Boza është një pije acido-laktike që përftohet nga mielli i drithit, kryesisht melit dhe misrit. Ka disa lloje boze sipas lëndës së parë nga e cila përgatitet, aromatizimit, përmbajtjes së lëndëve të thata, sheqernave, veshtullisë, aciditetit etj.
Sot boza prodhohet nga përzierja e miellit të misrit të verdhë dhe grurit që ziehet me ujë deri në qullëzim të plotë. Qulli i përftuar hollohet me ujë dhe pasi ftohet në temperaturë rreth 20 gradë celsius i shtohet majaja laktike. Tharmimi kryhet brenda 8 deri 12 orëve, më pas boza filtrohet, ftohet dhe i shtohet 10 përqind sheqer.
Është prodhur për herë të parë prej melit edhe nga shqiptarët që në mesjetë, kur u përhap në fqinjët e Ballkanit, në Anadoll, në Krime dhe në Kaukaz.
Boza eshte pije nga Mesopotamia e lashte -.-
Eshte permendur atje q para 8000-9000 vitesh .