Dërgimi i Mark Frrokut për në qelinë e burgut 302 është bërë për shkak të mungesës së policëve për ta ruajtur atë.
Përfaqësuesit e prokurorisë kanë deklaruar dje se mbajtja e deputetit në arrest shtëpie paraqet vështirësi për shkak se banesa e Mark Frrokut shtrihet në një sipërfaqe të madhe me rrethim, çka e bën të vështirë ruajtjen me efektiva Policie, duke kërkuar një numër të madh punonjësish për garantimin e zbatimit të vendimit të Gjykatës.
Prokurorët i kërkuan Kolegjit Penal, të kryesuar nga gjyqtari Artan Broçi, caktimin e masës “arrest në burg” për deputetin. Prokurorët kanë pretenduar se ndaj tij është regjistruar një procedim penal në Shqipëri dhe se i është kërkuar Drejtësisë belge transferimi i materialeve, raporton Panorama. Nga ana e tyre, avokatët kanë kundërshtuar pretendimet e prokurorëve, duke kërkuar lirimin e klientit të tyre. Për tërheqjes në dhomën e këshillimit, Kolegji Penal vlerësoi të ligjshëm urdhrin për ndalimin e Frrokut dhe caktoi masën e sigurisë “arrest në burg” ndaj tij
Shqiptaret i kan ligjet. Po shtet nuk din me ndertue.
Ku i gjetet keta pukjan te rritun me halle