“Kemi filluar një fushatë auditimi në të gjithë Shqipërinë. Kam zbuluar se ka rrethe të cilat nuk janë audituar prej 23 vitesh. Duke nisur nga java tjetër unë personalisht do të çoj në prokurori të disa rretheve një seri abuzuesish që janë pushtetarë ose qytetarë që gënjejnë se janë me aftësi të kufizuara, duke shkelur një kod moral por dhe ligjin. Kemi përgatitur një seri dosjesh dhe javën tjetër, në një rreth do të bëjmë të gjithë paketën e kallëzimeve në prokurorinë e atij rrethi. Më pas do të nisim çdo javë dorëzimin e dosjeve në prokuroritë përkatëse në rrethe. Bëhet fjalë për mbi 100 kallëzime në një rreth. Në të gjithë Shqipërinë janë mijëra. Ministria jonë po përgatit mijëra kallzime për të çuar në prokurori. Bëhet fjalë për funksionarë dhe administratorë vendorë”- thotë ministri Veliaj.
Ai ka pohuar se në janar do të merren të gjitha detyrimet e prapamentura të ndihmes ekonomike.
“Po punojmë me ministrinë e Financave për të siguruar çdo buxhet sa do të vogël të kursuar ta çojmë në këtë fushë. Dua të garantoj se përpjekja jonë është maksimale. Në janar të gjithë detyrimet e prapambetura do të merren 100%. E vetmja situatë krize janë këto dy muaj ku po mundohemi që gjithsecilit tua shpërndajmë atë që kemi në mënyrë të barabartë.”- thotë Veliaj duke shtuar se jane pandershme akuzat opozitës.
“Katër muajt e tjerë kur ishte ndërprerë ndihma, pra korrik, gusht shtator ishte ai zotëri në krye të detyrës. Pra ai kishte mbaruar fodnet kur ishte kryeministër. (e ka fjalën për Berishën) . Pra të kërkosh nga ai që vjen prapa të të zëvendësojë atë që ti ke bërë rrush e kumbulla është e papërgjegjshme. Ditën e parë që kam filluar unë punë në këtë ministri ishte harxhuar 96 % e fondit të ndihmës ekonomike dhe pagesave për aftësinë e kufizuar. “
S’KA NDIHME EKONOMIKE NESE NUK CON FEMIJET NE SHKOLLE
Veliaj ka paralajmeruar një skemë të re për menyren sesi do të funksionojë me tej skema e marrjes së ndihmës ekonomike
“Askush nuk do të marrë ndihmë ekonomike nëse nuk çon fëmijët në shkollë dhe të vaksinojë fëmijët. Ndihma ekonomike nuk do të jetë më ekskluzivitet i pushtetit vendor. Pushteti vendor sigurisht që dot ë regjistrojë të dhënat për atë që kërkon ndihmë ekonomike, por një system kompjuterik do të verifikojë nëse dikush ka makinë, shtëpu, hyn e del nga Shqipëria disa herë në vit. Sot kemi komuna në Shqipëri, ku kryetari i komunës jeton buzë detit, ndërkohë që në një fshat të thellë është në listë si zyrtar. Do të përzëmë nga lista njerëzit që nuk janë nevojtar. Këtë muaj sistemi elektronik pilot nis në Durrës, Tiranë, Elbasan.
Veliaj thotë se ndihmë ekonomike do të jetë vetëm për gratë. “Duke e kaluar ndihmën ekonomike vetëm tek zonja, sistemi elektronik dhe arsimi i detyruar është e vetmja mënyrë për të ndaluar abuzimet”
DUHEN MILIONA DOLLARE PER PASTRIMIN E HOTSPOTEVE, S’I KEMI
Lidhur me pastrimin e 31 hotspoteve me lëndë kimike, Veliaj tha se ka kosto të madhe dhe qeveria nuk i disponon ato para.
“31 hotspotet kanë një kosto financiare të jashtëzakonshme. E vetmja shpresë është që duke rimëkëmbur ekonominë e Shqipërisë gjithmonë të kemi mundësi të buxhetojmë pak më shumë por do të duhen dhe donacione nga jashtë. Kjo nuk bëhet dot solo. Për momentin qeveria është në bashkupim me disa ndihma modeste. I ngjan atyre projekteve “adopto një hotspot” ku duhen të gjenden donator për secilin hotspot, pra na duhen 31 donatorë të tilla. Duhen disa dhjetra apo qindra miliona dollar për të pastruar kimikatet- ka thënë ministri Veliaj.
“Çka do të thotë se qeveria shqiptare nuk i disponon për momentin këto para? Është pyetur sërish Veliaj dhe përgjigja ishte “Kostoja e pastrimit të hotspoteve kërkon absolutisht mbështetje financiare nga jashtë. Elbasani është më problematiku, dhe ka problem në shëndetin e njerëzve”- tha Veliaj.