Agimi i Artë: Skënderbeu është grek, Epiri ishte grek

anazapta

Partia ekstremiste greke, Agimi i Artë, vijon provokimet ndaj shqiptarëve. Duke iu përgjigjur deklaratës së bërë dy ditë më parë nga sekretari për marrëdhëniet me jashtë në Aleancën Kuqezi, Lisen Bashkurti, ekstremistët e djathtë grekë thonë se ndërsa qeveria e tyre hesht, do të jenë ata vetë që do të dalin në ballë të luftës për të vënë në vend nderin e Epirit të veriut. Në shkrimin e publikuar në faqen e kësaj partie thuhet madje edhe se heroi kombëtar i shqiptarëve, Skënderbeu, është grek dhe lufta e tij ishte një luftë e ortodoksisë kundër turqve.

“Shqiptarët nderojnë si hero kombëtar një grek, Georgio Kastriotin, lufta e të cilit ishte luftë e ortodoksisë kundër turqve. Në mënyrë të padrejtë shqiptarët përdorin flamurin e Perandorisë bizantine si flamur kombëtar. Epiri ishte grek, paraardhësit tanë janë nga Epiri”, shkruajnë ekstremistët grekë.

Duke cituar Bashkurtin, i cili pak ditë më parë tha se grekët janë një komb i falimentuar ekonomikisht dhe moralisht, Agimi i Artë në mënyrë ironike kujton se në këtë vend jetojnë mijëra shqiptarë, që kanë zgjedhur të jetojnë jashtë ”vendit të lulëzuar, me nivel politik, ekonomik, institucional, moral dhe kombëtar dhe ndërkombëtar, siç është Shqipëria”.

Share This Article
4 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *