Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: A kemi gazetari të fshatit? Në ç`nivel është ajo?
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Komunitet > A kemi gazetari të fshatit? Në ç`nivel është ajo?
Komunitet

A kemi gazetari të fshatit? Në ç`nivel është ajo?

anazapta
Published December 15, 2013
Share
SHARE

Marash Mirashi, i përket atij brezi gazetarësh race me “atdhe” Lezhën, që lulëzuan në fund të viteve `80 e fillim të `90, duke qenë dhe ndër “firmëtarët” e parë të Koha Jonë. Vijon në RTSH si gazetar kronikash klasike, duke  kaluar më pas drejt një profili që do e “degdiste” drejt fshatit për afro 16 vite.  Realizon ciklin “Hapësirë e Blertë”, ndër të vetmit, në  mos i vetmi format i gazetarisë së fshatit në të gjthë hapësirën mediatike shqiptare; duke bërë dhe diferencën dhe brenda vetë produktit programatik të RTSH-së, kryesisht anemik dhe i pagëlltitshëm.

 

Sa vjet po bën emisioni “Hapësirë e Blertë” dhe sa ka shkuar  numri i tyre?

Këtë emision e realizoj  prej 16 vjetësh dhe numri i tyre është diku rreth 500.  Emisioni ka mbuluar pothuajse të gjitha rrethet e Shqipërisë, duke shkelur në afro 1000 fshatra,  duke intervistuar  më shumë se 5000 njerëz,  të cilët,  punën e tyre e kanë pasur të lidhur me fshatin, bujqësinë, blegtorinë, pyjet, ujërat,  e gjithçka tjetër që ndesh në zonat rurale. Janë bërë  dhjetra – mijra kilometra  rrugë në të  gjithë vendin për të realizuar këtë cikël me emisione të përjavshme.

 

Si ndodhi që u futët në këtë lloj gazetarie që e ushtroni prej më shumë se një dekadë e gjysmë?

Ka qenë fundi i vitit 1997, fillimi i vitit 1998, ku në kërkim  të ideve të reja, unë  i kërkova drejtorit të përgjithshëm të asaj kohe, Edi Mazit, që të realizoja  emisionin që e vazhdoj edhe sot.  Dhe e ai e pranoi pa ngurrim platformën time për këtë cikël. Menjëherë pas kësaj, bashkë me grupin e xhirimit, me operator Arben Çekun , operator zëri Tristan Hajro dhe shoferin e papërtuar Selim Qosja,   nisëm udhëtimet  nëpër Shqipëri.  Cikli nisi të marrë formë nga java në javë teksa ëdhë numri i shikuesve rritej, e bashkë më ta edhe  gjeografia e ciklit, problematikat  dhe risitë.

 

Si jeni ndier në këtë kauzë gazetarie, pranë tokës dhe njerëzve, ndërkohë që gazetaria tjetër ka qenë e fokusuar tjetërkund, e pak i ka rënë ndërmend për punët e fshatit?

Jam ndier mirë, sepse kur gazetaria u kushtohet njerëzve te thjeshtë, besoj se suksesi është më i madh. Por ajo ç`ka është më e rëndësishme, dobia sociale  eshtë më e madhe.

 

Ju jeni përpjekur të evidentoni anët e mira dhe pozitive të jetës në fshat, por në fakt a është vërtetë kështu, pasi efektet e krizës janë reflektuar edhe në punët e fshatit, braktisja e tij  e tokës e kështu me rradhë.  Si qëndron e vërteta e parë  nga ju nga afër?

Mund të them se ka një përpjekje titanike për një ringritje të fshatit. Sigurisht që ka edhe varfëri; braktisje po ashtu; nga ana tjetër  dhe kriza po bën të vetën, por  gjithsesi kriza nuk mund të ndalojë askënd të mbjellë pemë, hardhi , ullinj apo portokalle në tokën e tij. Formati  i ciklit është i tillë.  Shikuesit janë mësuar me këtë këndvështrim prej shumë vitesh dhe e pëlqejnë atë.

 

Një kolegu ynë, Marin Mema,  realizon një cikël reportazhesh të quajtur “Shqipëria tjetër”,  duke dhënë atë anë ekstremisht të errët e të panjohur të Shqipërisë. Si e vlerësoni nga ana profesionale?

Kolegu që cituat ju është një gazetar me pasion, njohje dhe kulturë profesionale që duhet ta ketë çdo gazetar që merr përsipër për t`u bërë një mesazher i kumteve të vendit të tij. Të dyja këto emisione  janë  formate të veçanta dhe origjinale, dedikuar zonave ruralë në Shqipëri. Do të ishte mirë të kishte sa më shumë gazetarë që të sjellin në ekran fshatin, sipas këndvështrimeve që ata i shohin të arsyeshme.

 

Padyshim që  gjatë  gjithë këtyre viteve me emisionin “Hapësirë e Blertë”,  ju keni patur  episode dhe përjetime  të shumta që ju kanë lënë mbresa.  A mund të na tregoni disa prej tyre?

Njëherë po xhironim  diku në Myzeqe, kur një djalë rreth 10-vjeç afrohet dhe më thotë: ju jeni xhaxhi Marashi, sepse ju njoha nga zëri, që ua kam dëgjuar në televizor.  Kur ktheva kokën,  vura re se ai fëmijë ishte i verbër! Njëherë tjetër  jam   ndier  gjithë emocion kur një burrë i moshuar nga fshatrat e Tiranës, kish humbur  dorën në minierë, por kishte shpikur një mekanizëm që pasi e vendoste te parakrahu, montonte veglat e punës në të dhe punonte sikur t`i kish të dyja duart. Në fund të një intervistë në Tepelenë, një plak i cili  nuk e di nëse jeton ende, pasi ishte shumë i moshuar, më dha një urim që nuk e kisha dëgjuar asnjëherë: të ndritë ylli në ballë! Njëherë tjetër në Mat, pasi  përfundova së xhiruari, personazhi kryesor më tha: Mua mos më nxirr në intervistë sepsë kërkojnë të më vrasin se jam në gjak e  kam përhapur fjalë se kam vdekur. Gjaksori më di të vdekur e nëse unë do dal në televizor,  do t’ia kem dy herë gjakun borxh.  Ka plot raste të  natyrave të ndryshme, që më mbushin me përjetime dhe emocion. Momente të bukura kam përjetuar  edhe gjatë realizimeve televizive ne Kosovë apo në Mal të Zi, ku emisioni përcillet nga një numër i madh shikuesish.

 

Do të vijoni sërish të endeni përmes  “Hapësirës së Blertë”?

Është një udhëtim i papërfunduar; një mision ende i papërmbushur. Besoj se janë shumë vite përpara, shumë punë për të bërë, shumë njerëz për të takuar. Shqipëria ka nevojë të vijë në ekran. Cikli “Hapësirë e Blertë” nuk është  një program luksi, por një cikël që ka luksin të sjellë përmes ekranit, në shtëpitë tona,  një  realitet rural. Mendoj se ende ka vend për të eksploruar këtë realitet,  me kamera  dhe mikrofon në dorë,  bashkë me operatorin Esat Çuçllari.

* * *

Gjergj Erebara: Gazetari fshati?! Ende jo!

Kemi gazetari ekonomike, por brenda kësaj sfere a kemi dhe gazetari specifikisht për çështjet e bujqësisë ose fshatit në përgjithësi? Nëse po, si është ajo; e nëse jo, përse?

Në fakt vështirë se mund të thuhet se kemi gazetari në përgjithësi, dhe gazetari të profilizuar në veçanti. Zakonisht kemi deklarata për shtyp të botuara në gazetë apo të recituara në TV. Për shkak se media janë jashtë realitetit shqiptar, nuk ka as gazetari bujqësie, po siç nuk ka gazetari turizmi, ushqimi, librash etj. Mirë do qe të kishim, por nuk e di a zgjidhet problemi me  një gazetar bujqësie.

 

Nëse keni njohje të përvojave të huaja, si trajtohet bujqësia mediatikisht dhe ç`vend zë?

Zakonisht nuk ka lajme bujqësie, në përgjithësi jane lajme për Ministrinë e Bujqësisë. Shanset për të dalë dhe për të pyetur fermerët, janë minimale. Vizitat jashtë redaksisë , në përgjithsi dhe në veçanti në fshat janë minimale. Kur ndodhin janë përgjithësisht të organizuara.

 

Në kushtet tona, sa do ishte e nevojshme një gazetari që t`i kushtohej fshatit e bujqësisë në veçanti? 

Në kushtet tona duhet që gazetarët t’i kushtohen jetës reale, qoftë ajo fshat, qoftë qytet. Por këto kushte, në fakt nuk janë. Gjithsesi mendoj se me zhvillimin e blogosferës, do të jetë e mundur shumë shpejt që edhe fshati të dalë në internet me lajme, informacione e shqetësime reale.

anazapta December 15, 2013
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
10 Comments
  • derdimeni says:
    December 15, 2013 at 11:58 am

    Ky që vjen nga provinca e thellë e ‘perandorisë shqiptare’,mund të bëj një gazetari gjithaqë provinciale.Kjo formë gazetaria ndjek traditën e vjetër të gazetarisë socialiste ku mburreshin arritjet në bujqësi dhe kurrë nuk cekeshin problemet e shumta që e degjeneruan bujqësinë në tufëzimet dhe arëzat.Dhe në emisionet e tij hapsirë e blertë flitet vetëm për shembujt pozitivë dhe aspak problematika po aq e gjërë në bujqësinë tonë.Kjo s’mund të quhet një gazetari që ndihmon por një gazetari që lustron realitetin e ri shqiptar.Pra ky është një gazetar leshi.

    Reply
    • Marin says:
      December 16, 2013 at 7:03 am

      Eshte shume e vertete Z. derdimen, ky Marash Mirashi i ben emisionet ne brazden e emisioneve me te dobeta te rubrikes “Bujqesia Socialiste” dhe dokumentaret “Shqiperia Socialiste” ne RTVSH e kohes se Enverit e Ramiz Alise. Marash Mirashi eshte nje gazetar pa pike talenti qe ndjek keq rrugen e gazetarit te talentuar, por konformist Fuat Memeli, ndersa Marin Mema eshte nje talent ne gazetarine invesiguese/zbuluese ne fshat e kudo qe i ka shkelur kemba,

      Reply
  • Malo says:
    December 15, 2013 at 12:22 pm

    Ne nuk kemi gazetari fare ju kerkoni gazetari edhe per fshatin. Gazetaret ne shumicen derrmuese jane persona te pa formuar, te dyzuar, servil te pushtetit dhe qe rrine tere kohe pas bythes se politikaneve. Me perjashtim te gazetari te Topit qe bene disa emisione per fshatin dhe fshataret, te tjeret jane benjamin te Berishes, Bashes, etj. Shikon Njus 24 dhe pastaj delni ne konkluzion se me çfar gazetarie kemi te bejme. Edhe nje pakice e gazetareve te vjeter kane zene nga nje vend te ngohet dhe rrine e bejne komente sipas oreksit te njeres ose tjetres parti politike. Kjo mungese gazetarie ka kontribuar qe Mafia te vendosej ne krye te shtetit dhe te drejtohej nga kryeministri i vendit dhe familjaret e tij. Trebicka, Gerdeci, Nafta, Kromi etj. a jane ivestiguar nga ndonje gazetari serjoze ? Prandaj ne kemi shume per te vuajtur.

    Reply
    • raimondi Vlonjati says:
      December 16, 2013 at 1:12 am

      Gazetaret tane te gjithe pe perjashtim , kush em shume e kush me pake kane vetem nje te mete te vogel :.Nuk dijne te bejne pyetje –….Kjo eshte skandaloze, dhe une cuditem se si futen keta ne gazetari kur nuk dijne te drejtojne nje peytje tek intervistuesi

      Ndersa emisionn e ketij zotnise e kam pare ne fillimnga vitet 2000 me duket dhe me pelqeu ….sepse vente atje ne fshat tek njerezit …..dhe bisedonte me ta –Cka ishte gje e re …..Me vone nuk e kam pare se ika per Janine bashke me arap haxhine..lol

      Por problemi eshte se duhet trajtuar ajo cka i shqeteson fshataret tane , dhe natyrisht duhen dhene edhe ata qe kane haritur sukses
      Por sic thashe me e rendesihme eshte te jepet shqetesimi direkt qe fshatari ka ne punen e tij te perditeshme…….
      Se ja pershembull kushuriri im ne Kolonje, atje ne fshat kishte bere molle shume para dy vitesh, por i ngelen pashitur se edhe molle kihsin arhdur nga Maqedonia por edhe , se nuk kishte me ca ti conte ne Korce dhe ju prishen te gjitha ..
      Edhe ato jane molle te shkelqyera ku vjen aroma e molles shume e forte, , ndersa molet ketu ne USA nuk kane arome fare …Jane pa arome se nuk jane organike

      Ne keto foto ketu duket sikur plaka i ka futur duart ne tope gazetarit –hahahaha
      Ndaj i thoni ta heqi kete foto dhe vendos nje tjeter …..Por sic thashe mua me ka pelqyer emisioni ketij gazetarit kur vente andej mes vreshtave me rush …ku te zinte goja flake e gjuha prush ,….sic thote Agolli diku ne nje vjershe te tij qe emeton avuj ..rakie lol

      Reply
  • lekdushi says:
    December 15, 2013 at 2:51 pm

    ky sukesesin e munguar ne buqesi e shpre si sukeses te saliut.

    Reply
  • illo says:
    December 15, 2013 at 2:53 pm

    Une jam autor I disa librave , per bujqesine dhe fshatin . Me eshte dashur te konfirmoj fakte , nepermjet shtypit . Nuk kam gjetur , vecse ne prodhimtarine e nje gazetari te vetem , gazetarit te talentuar, te thelle dhe puntor, Marin Mema . Ne tre ose kater rraste I kam perdorur shkrimet e tij , per reference . Njeri rrast me kujtohet ishte shkrimi , qe flet per mbushje me sendimnte te liqenit te Prespes . Nje shkrim me vlera te medha gazetareske , por me shume me vlera teknike dhe ekonomike . Emisjonin e blerte e kam pare shume rralle . Nuk ka gje per te share , por eshte fasade , nuk ka ide . Nuk me ka sherbyer . Kishte nje reviste te permuajshme , me emrin “Bujqesija ” dhe botohej , qe nga vitet 20 te shekullit kaluar , ish Ministri Genci Ruli, pati guximin ta mbylli , per te mbetur ne histori si inkuizitor I fundit I shtypit bujqesor shqiptar . I. Foto

    Reply
  • Ali kinezi says:
    December 15, 2013 at 3:48 pm

    Marashi do ishte me i dobishem po te punonte token. Emisionet e veta jane kot fare, ZERO .Me audiencen me te ulet ne 20 e kusur vite Mirashi do te kapte rekordin GUINNES. Madje une nuk kuptoj se si paguajne taksapaguesit shqiptare nje emision te tillle aq te shemtuar dhe te dobet. Qe te besh gazetari bujqesore, nuk duhet te jesh detyrimisht fshatar… Shihni Linea Verde tek RAI dhe binduni.

    Reply
  • nick says:
    December 15, 2013 at 6:03 pm

    duhet edhe TV fshati, edhe gazete fshati, edhe gjuhe shqipe ndryshe per fshatin nga ajo e qytetit…Une e kam ndjekur ndonjehere pjeserisht kete emision,eshte mesatar,por i dobishem.Me mire pak sesa hiç fare.Ndersa nga gazetaria e qytetit kemi veç kronike te zeze,ka u shtypen,kaq u vrane…Ka intervista me”gjuhologe”si Tupe,qe ka bere nje fjalor me fjale qe s’po i perdor as fshati…Intervistat behen eskluzivisht neper kafenera,qe jane kthyer ne objekte kulti
    per te punet e papunet.

    Reply
  • katarakti says:
    December 15, 2013 at 8:47 pm

    Prej 20 e kusur vjetesh qe jetoj ne Perendim emisioni “Hapesire e blerte” eshte i vetmi qe pelqej dhe vleresoj nga prodhimet e RTSH-se. Eshte i te njejtit nivel, (per problematike te njejte), me ato te vendeve te Europes Perendimore. Ky emision deshmon se çfare mund te beje bujku nese eshte punetor, nese e don token dhe nuk kursehet. Se jeta mund te jetohet edhe duke mbjelle sherebele, molle dhe miser dhe jo vetem hashash. Mua me vjen te nxjerr zorret e barkut kur shoh ca emisione si “Big Brother” apo “Portokallia”, ca me Ciljeta e ca me Inis Gjoni. Plehra plot Shqiperia dhe plehra plot televizionet. Ndersa emisioni i Marashit sjell ne skene jeten reale dhe sidomos i ngre kult punes dhe jo kurverive, hajdutlliqeve dhe degjenerimit.

    Reply
  • TVSH-ja qender zeri me figure says:
    December 15, 2013 at 10:04 pm

    Marashi or miq ia ka pare hajrin atij emisoni, mburr drejtoret e bujqesise qe nuk bejne asgje, nxjerr ndonje fakir ne televizor dhe mbush cantat me produkte fshati dhe me kaq kryen detyren duke marre rrogen rehat

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?