën e tyre ndaj partizanëve. Kjo është historia e thjeshtë.
Kur lexoj keto komente pro dhe kunder tradhetise kombetare te Ahmet Zogollit nuk me hiqet nga mendja kontrasti i madh me Zelenskin e Ukraines, qe po perballon sot jo nje Itali leckamane, por nje superfuqi berthamore me guxim, humanizem, karakter dhe integritet.
Ku eshte guximi, integriteti dhe besnikeria ndaj vendit, e Zogoll mavrise qe iku me turp, fshehtas si malok-hajn, pa i thene askujt lamtumire duke marre me vete edhe nje tufe injorantesh dhe thesin me florinj te ketij populli te varfer.
Mire ai s’pati turp qe iku ne menyren me te turpshme te mundshme, por turp nuk kane as ata qe mundohen te fshijne turpin e pashlyeshem te tradhtise kombetare.
Po te ishte pa karakter si “mbret ” Zogolli, edhe ai mund te mirrte thesar nga banka shteteror e Ukraines dhe me nje taraf malokesh te shkonte ne SHBA. Por ai nuk eshte i pabese qe ta linte vendin per te shpetuar koken e per te vjedhur thesarin kombetar.
A ka kontrast me te madh se ky?
Te pakten shqiptaret, pra Ne,te ruajme ate OFSHAMEN e MADHE te cdo shqiptari te vertete: *7-te Prilli MOS adhesh KURRE…
qe na rrezove FLAMURE*! *Lavdi Luften N.Cl. qe na solli CLIRIMIN e vertete- 40 vjet gezuar…PUSHTETIN e POPULIT….
Fatkkeqesisht.. me c’po perjetojme…!
Popull shqiptar!
Atë që nuk e bënë dot atëherë, ata po e bëjnë tani !
Ne po përballemi me një shpopullim të skajshëm, por nga ana tjetër ne nuk po e vëmë aspak re se ky vend po popullohet ashtu ngadalë nga italianë që për momentin janë vetëm 20 000 në Shqipëri.