A është Boza edhe “pije shqiptare”?

anazapta

Boza është një pije acido-laktike që përftohet nga mielli i drithit, kryesisht melit dhe misrit.  Ka disa lloje boze sipas lëndës së parë nga e cila përgatitet, aromatizimit, përmbajtjes së lëndëve të thata, sheqernave, veshtullisë, aciditetit etj.

Sot boza prodhohet nga përzierja e miellit të misrit të verdhë dhe grurit që ziehet me ujë deri në qullëzim të plotë. Qulli i përftuar hollohet me ujë dhe pasi ftohet në temperaturë rreth 20 gradë celsius i shtohet majaja laktike. Tharmimi kryhet brenda 8 deri 12 orëve, më pas boza filtrohet, ftohet dhe i shtohet 10 përqind sheqer.

Është prodhur për herë të parë prej melit edhe nga shqiptarët që në mesjetë, kur u përhap në fqinjët e Ballkanit, në Anadoll, në Krime dhe në Kaukaz.

 

 

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *